minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nëse nuk i lejon të vjedhin, të gjithë do t’i ikin!

0
Nëse nuk i lejon të vjedhin, të gjithë do t’i ikin!

Nga Kimete Berisha

Prandaj, Kryeministri i lejon ministrat e tij të korruptohen dhe të vjedhin, të punësojnë familjarët e tyre, sepse Kryeministri është tmerrësisht i vetmuar!

Kryeministri e ka popullin, por nuk e ka partinë e tij. Edhe popullin e ka larg, në mërgim.

Prandaj, të jesh kaq i vetmuar, kur ke kaq shumë vota, është e frikshme.

Advertisement

S’ka më lehtë sesa të rrëzohet qeveria Kurti!

Mjafton që Kryeministri t’ua ndalojë korrupsionin ministrave e ministreshave të tij.

Është i njejti popull, i njejti mentalitet.

Le të ndërrohen njëqind qeveri, kot, mentaliteti dhe shoqëria janë të njejtë!

Advertisement

Me asnjë Ligj nuk mund të ndryshohet mentaliteti!

Që kaq shpejt vjen dita e i shohim kah i punësojnë familjarët e tyre, pa asnjë perde, ashiqare, pa pikë turpi, kush e

ish’ menduar!

I erdhi dita të tallet me neve edhe Liburn Aliut, mendjemadhit arrogant, që dy fjalë kryq nuk di t’i bëjë!

Advertisement

P.S. Një tregtar i vjetër më ka pas thënë:

Në tregti, tha, duhet t’i lejosh të gjithë bashkëpunëtorët e punëtorët të vjedhin ngapak, ti duhet të bëhesh sikur nuk i sheh.

Sepse, kur të gjithë i lejon të vjedhin ngapak, ata motivohen të punojnë, dhe në fund të gjithë (edhe ti) ndaheni të kënaqur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit