minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Opozitës i duhet një lider i ri. Jo thjesht në moshë…

0
Opozitës i duhet një lider i ri. Jo thjesht në moshë…

Nga Eduard Zaloshnja

Në përfundim të numërimit të votave të 6 marsit, “tifozët” brenda rradhëve të opozitës, me shumë gjasa, kanë qenë të fiksuar tek raporti i votave mes kandidatëve të përkrahur nga Berisha dhe atyre të përkrahur nga Basha. Ky raport doli afërsisht 2 me 1. Por ky raport ndoshta s’është më i rëndësishmi për popullin e gjerë opozitar (përtej “tifozëve”).

Rreth 40% e votuesve opozitarë të territorit të 6 bashkive (që kishin votuar vjet për subjekte opozitare si PD-AN, LSI, etj. etj. etj.), nuk u paraqitën fare në kutitë e votimit më 6 mars. Kjo ndodhi pavarësisht se Berisha kishte qysh nga shtatori që bënte papushim fushatë në terren e në media (për të rritur përkrahjen ndaj tij), ndërkohë që Basha bënte fushatë kryesisht në media e Kuvend (për të njëjtin qëllim). Të dy së bashku nuk arritën dot të sillnin te kutitë e votimit më 6 mars as 3/5 e atyre që votuan vjet në territorin e 6 bashkive për subjektet opozitare (PD-AN, LSI, etj. etj. etj.).

Advertisement

Mund të shkruhen rrjeshta pafund për sukseset, disfatat dhe dritë-hijet e Berishës në 32 vjetët e fundit, apo të Bashës në 17 vjetët e fundit, por bojkoti që u bëri të dyve 40% e elektoratit opozitar më 6 mars i vë vulën gjithçkaje. As njëri e as tjetri nuk e kanë aftësinë ta bashkojnë apo ta galvanizojnë elektroratin opozitar. Siç na tregoi 6 marsi, ata vetëm 3/5 e elektoratit opozitar arritën të galvanizojnë (edhe atë 3/5, të ndarë në dy llogore armiqësore),

Në këtë situatë dramatike për opozitën e përçarë, nevoja për një lider të ri opozitar është domosdoshmëri. Nëse don të përballet suksesshëm me PS-në (që i ka rrënjët 80-vjeçare), opozitës i duhet të jetë 100% e bashkuar (e madje të shtojë edhe disa votues të rinj përtej 100-përqindëshit).

Ndër liderët e rinj opozitarë, kohët e fundit ka spikatur Belind Këlliçi, Kryetari i FRPD-së në 7 vjetët e fundit. Pa bagazh disfatash, përplasjesh fratricide, apo dritë-hije të së shkuarës (pra jo si Berisha, Basha e disa politikanë të tjerë të opozitës), Këlliçi ka gjasa ta përbashkojë opozitën në të ardhmen. Kuptohet, vetëm në qoftë se të vjetrit pranojnë t’u hapin rrugën të rinjve (jo thjesht në moshë)…

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit