minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Një krahasim i paqëndrueshëm dhe i pandershëm i Lea Ypit

0
Një krahasim i paqëndrueshëm dhe i pandershëm i Lea Ypit

Nga Enver Robelli 

Në një shkrim në gazetën britanike “Guardian”, politologia Lea Ypi shkruan: “Jam rritur në një diktaturë paranoide. Izolimi i Rusisë nuk do t’i sjell paqe Europës”.

Krahasimet historike janë përherë delikate. Ky krahasim i Lea Ypit është i paqëndrueshëm dhe i pandershëm, sepse injoron faktet, ndërsa agresionin rus ndaj Ukrainës tenton ta mbështjellë me “citate filozofike” (Kanti, Tolstoi, Charles-Irénée Castel).

Shqipëria ishte diktaturë komuniste dhe regjimi e terrorizonte popullin e tij. Shqipëria komuniste nuk masakronte popuj të tjerë. Rusia po e shkatërron një shtet tjetër, po bombardon qytete dhe po masakron civilë ukrainas. Shqipëria e viteve 70-të apo 80-të nuk i ngjan Rusisë së vitit 2022.

Advertisement

Një përpjekje krejt të çalë për të minimizuar agresionin rus Lea Ypi e bën edhe kur shkruan: “Tolstoi na mëson se edhe në vlugun e një konflikti vrastar duhet të ekzistojë një besim i caktuar në humanizmin e armikut”.

Domethënë: a u dashka që edhe ne tani të besojmë se te Vladimir Putini dhe regjimi i tij fashist ka diçka humane?

Besimi i pakusht dhe jokritik në ideologjinë pseudomarksiste është “udhëzuesi” më i keq për të analizuar agresionin rus ndaj Ukrainës.

Ypi tregohet skeptike ndaj sanksioneve të botës perëndimore ndaj Rusisë. Si alternativë ajo përmend një federatë shtetesh, përfshirë Rusinë, dhe një baraspeshë të fuqive. Por baraspesha e fuqive nuk mund të krijohet mes lirisë dhe jolirisë, pra mes Perëndimit dhe Rusisë. Po të ishte kjo e mundur, mijëra rusë mendjehapur nuk do të iknin nga Rusia. Demokracitë perëndimore mund të kenë shumë defekte, por asnjë demokraci perëndimore nuk helmon kritikë të pushtetit, siç ka bërë regjimi i Putinit, dhe nuk dënon opozitarë siç bën Putini (shembulli i Aleksej Navalnit).

Advertisement

Baraspesha e fuqive mund të krijohet kur shtetet pajtohen për një katalog vlerash. Rusia nuk e përqafon këtë katalog vlerash dhe kjo është e qartë jo vetëm pas fjalimeve të fundit të Putinit, në të cilat gëlon urrejtja e tij ndaj çdo gjëje perëndimore. Në fjalimin e tij luftëshpallës të 24 shkurtit 2022 ai tha se Perëndimi u përpoq t’ia imponojë Rusisë “pseudolverat e tij”. Pseudovlerë, sipas Putinit, është demokracia. Dhe gjithçka që sjell ajo. Shkrimet si ky i Lea Ypit burojnë nga një botë joreale, ku në emër të idealizmit ideologjik nuk merren parasysh faktet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit