minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nikoll Lesi paralajmëron humbjen: Duhet të përgatitemi për përleshje më 25 prill

0

Nikoll Lesi nëpërmjet gazetës së tij ka paralajmëruar humbjen e zgjedhjeve më 25 prill.

Kjo, me argumentin se ato do të vidhen.

Ndaj ai i bën thirrje opozitës që të bëhet gati për përleshje.

“Nuk ka asnjë precedentë historikë apo logjikë politike, që sheh fituese përballë një uragani opozitar, një qeveri të kalbur nga korrupsioni tetë vjeçar, të dërrmuar nga skandalet dhe totalisht të paaftë për të drejtuar vendin. Ka vetëm një mënyrë që të ashtuquajturën Rilindje e nxjerr fituese. Është skenari i vjedhjes, manipulimit dhe masakrës elektorale të 25 prillit.

Advertisement

Ky variant i zgjedhjeve false po bëhet çdo ditë dhe më i qartë me afrimin e 25 prillit. Edi Ramës nuk i mjaftoi ndryshimi i njëanshëm i rregullave të lojës me Kodin Zgjedhor. Këto javë po shohim të dalin në skemë format më të pista të mamipulimit elektoral që nuk janë bërë asnjëherë.

Ngjarja e Elbasanit, ku bandat që shëtisnin të qeta në krah të kryeministrit dhe dhunuan opozitën nuk ishte thjesht një incident. Më shumë se kaq, ishte sinjali se krimi është bërë njësh me qeverinë dhe më 25 prill do të përdoret për të vjedhur vota.

Në çdo qark, veç drejtuesve politikë të PS, kandidatëve dhe kryebashkiakëve janë ngritur dhe grupe të gatshme me persona me precedentë penalë, të dënuar për krime të rënda dhe trafikantë. Këto elementë të mbledhur me kujdes, si në rastin e Elbasanit, përdoren për terror dhe dhunë ndaj opozitës. Janë pjesë e shtabeve elektorale të PS dhe nuk mungojnë në asnjë qark.

Aty ku drejtuesit e PS nuk shkojnë dot sepse njerëzit nuk i presin, aty ku kandidatët nuk kanë shans të marrin asnjë votë apo aty ku kryebashkiakët nuk kërkojnë dot vota se nuk kanë bërë asgjë, shkon grupi banditëve për të dhunuar dhe frikësuar qytetarët.

Advertisement

Bastisja e zyrave të Frymës së Re Demokratike, vetëm se firmosi koalicionin me PD, ishte sinjali tjetër se çdo institucion shtetëror duke nisur nga policët e parkingjeve të bashkive në këto zgjedhje do përdoren si ushtarë për presion dhe dhunë ndaj opozitës.

Në mes të Tiranës u denocuan dyqane të deputetëve të PS që kanë nisur të blejnë vota me miell dhe ushqime si në vende të botës së tretë. Nëpër rrethe, aty ku nuk mjaftojnë ushqime kanë nisur të vendoset çmimi për çdo votë, 50, 100 apo 200 euro.

Paratë e korrupsionit tetë vjeçar po përdoren për të blerë vota dhe mandate deputetësh, të cilët sërish do të bëjnë korrupsion dhe krime edhe më të mëdha. Dhunë, terror, blerje votash. Kjo strategji, përfshirë dhe atë të përhershëm të vjedhjes së votave në tavolinë, tregon se përballë opozitës nuk është një kundërshtar normal politik, por një regjim me banda dhe gjithë infrastrukturën shtetërore.

Opozita ka më shumë se 1 milionë vota të qytetarëve që mjaftojnë për të rrëzuar çdo pushtet, por duhet të jetë gati për çdo skenar duke nisur nga ai i mbrojtës së votave.

Advertisement

Regjimet nuk rrëzohen vetëm me vote”, shkruan ai në gazetën e vet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit