minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nuk na duhen zalisjet e akademikëve dhe torollakët, kemi problem të madh rininë që po ikën

0
Nuk na duhen zalisjet e akademikëve dhe torollakët, kemi problem të madh rininë që po ikën

Nga Dritan Hila

Po zbrazet Shqipëria. Pothuajse të gjithë që takoj ose kanë fëmijët jashtë ose përgatiten t’i çojnë. Arsyet? Qeveria?

E pra është shpjegimi më i shkurtër kur nuk do të vrasësh mendjen. Nëse do shtyhesh pak me thellë do ia vesh fajin të gjitha qeverive. Dhe nuk gabon. Por nuk janë vetëm këto. Se fundja nëse ne do ishim të zgjuar, nuk do të zgjidhnim budallenjtë. Kemi zgjedhur të ngjashmit tanë.

Dhe ky trend braktisjeje do të dojë kohë të kthejë kurs. Tani halli është si të ndalojmë këta që janë këtu që të ikin. Se ata që ikën nuk kthehen më. Aq sa u kthyen grekët dhe italianët që emigruan.

Advertisement

Ky duhet të jetë debati i madh i akademisë dhe politikës. Nuk na duhen me zalisjet e akademikeve që kanë probleme me andropauzen dhe mendojnë që ky është problem i Shqipërisë. E as me torollakë që mendojnë se nëndialekti i tyre geg është problemi që shqetëson këtë komb apo se ai tosk është gjuha e perëndive. Këta janë si popet e Bizantit që ndërsa otomanet po ju kërcenin mbi mure, diskutonin seksin e engjëjve. Ndërsa ne kemi problem të madh rininë që po ikën. Si ta ndalojmë?

Para një viti një shoku im i fëmijërisë që iku në Greqi që në vitin ‘90-te më thoshte se ne jemi sot sikurse Greqia kur ai kishte ikur. Madje rrogat i kemi më të larta. Më rikujtoi sesi paguheshin 60-70 mije dhrahmi që bëjnë 240-280 mijë lekë të vjetra; sesi flinin nga 5-6 veta në një shtëpi për të kursyer, përndryshe nuk dilte hesapi; sesi blinin një pale xhinse për 5 mijë dhrahmi (i gjen më lirë sot tek çamet). E të gjitha këto ju i keni sot, më tha. Madje ca më mirë. Por keni një problem tetë madh, e mbylli, jeni shumë ttëe ligj me shok shoqin, abrazive dhe smirëzinj.

Analiza e shokut tim ishte vetëm një bisedë mes miqsh dhe jo një analizë e thelluar. Por që megjithatë ka brenda diçka të vërtetë: Ligësinë tonë ndaj më të zotit dhe ndaj hierarkisë së vlerave që mundohemi ta përmbysim me çdo kusht. Dhe ajo që ne sot duhet të zbulojmë është sesi të kthejmë kurs; duke filluar nga vetja.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit