minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nga 2021 jemi në Epokën e Re Antifetare

0

Nga Ylli Doçi*

Viti 2020 qe sapo mbaroi ka mbyllur nje epoke 30- vjecare te aspiratave, arritjeve dhe deshtimeve te botes se pas Luftes se Ftohte. Tashme kemi hyre ne epoken e re si nje bote relativisht e unifikuar nga forcat globaliste dhe duket se liria e shprehjes do behet deshmori i pare i epokes se re.

Per Shqiperine mund te thuhen shume gjera te ngjashme me vendet e tjera sepse asgje qe ka ndodhur ne Shqiperine e hapur pas komunizmit nuk ka ndodhur e painfluencuar nga jashte! Variacionet apo format qe kane marre ceshtjet Shqiptare sigurisht kane edhe “origjinalitetin” e ambientit te vecante dhe personaliteteve unike Shqiptare por vecantite Shqiptare, qofte si arritje qofte si deshtime, nuk jane cilesisht ndryshe edhe nese jane çuditerisht me te cekta apo me te thella.

Nje nga ceshtjet me te rendesishme ne jeten shoqerore me pasoja ne cdo fushe te jetes eshte liria e shprehjes dhe Shqiperia doli nga komunizmi si shoqeria me e terrorizuar dhe atrofizuar nga mungesa e lirise se shprehjes.

Advertisement

Shqiperia doli nga komunizmi sepse perdja e hekurt e luftes se ftohte midis “botes se lire” dhe “botes komuniste” ra me fitoren e botes se lire. Liria e shprehjes erdhi ne Shqiperi kryesisht si rezultat nga presionet e jashtme mbi Shqiperine e asfiksuar komuniste edhe pse nuk mungojne deklaratat per heronj shqiptare qe luftuan nga brenda per kete liri qe nga viti 1990 kemi shijuar me shume perfitime per afer 30 vjet deri sot.

Trithjete vjet paskan qene mjaft per te harruar kuptimin apo shijen e lirise se shprehjes aq sa te kemi nje situate sot kur disa te forte, ashtu si komunistet e dikurshem, kane marre guxim per te asgjesuar perseri lirine e shprehjes.

Nuk e kam fjalen per ndonje shqiptar “te forte” origjinal, sepse te fortet e shqiptareve thjesht kopjojne dhe ato qe ndodhin ne Shqiperi jane kryesisht rezultat i forcave jashte Shqiperise, por une e shkruaj kete sepse po e shoh kete lufte kunder lirise te shfaqet shume shpejt ne Shqiperi.

Me vjen keq qe nuk do perpiqem t’ju bind qe kam te drejte dhe as te debatoj me “opinionistet e medhenj” apo ndonje “ekspert” te te drejtave te njeriut ne Shqiperi, por do t’ju jap vetem nje test dhe nje vend ku t’i mbani syte per t’a vertetuar vete qe lufta kunder lirise se shprehjes eshte gati te marre flake lehtazi dhe haptazi perseri ne Shqiperi.

Advertisement

Liria e shprehjes eshte e lidhur pazgjidhshmerisht me lirine e besimit dhe ndergjegjes qe ne formen e vet me te zakonshme, te parashikueshme dhe te mireorganizuar, dallohet ne besimet e ndryshme fetare. Besimi fetar eshte shprehje e nje kuptimi per boten qe ka shume dimensione dhe prek shume aspekte te jetes se njeriut prandaj nuk eshte thjesht nje opinion apo nje deklarate kontraversiale ne nje kohe te caktuar.

Çdo shprehje me fjale apo me demonstrime te tjera te dukshme ne hapesiren tone te perbashket shoqerore eshte shprehje e nje mendimi apo besimi prandaj mbrojtja e shprehjeve te lira apo lirise se shprehjes nenkupton mbrojtjen e mendimit ndryshe qe e ka bazen ne mbrojtjen e lirise se feve te ndryshme jo vetem qe kjo keshtu filloi historikisht por edhe sepse fete e ndryshme jane vertet te ndryshme me pasoja shume me te thella se sa llojet e tjera te mendimit ndryshe; pra mbrojtja e besimeve te ndryshme eshte baza apo hapesira qe mbron edhe lirine e cdo shprehje tjeter qe s’do ta arrinte dot peshen e rendesise se ndryshimeve fetare; nese mbrohen fete e ndryshme atehere mbrohen shprehjet e tjera por nese jepet idea se liria e shprehjes mbrohet nderkohe qe liria fetare anullohet praktikisht atehere kemi te bejme me heqjen e bazes se mbrojtjes se lirise se shprehjes dhe shpejt a vone cdo forme ndryshe e shprehjes do te azgjesohet nga ata qe jane ne kontroll te shoqerise.

Testi pra eshte mbrojtja e besimeve fetare dhe format e cenimeve te lirise se besimeve fetare jane te shumta dhe behen ne nivele te ndryshme e te fshehura: nuk eshte e nevojshme te ndryshohet Kushtetuta per te cenuar lirine e besimeve, nuk eshte e nevojshme te dalin ligje per te cenuar lirine e besimeve, nuk eshte e nevojshme as te behen emisione televizive denigruese ndaj besimeve fetare per te legjitimuar luften kunder besimeve fetare: mjafton qe policia e nje qyteti te vogel si Pogradeci te nderhyje ne sherbesen e te dieles se nje kishe per t’i nxjerre jashte me sebepin e rregullores se vjeter kunder Kovid -19es, apo mjafton te shembesh me autoritet qeveritar ndertesen e kishes ne Kombinat si e paperdorshme pas termetit dhe pastaj te thuash se nuk sigurojme hapesire tjeter meqe vetem familjet kualifikohen per demshperblim, apo mjafton te mbyllesh syte si qeveri kur nje kompani ndertimi me manovra korruptive mbivendos token mbi token e nje kishe dhe keshtu asgjeson ndertimin e kishes ne ate vend.

Keto po ndodhin sot dhe e ardhmja duket me e zymte per lirine e shprehjes sepse dukshem liria e besimit po cenohet pa asnje frike nga drejtesia dhe gjykimi ligjor apo shoqeror. Arsyeja pse une e konsideroj vitin 2021 si hyrjen ne nje epoke te re antifetare me sulme kunder lirise se shprehjes eshte jo vetem se kjo po ndodh ne Shqiperi sot por sepse influenca nga jashte Shqiperise duket se do jete problematike kur presidenti I Amerikes perjashtohet nga platforma mediatike nga disa te forte qe me shoket e tyre te mediave percaktuan klimen e favorshme per kandidatin e tyre ne zgjedhje dhe tani pergatisin riformatimin e shoqerise me fshirjen e kundershtareve.

Advertisement

Qofsha i gabuar, por me janarin 2021 une besoj se kemi hyre ne epoken e re te nje antifetarizmi te fshehur pas masave kontrolluese kovidiane dhe algoritmeve teknologjike te elites udheheqese te shqetesuar per te miren e globit. Si nje kaste e re fetare kjo eshte nje elite globaliste qe ngrihet edhe kunder zoterave te feve te tjera cilado qofshin per te miren e globit, prandaj le te hapim syte dhe te mbrojme lirine qe po na cenohet qysh sot dhe mund ta humbim neser ashtu si Shqiperia e humbi per 30 vjet gjate komunizmit te 30 viteve me pare.

*Kryetar i Vëllazërisë Ungjillore

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit