minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Një qendrim i krishterë ungjillor për sulmin ndaj martesës

0
Një qendrim i krishterë ungjillor për sulmin ndaj martesës

Nga Ylli Doçi*

Ne te krishteret ungjillore, afirmojme mencurine e ruajtjes se shenjterise se marteses dhe rolit te saj te rendesishem shoqeror per lulezimin e jetes njerezore.

Arsyeja e kesaj deklarate te meposhtme eshte mesymja shkaterruese e marteses tradicionale si koncept dhe si realitet. Ne te gjitha kulturat njerezore sado te ndryshme, gjithmone deri me sot edhe pa lidhje me fene, martesa ka qene qartazi midis dy gjinive “mashkull” dhe “femer.” Perjashtimi i gjinise nga perkufizimi i marteses (qe nenkuptohet nga iniciativa per ndryshimin e Kodit te Familjes Shqiptare me formulimin e lidhjes homoseksuale njegjinore si martese) perben nje revolucion permbyses dhe nje arrogance perbuzese te gjithe mencurise se konfirmuar te kultures njerezore te te gjitha koherave si edhe perbaltje e pashlyeshme e kultures tradicionale Shqiptare.

Ne si te Krishtere Ungjillore kemi mbi te gjitha edhe arsyet biblike per te mbrojtur kuptimin tradicional te marteses midis nje burri dhe nje gruaje:

Advertisement

1. Krijimi

Njeriu u krijua dhe do mbetet pandryshueshmerisht seksualisht i perkufizuar mashkull dhe femer ne plotesine e vet organike, funksionale, biologjike dhe potencialisht riprodhuese (Zanafilla 1).

2. Martesa

Martesa si institucioni administrues i plotesise seksuale eshte mencuria e konfirmuar per mireqenien e shoqerise ne vazhdimesine e saj funksionale dhe kulturore duke parashikuar kultivimin e frytit te dashurise, femijen (Ligji i Perterire 6).

Advertisement

3. Seksi

Marredhenia seksuale nuk eshte nje mall konsumi por nje lidhes nderpersonal me pasoja te thella personale dhe shoqerore prandaj e drejta per abstenim ose perfshirje ne marredhenie seksuale duhet pare ne kontekstin e funksionit te lidhjes psikofizike seksuale dhe organikisht potencialisht riprodhuese (1 Korintasve 6&7).

4. Imoraliteti

Imoraliteti nuk eshte gje e re per historine njerezore por institucionalizimi i imoralitetit eshte braktisja e mencurise se jetes me pasoja shkaterrimtare ne cdo nivel, personal, shoqeror dhe kulturor (Romakeve 1:28-32).

Advertisement

5. Modeli

Perkushtimi ne martese i nje burri me nje grua deri sa vdekja t’i ndaje eshte me shume se nje perkushtim njerezor i konfirmuar ne mencurine mijevjecare te kulturave njerezore sepse per te Krishteret ajo eshte nje shenje e perkushtimit te Perendise ndaj njeriut (qe sherben si modeli ideal I dashurise se perkushtuar) dhe lumturise se bashkimit pergjithmone me Perendine permes Jezus Krishtit (Efesianeve 5).

Ceshtje paraprake rreth synimeve per ndryshim te Kodit te Familjes:

1. Keqperdorimi i “diskriminimit” te pakices po denigron shumicen:

Advertisement

Martesa nuk perjashton askend nga hyrja ne lidhjen funksionale qe ajo nenkupton. Nga vete natyra organike seksualisht funksionale e bashkimit martesor nenkuptohet thjesht nje burre dhe nje grua dhe per kete arsye akuza se martesa diskriminon njerezit eshte pa kuptim dhe synon te imponoje nje keqperdorim te fjales “diskriminim.” Lidhja martesore biologjikisht organike riprodhuese nuk funksionon me dy burra apo dy gra keshtu qe eshte mosdashje dhe refuzim te pranohet c’eshte martesa kur konsiderohet diskriminim mosaplikimi i fjales “martese” per lidhjen homoseksuale.

2. Nuk egziston interes i mjaftueshem per te ndryshuar Kodin e Familjes Shqiptare:

Diskutimi i tanishem ne Shqiperi nuk duhet te jete “si” te ndryshojme Kodin e Familjes per te akomoduar homoseksualet por “nese” duhet te diskutojme te ndryshoje Kodi I Familjes ne lidhje me kete ceshtje. Ndryshimi i ligjit per martesen as qe perben nje ceshtje per Shqiptaret por eshte nje importim ideologjik i pakices me te vogel qe eshte degjuar te flase me nje ze te organizuar ndonjehere. Prandaj, per shkak se kemi te bejme me nje numer neglizhueshmerisht te vogel homoseksualesh dhe mbeshtetesish ideologjike te tyre per ndryshim te Kodit te Familjes Shqiptare, eshte e pajustifikueshme te imponohet ndryshimi i ketij kodi qe prek te gjithe njerezit.

3. Nuk eshte nje ceshtje fetare por kulturore dhe mireqenie shoqerore:

Advertisement

Ndryshimi I Kodit te Familjes Shqiptare ne imponimin e ndryshimit te perkufizimit te marteses per te perfshire lidhjen seksuale te dy njerezve me te njejtin seks nuk eshte nje sulm kunder fese por kunder kuptimit te thjeshte te gjithe kulturave njerezore dhe pothuajse te gjithe perfaqesuesve te familjeve shqiptare dhe shumices derrmuese te te gjithe njerezve me fe apo pa fe. Martesa nenkupton konsumimin seksual te lidhjes se vetme biologjikisht organike ngjizese te jetes se re te njeriut. Eshte pikerisht prodhimi i pritshem i lidhjes organike seksuale, femija, qe justifikon interesimin e shoqerise dhe shtetit per martesen qe te funksionoje optimalisht ne nje kontekst shoqeror te pershtatshem per zhvillim normal. Feja nuk eshte shpikesja e kesaj lidhje martesore dhe diskutimi I marteses sikur eshte shpikje e fese ka qellim shmangien e qartesise per kete ceshtje duke dhene idene se po sulmohet obskurantizmi fetar kur ne te vertete po sulmohet nje kuptimi i qarte i realitetit njerezor, si lindin bebet dhe pse duhet ruajtur kjo dinamike.

Qendrimi yne si Ungjillore ndaj synimeve per ndryshim te perkufizimit te marteses qarteson:

1. Martesa si koncept i referohet nje realiteti te rendesishem per shoqerine njerezore.

Realiteti i marteses ndryshe nga fjala dhe koncepti “martese” nuk eshte nje shpikje ligjore e njeriut por ne dallim te ketij realiteti njeriu ka deklaruar si martese ate qe perfshin realitetin dygjinor dhe riprodhues te nje burri dhe nje gruaje me vleresimin e rendesise se mbrojtjes se vazhdimesise se jetes dhe mireqenies se frytit njerezor te marteses. Thesht ky realitet dinamik i nje burri dhe nje gruaje ne lidhjen e tyre seksuale me riprodhimin dhe rendesine e vet eshte baza e asaj qe e quajme “martese” dhe nuk ka pse te jete aq e veshtire per te dalluar cfare nuk eshte martese.

Advertisement

Martesa pra nuk eshte nje formulim konceptual i nje lidhje te cfaredoshme njerezish per marredhenie dashurie dhe perkushtim per njeri tjetrin sic e reduktojne disa (ata qe duan te thone se dy burra mund te perkushtohen te duan njeri tjetrin) por eshte lidhje unikale (me referim ndaj kapacitetit nderveprues riprodhues) e nje burri me nje grua qe do te mbetet e pandryshueshme sa te kete jete mbi toke.

2. Interesi ligjor per martesen lidhet kryesisht me mbrojtjen e frytit te marredhenies seksuale, femijen.

Martesa eshte kryesisht per kultivimin e femijeve qe ngjizen, lindin dhe rriten ne kete lidhje burri dhe gruaje. Kjo eshte arsyeja pse shoqeria u ka siguruar mbrojtje ketyre te martuarve me ligje dalluese dhe vleresues te kesaj situate si te rendesishme per t’u ruajtur apo inkurajuar. Interesimi I madh shoqeror eshte per mbrojtjen e femijeve qe lindin nga marredhenia seksuale dhe jo per zgjedhjet emocionale te njerezve ne lidhjet e tyre dashurore.
Riperkufizimi I marteses ndryshe eshte nje ndryshim I fokusit tek te rriturit dhe jo tek femijet qe duhet dalluar si nje zhvendosje kulturore rrezikuese e funksionimit te shoqerise me deme te renda per njerezit.

3. Ndryshimi i konceptit te marteses sjell cenimin real te gjithe njerezve:

Advertisement

Nese martesa do riperkufizohej, te gjithe do te cenohen sepse riperkufizohet natyra baze e lidhjes martesore qe eshte institucioni i pare shoqerizues i femijeve ku ata mesojne referencat e para per realitetin njerezor. Riperkufizimi konceptual i marteses me futjen e lidhjeve te te njejtit seks ne te, do ta bente martesen sikur te ishte pa lidhje me gjinine seksuale dhe femijet do te instruktoheshin te mendonin njerezit e martuar pa identitet te qarte gjinor/seksual.
Ky riperkufizim i marteses do te sugjeronte sikur egziston nje realitet i ri nderveprimi bashkeshortesh qe do te mohonte te drejtat e cifteve tradicionale te martuara per te qene pjese e nje lidhje unike te rezervuar per nje burre dhe nje grua bazuar ne potencialit e tyre biologjik dhe riprodhues. Kjo gjendje e perzier me homoseksualizmin ne institucionin e marteses do ti detyronte ciftet tradicionale te behen pjese e nje institucioni te ndryshuar radikalisht aq sa terminologjia “grua,” “burre,” “nene,” “baba,” do te ishin ideologjikisht te ndryshuara per te nenkuptuar dicka tjeter nga sa thote kuptimi normal i fjales. Keshtu keto cifte tradicionale do te jene te kercenuara per te qene ne kundershtim me pritjet ligjore sepse natyrshem duhet t’u paraqesin femijeve “babin” si mashkull nderkohe qe sipas ketij riperkufizimi femija duhet te kuptoje “babin” pa gjini.

4. Legalizimi I ndryshimit te perkufizimit te marteses do kete pasoja te medha demtuese ne formimin dhe arsimimin e femijeve:

Ashtu si gjate totalitarizmit kur femija edukohej nga partia ne pushtet edhe ne kete situate kur ligji riperkufizon martesen pa lidhjen dygjinore, prinderit do kene gjithmone e me pak mundesi ndikimi te kuptimit te realitetit nga femijet duke sjelle nje percarje te madhe dhe te rrezikshme sociale.

Konkluzioni yne eshte se kjo eshte ceshtje referendumi popullor:

Advertisement

Si te krishtere ungjillore ne deklarojme besimin tone se martesa eshte nje e mire themelore per shoqerine ne cdo nivel dhe e domosdoshme per mireqenien e femijeve. Ne jemi te bindur se futja e homoseksualizmit ne martese do ta transformoje dhe reduktoje kuptimin e marteses ne mendjet e shume njerezve duke sjelle pasoja te pallogaritshme negative duke perfshire rrezikun e shtuar te percarjeve dhe konflikteve sociale, ligjore dhe fetare, duke demtuar rende kohezionin social te Shqiperise.

Ne besojme se asnje qeveri nuk duhet te luaje me martesen sepse pergjegjesia primare e qeverise eshte ta mbroje dhe inkurajoje martesen jo ta privatizoje ate. Nese do te duhej te shqyrtohej ndryshimi I perkufizimit te marteses, qe sic e kemi deklaruar edhe ketu eshte nje ndryshim rrenjesor kulturor, atehere e gjithe shoqeria qe e perben kulturen Shqiptare duhet pyetur dhe kjo nenkupton nje referendum dhe jo makinacione ligjore per te bere fakt nje ideologji te nje pakice periferike.

Ne I kerkojme qeverise te braktise kete propozim riperkufizimi te marteses ne Kodin e Familjes si te panevojshem, te padobishem dhe te demshem ne relativizimin e marteses ndaj lidhjeve te tjera si ato homoseksuale.

Martesa ka thelbesore perputhshmerine biologjike per riprodhim te nje burri dhe nje gruaje dhe parashikimin e lindjes dhe rritjes se femijeve prandaj ashtu si tha Jezusi: “… ne fillim Krijuesi I beri ata burre dhe grua, dhe tha, ‘per kete arsye burri do te lere babain dhe nenen dhe do te bashkohet me gruan e tij dhe te dy do te behen nje mish.’ Keshtu ata nuk jane me dy por nje mish. Prandaj cfare Perendia ka bashkuar askush te mos e ndaje.” (Mateu 19:3-6)

Advertisement

*Kryetar i Vellazerise Ungjillore te Shqiperise

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit