minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nga historia politike e Bashës: Luli, fol vetëm fol!

0

Historia politike e Lulzim Bashës nuk do mbahet mend si dështim, sukses apo keqkuptimi më i madh i 30 viteve të fundit! Jo! Ai do të kujtohet pafund jo sepse mund të humbasë në 25 prill ashtu siç edhe mund të fitoje(sic ka pak gjasa të ndodhë), por si permbledhje e frikës për të folur për aktet e veta më të rëndësishme.

Rasti më i ri i mospërgjigjes ndaj pretendimeve të Bellanicës apo avokatit të UCK Gashi, rreth rolit që mund të ketë pasur ne hetimin e UCK për krime lufte apo fshehjes se provave për sërbë që kanë kryer krime lufte, është hallka e fundit e zinxhirit të heshtjes seriale të tij, sa herë që ndihet para përgjegjësisë. Që Basha si jurist ka pasur të drëjtën e tij të punonte pranë prokurorit Williamson nuk e gjykon dot opinion. Por nëse puna e tij ka kontribuar në daljen para Gjykatës së Hagës të Thacit, Veselit, e Krasniqit si të akuzuar për krime lufte, do zhvishte nga e drejta morale për të qënë kryeministër i Shqipërisë që cështjen e Kosovës e ka prioritetin absolut të interesit kombëtar. E kjo s’ka lidhje më përfshirjen e Ramës e Thacit në diskutimet e paradokohëve për shkembim territoresh mës Kosovës e Sërbisë. Cdokush mban përgjegjësinë e tij e jot ë dikujt tjetër.

Kjo “karrierë heshtjeje” ka filluar shumë më herët se cështja e punës së tij pranë prokurorit të Hagës, Williamson! Data e parë ka të bëjë me gjykimin e ceshtjes së Rrugës së Kombit në Gjykatën e Lartë. Edhe atëherë nuk foli, por thjesht nuk ju desh të fliste për shkak të djegies së afateve të gjykimit nga prokuroria. Nuk e sqaroi dot opinion publik pse duhej prokuruar ky investim strategjik sipas ligjit anglez të prokurimit, ndërkohë që Republika e Shqipërisë kishte kishte në fuqi ligjin e saj Për Prokurimin Publik. E në fakt, kur ke shmangur ligjin pa asnjë shkak ligjor të arsyeshëm, nuk ke cfarë flet.

Fakti flet vetë. Por heshtja e Bashës ishte ne fakt fshehje pas ambicies së Berishës për të përmushur angazhimin e tij politik në një kohë sa më të shkurtër. Ndërtimi i investimit më serioz të qeverisë së PD me shumë gjasa nuk mbart shpërdorim fondesh, por qëndrimi ligjor i Bashës nuk u mor vesh kurrë nga publiku.

Advertisement

Më pas vjen 21 janari. I vetmi njeri që ende nuk ka folur ndërkohë që ishte ministri përgjegjës është po i njëjti njeri. Ai që duhet të fliste para Berishës, Olldashit, Imamit e cdo ministri tjetër që nuk kishin asnjë detyrim për të folur, ishte pikërsisht dhe cuditërisht po Basha. Polici e Shtetit dhe Garda e Republikës vareshin nga Ministria e Rendit dhe jo nga ajo e transportit apo mbrojtjes, apo me pak akoma nga kryeministri. Keta që flisnin për “grusht shteti” të Ramës u “shpallen armiq” nga Rama, mediat dhe nga vetë Basha në fund, duke i luftuar në PD! Me Olldashin e Imamin u mor vetë, ndërsa Berishës i vërsuli Genc Rulin duke u strkur vetë. Ky që ishte i zoti i punës nuk foli asnjëherë por vazhdoi karrierën e ngritur mbi heshtjen e suksesshme!

Po për humbjen e PD në zgjedhjet e 2017 çfarë ka folur?

Ka folur vetëm për të tjerët se për përgjegjesinë e tij si drejtues i fushatës në Tiranë ku PD humbi si në cdo qark tjetër, akoma s”ka thënë asnjë fjalë! Të gjithë ministrat ishin përgjegjës për humbjen përvec kryetarit të bashkisë Tiranë që humbi në qarkun më të madh!

Kapitulli i katërt i heshtjes së Bashës është edhe ai i 17 majit! Mbas 3 vitesh e gjysëm nga paradhoma e disfatës së 23 qershorit, demokratët dhe opinion public nuk e dijnë se cfarë ka folur me Ramën I mbyllur 7 orë dukë ngrënë pizza dhe Coca-Cola! Dhe si gjithnjë heshtja e tij jo vetëm që lë pa zgjidhur enigmat e përhershme të pasojave që prodhon, por ja kalon përgjegjësinë palës tjetër. Atë herë ishte Rama fajtori duke e gënjyer, pa na thënë se për cfarë.

Advertisement

Sa për heshtjen për vilat dhe kontratat e familjarëve të tij me oligarkët, është e qartë se as e pyet kush se pse duhet t’i marrë me qira apo t’i blejë vilat, apo pse duhet të jenë klientë të atyre që akuzon përditë nga foltorja e PD. Sepse këtë sektor e mbulon tjetër kush në familje. Ky vetëm hesht, si gjithnjë.

Si gjithnjë heshtja e tij jo vetëm që lë pa zgjidhur enigmat e përhershme të pasojave që prodhon, por ja kalon përgjegjësinë palës tjetër.
Në rastin e hetimit të Rrugës së Kombit “fatura” I mbeti Berishës dhe prokurorisë, në 21 janar po Berishës dhe nja 2-3 gardistëve gjynahqarë, në 17 maj Ramës që e gënjeu dhe tashmë me cështjen e gjykimit në Hagë të ish udhëheqësve të UCK, fajin e ka Taulant Balla dhe Jabllanica.

Sa herë që ky njeri nuk flet për veprimet dhe mosveprimet e tija, fajtorë dalin të tjerët. Basha duhet marrë në shqyrtim si rast studimor në të drejëtn penale si njeri që bën dëme për të cilat paguajnë gjithnjë të tjerët! Cështja në fund të fundit nuk është nëse ky njeri ka përgjegjësi për cdo cështje që bën corap dynjanë dhe nxit dyshime për të tjerët, por qe njerëzit të dijnë a është vërtet kaq i aftë të shkelë ligjin, të kryejë vepra penale, apo marrë në qafë opozitën apo më keq akoma gjysmën e UCK.  Sepse nëse i ka bërë këto punë për të fshehur të tjerë njerëz, është e kotë të bëjë sikur do të bëhet kryeministër.

Të na thotë se kush do ta drejtojë Shqipërinë nëse fiton zgjedhjet që mos të vëmë kryqin tek emri i tij në fletën e votimit por tek Berisha, Clint Williamson, Erjon Isufi etj. Puna është se asnjë nga keta nuk do kandidojë për kryeministër në 25 prill!

Advertisement

Prandaj fol Luli fol, qe të dijmë për kë do të votojmë.(CNA.al)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit