minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Një ngjarje e pazakontë në trojet shqiptare, që kaloi pa u vënë re nga Brukseli dhe burokratët e BE

0

Nga Pjer Thoma

E dashur zonja Ursula von der Leyen,

I dashur zoti Michel Charles,

Nje ngjarje e pazakonte kaloi ne terë Europen, pa u vene re nga burokratet e EU, zgjedhjet e perkryera ne Kosove.

Advertisement

Nje rregullsi e papare, njerzit ne rresht, te disiplinuar, asnje konflikt, numurim i shpejte dhe i sakte i rezultatit, dhe mbi te gjitha dalja/nxjerrja e rezultatit brenda 1-2 oresh, kete gje nuk e kisha pare as ne vendet e EU apo vendet e tjera.

Njohja e rezultatit po ne ate moment nga te gjitha forcat politike, tregon se klasa politike kosovare, qendron jo vetem me larte se klasa politike e vendeve te tjera te Ballkanit, por dhe me lart se klasa politike e shumices se vendeve te Europes e botes.

Kjo sjellje, kjo lloj demokracie kaq e larte, qe mahniti me miliona qytetare, nuk e di a i preku zemrat e parlamentarve europian, a ju preku juve si drejtues te Europes.

Une si qytetar i Europes, mendoj se dhe te tjere qe i ndoqen keto zgjedhje, ndihemi krenar per ate shtet te ri, per ate popull autokton, qe brenda 15 vjeteve, jo vetem i arriti vendet e Ballkanit, por edhe i kaloi ato ne shume pikpamje, ne aspektin e demokracise dhe standartit ekonomik.

Advertisement

Per mua dhe miliona qytetare europian, nuk ka rendesi se kush force politike fitoi, ne nuk i njohim dhe aq mire forcat politike kosovare, ajo qe ne pame ishte se Kosova, -me ato zgjedhje te perkryera- i dha nje mesim te çmuar Amerikes, Europes, Shqiperise, Serbise, dhe vendeve te tjera te globit.

Une personalisht, ndihem aq shume i entuziazmuar nga keto zgjedhje te perkryera te zhvilluara nga populli me i vjeter e Europes, dardanet, sa shtroj pyetjen; – A do t’mund tani Kosova te pranoje ne gjirin e saj, EU, Ameriken dhe vende te tjera, qe nga pikpamja e demokracise dhe pikpamjeve te tjera qendrojne me poshte se ajo.

Sepse duket si hipokrizi, ti thuash (ti kerkosh) nje njeriu te rregullt, nje shteti te rregullt, nje shoqerie te re qe hecen me shpejt se ty, qe duhet te beje kete dhe ate, kur ai eshte me i rregullt se ty.

Une dhe miliona qytetare europiane, ju ftojme juve, qe Kosoven/Dardanine, ta shihni pa syzet e mediave keqadashese, qe i fryejne, zmadhojne problemet qe has vendi aty, probleme qe i ka çdo vend europian.

Advertisement

E rendesishme eshte qe Kosova/Dardania, po hecen perpara, megjith shkopat qe i vene nen rrota, sa po i le mbrapa shume vende ballkanike, shume vende europiane dhe te botes.

Me shume respekt, i juaji Pjer!

TemA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit