minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

‘Njerëzit e zakonshëm’ kot çuditen me modelet tona!

0
‘Njerëzit e zakonshëm’ kot çuditen me modelet tona!

Nga Aranit Muraçi

Nuk kishte përpjekje, as hetim, as investigim dhe as ndonjë denoncim për të sulmuar cilësinë e modelingut në Shqipëri. Ishte një video e bërë publike në media nga krye-gjyqtarja e  Elbasanit, e përgatitur nga vetë ajo, ku shfaqej duke bërë modeling në ambientet e Gjykatës, dhe vetëm kaq!

Pse çuditemi?!

Pse duhet të çuditet publiku, kur nuk ndihet askush përgjegjës ose fajtor për cilësinë e modelingut në Shqipëri, nëse profesionistët e fushës iu duhet të bëjnë një krahasim me vendet e tjera që na rrethojnë, për të mos deliruar para se të maten me pasarelat e modës në Milano apo Paris.

Advertisement

A ndihet ndopak fajtor oborri akademik dhe a mban ndonjë përgjegjësi, për modelin më të fundit që i ka dhuruar publikut? Sepse, sot kemi një model më shumë, ose një shembull për t’u ndjekur në rrjetet sociale nga të rinjtë e shumtë, të cilët ëndërrojnë të ndjekin rrugën e drejtësisë. Ajo kishte mbaruar Fakultetin Juridik me nota të shkëlqyera, përderisa konkurroi, fitoi dhe vazhdoi duke përfunduar shkëlqyeshëm edhe Magjistraturën.

Modeli në fjalë jep aktualisht mësim në universitet dhe s’ka logjikë të ndodhë ndryshe.  Siç dimë mijëra studentë të Juridikut, shumica e përfundojnë me shumë vështirësi jurispodencën, ose pas fakultetit përfundojnë në një profesion tjetër, pa përjashtuar edhe rastet kur hidhen rrugëve. Oborri Akademik e di shumë mirë se nga bankat e tyre bekohet “ajka” që i nevojitet drejtësisë sonë, pra, prokurorët dhe gjyqtarët e ardhshëm, të cilët sot falë projektit të tyre, i kemi me shumicë. Në ekonomi është absurditet të pretendosh cilësi me produktin final, kur “lënda e parë” është e një cilësie të dobët. Të shesësh një produkt të dobët për cilësi të lartë kur tregu ka alternativa zgjedhjeje, është e pamundur dhe kjo strategji herët a vonë do të thotë thjesht: faliment!

Oborri akademik falë “pavarësisë” aq të lakmuar nga politika, vetëm përmes këtij ‘produkti’ dhe modeli mund të “krenohet” sot për arritjet e tij të jashtëzakonshme në fushën e modës, saqë çdo universitet tjetër Publik në planet, do t’ia kishte pasur zilinë… por pa e lakmuar kurrsesi si një model.

A ndihet ndopak fajtore klasa politike për modelin e meritokracisë, që ia ka “dhuruar” edhe ajo pa reshtur publikut. Sot, kur jemi para një modeli! Sigurisht, në një vend tjetër, ç’punë do të kishte politika me një pushtet tjetër të pavarur prej saj? Por, kur ka reagim publik, politika e mban një qëndrim. Emri i gjyqtares që ka pasion modelingun duhet të jetë propozuar me vullnet politik dhe me prapavijë “juridike”, sigurisht, dhe para se të bëhej gjyqtare është dekretuar nga një President Republike, të cilët, pra, të gjithë propozuesit dhe promovuesit, kanë edhe emër, edhe mbiemër.

Advertisement

Si është e mundur që “vetting”-u ka eliminuar deri tani më shumë se gjysmën e prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa edhe në këtë kohë modeli në fjalë i shfaqet si sfidë, aq sa ngrihet në detyrë dhe i besohet qarku më problematik, sa i përket krimit të organizuar në vendin tonë. Pse nuk ka pasur për këtë lloj modeli asnjë reagim nga Kryeministri, Presidenti dhe kryetari i Opozitës, të paktën deri tani, siç ishte reagimi në “modelin” për shembull të një sanitareje me emrin “Tirja”. Mediat raportuan thjesht për një reagim të një këngëtari me emrin artistik “Don Xhon”, i cili tregoi me krenari se ishte befasuar që kënga e tij “Mafia” ishte bërë ‘popullore’ dhe dëgjohet në zyrat e gjykatave të vendit tonë.

Po publiku i gjerë, veçanërisht të gjithë ata që kanë përfunduar arsimin e lartë, të cilët kanë shpenzuar vite të tëra dhe kanë punuar për një të ardhme tjetër, a duhet të ndihen sadopak edhe ata fajtorë për “modelin” që kanë ‘përqafuar’ me ose pa dashje, pa mundur dot të veçojnë modelet e pasarelave nga ata të zyrave të shtetit.

Çfarë kanë bërë ata, si shembull, për të denoncuar përgjegjësit e vërtetë të modeleve tona, që “spikasin” nga bankat e shkollave (pa shkuar në shkollë) deri kur ato ngjiten në krye të gjykatave, doganave, tatimeve, futen në mes të Kuvendit, apo zënë vend në ndonjë cep të Akademisë së Shkencave, gjenden kudo pranë medieve, sikurse i has me shumicë në çdo zyrë shtetërore me përgjegjësi të lartë ose të mesme publike. Sa janë përkrahur ata, mes tyre, që i kanë denoncuar, që nuk janë pajtuar, i kanë përbuzur, të tilla modele!

Pse duhet të çuditemi, kur çudia më e madhe tre ditë zgjat! Nesër është një ditë e re. Siç ndodh herë të tjera, gjithçka do të harrohet. Sot krye-gjyqtarja Elbasanit është nën hetim disiplinor për shkelje të etikës, ndërsa ajo nuk i është nënshtruar ende procesit “Vetting”.

Advertisement

Vetëm kaq!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit