minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nikoll Lesi: Andi Bushati e Shkullaku janë Aleksandër Frangaj e Martin Leka të ditëve të sotme. Janë heronj

0
Nikoll Lesi: Andi Bushati e Shkullaku janë Aleksandër Frangaj e Martin Leka të ditëve të sotme. Janë heronj

Nikoll Lesi shkruan se Andi Bushati e Armand Shkullaku janë heronj, pasi nuk pranojnë që të dorëzojnë database-n për patronazhistët.

Ai kujton dhe historinë e tyre.

Shkruan Lesi, ndër të tjera:

“Nxjerrja e të dhënave personale të qytetarit është shkelje kushtetuese dhe dënohet. Ajo që po lexojmë dhe shikojmë mbetet alarmante se si krejt shteti është sulur mbi dy gazetarët Shkullaku-Bushati që t’iu mbyllin gojën, por edhe me një prapamendim djallëzor; që t’ju fusin frikën gazetarëve të tjerë që të mos nxjerrin skandale që vlojnë në pushtet e nën tavolinat e pushtetit.

Advertisement

Ka edhe një skemë rilindase, që duke e spostuar vëmendjen ndaj dy gazetarëve po i jepet mundësia qeverisë të fshijë e fshehë çdo gjurmë të skandalit.

Dy gazetarët janë profesionistë, kurajozë dhe as që vrasin mendjen për këto presione nga pushteti politik dhe ai i drejtësisë së “re”. Ata kanë “ADN” e gazetës “KOHA JONE”, pasi janë rritur mes arrestimeve, djegieve dhe sulmeve që bënte pushteti i kohës së PD-së, dikur ndër vitet 1992-1996.

Me të dy drejtësia e re, në këtë rast, do shkërmoqet dhe do të dalë siç është, një drejtësi nën shërbimin e Edi Ramës.

Kështu doli dikur edhe kur drejtësia e “re” e pas rrëzimit të diktaturës u turr mbi gazetën KOHA JONE, gjoja se po nxirrnim “sekretin shtetror” apo që “po shkaktonim panik kombëtar”. Arrestuan asokohe kryeredaktorin dhe zv/kryeredaktorin e kohës të “KOHA JONE”, Aleksandër Frangaj dhe Martin Lekaj, por dy gazetarët tronditen pushtetin dhe zgjuan shoqerinë shqiptare nga frika dhe gjumi.

Advertisement

U turr drejtësia dhe pushteti me falangat e tyre (viti 1997) kundrejt kryeredaktorit të KOHA JONE, Ben Blushi, por ra pushteti nga qëndresa dhe kurajo e medias në fjalë.

I përmenda këto fakte historike për të thënë se edhe në këtë duel mes dy gazetarëve të lapsit, Shkullakut dhe Bushatit, nga njera anë për të thënë të vertetat e pushtetit të marra në mënyrë profesionale nga “shtepia” e Rilindjes dhe nga ana tjetër, pushtetit rilindas tip gestapo, fitorja është në anën e dy gazetarëve.

Ndonëse dikur nëse sulmohej një media apo gazetarë, siç po tentohet ndaj Shkullak-Bushatit, shoqatat e gazetarëve bënin namin, ngriheshin e protestonin mu para qeverisë apo mafies shtetrore, ndërsa sot më habit indiferenca e shoqatave të gazetarëve shqiptarë.

Që Rilindja blen pothuaj gjithçka, kjo nuk vihet në diskutim, por që të ketë hyrë edhe ndër radhët tona mediatike, kjo do të ishte me shumë se alarmante, ndërkohë që dy kolegët tanë kanë nevojë për solidaritet.

Advertisement

Jo se nuk e përballojnë vetë përplasjen, pasi u kanë rënë “shtatë lekura” në duelet me pushtetet ndër vite.

E megjithatë ata të dy janë sot heronjtë e ditës!”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit