minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ore dini gjë se çfarë bëhet se unë nuk kuptoj gjë!

0
Ore dini gjë se çfarë bëhet se unë nuk kuptoj gjë!

Nga Artan Fuga

Lexoj në një media që ka botuar tekstin e koalcionin SH-L. Në fund shënimin : Koalicionin e drejton Partia Demokratike e përfaqësuar nga Komisioni për Rithemelim e Partisë Demokratike!!!

Tani ose unë nuk kuptoj nga logjika e Aristotelit, ose ka diçka në kompjuterin tim! Si përfaqësohet Partia Demokratike nga Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike?

Sepse kjo do të thotë që Komisioni pra ka si identitet të tijin rithemelimin e kësaj që quhet sot Parti Demokratike.

Advertisement

Pra, përfaqëson zhbërjen e kësaj partie që sot quhet Partia Demokratike derisa ta rithemelojë. Pra nuk mund të përfaqësojë atë që po e zhbën!

Edhe e rithemelon edhe e përfaqëson! Ka jurist që e pranon këtë? Mundet mundet diku ! Pastaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do një vendim gjykate sipas të cilit Komisioni i Rithemelimit përfaqëson Juridikisht Partinë Demokratike.

Se këto punë nuk bëhet as me vetëgjyqësi, dhe as me vetëshpallje. Ku është vendimi i gjykatës? – do pyesi edhe më i humburi, më servili, më i paafti anëtar i Komisionit Qendror Zgjedhor?

Ore dini gjë se çfarë bëhet se unë nuk kuptoj gjë!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit