minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Pasi i mundi të gjithë, Edi Rama e ka sfidën me historinë

0
Pasi i mundi të gjithë, Edi Rama e ka sfidën me historinë

Nga Alfred Peza

Edi Rama i mundi të gjithë më 25 prill. I mundi të gjithë, si njeri. I mundi të gjithë, si politikan. I mundi të gjithë, si Kryetar i Partisë Socialiste. I mundi të gjithë, si kandidat për Kryeministër. I mundi të gjithë, si lider.

Edi Rama mundi Sali Berishën. Edi Rama mundi Lulzim Bashën. Edi Rama fitoi referendumin kundër Ilir Metës. Edi Rama e çoi për “skrap” LSI, duke mundur Monika Kryemadhin, që sot kërkoi falje për një model opozitarizmi anti sistem, përmes të cilit kishin besuar se do ta gjunjëzonin. Edi Rama mundi Dashamir Shehin, Nard Ndokën, Agron Dukën, Vangjel Dulen, Shëptim Idrizin, Fatmir Mediun…

Edi Rama mundi gjithë klasën e analistëve, që i ka bërë bashkë tërbimi se përse edhe ai, nuk mer formën që ata ia kanë dhënë me sukses prej kohësh Lulzim Bashës.

Advertisement

Edi Rama i mundi të gjithë ata opozitarë që e shohin rrotacionin si një cikël kohor, si një të drejtë natyrore që u takon pas dy mandatesh vegjetimi dhe jo si një ide, vizion, model, program, ekip dhe frymë.

Edi Rama i mundi të gjithë opozitarët e rrjetit, të furstruarit që i faturojnë dështimet dhe paaftësinë e tyre. Edi Rama i mundi të gjithë interesaxhinjtë profesionistë, të gjithë pelivanët e qytetit dhe fshatit, memexhinjtë, kafexhinjtë, mejhanexhinjtë, bastexhinjtë politikë, fallxhoret dhe neotomanët hi tech.

Edi Rama i mundi të gjithë opozitarët e “radhës së qumështit”, të cilët qëndojnë 8 vjet pa punë duke pritur ti rrëshkasi këmba atij, për tu rikthyer nëpër parajsat e tyre të dikurshme në shtet dhe administratë.

Edi Rama i mundi të gjithë, sepse është vetëvetja me të gjithë ta mirat dhe të këqijat e tij dhe jo plastelina në duart e gjithkujt që i jep formën e dëshiruar, siç bëjnë me sfidantin e tij.

Advertisement

Edi Rama e ka të qartë se çfarë do dhe lufton deri në fund për tia arritur, edhe kur e ka gjithë botën kundër, ndryshe nga Lulzim Basha që mer formën e enës së Sali Berishës, Ilir Metës dhe interesave të tij personale e familjare.

E tani pasi humbësit duhet të heshtin dhe fituesi si gjithmonë të mos gjykohet por të respektohet, Edi Rama ka mbërritur në një faze cilësisht të re të jetës së tij politike. Kjo u pa qartë, edhe në fjalimin e fitores, nën hijen e monumentit të Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Një fjalim në kohën, vendin, formën dhe përmbajtjen e duhur. Një tekst i denjë për arkivat e publicistikës, manualet e fitores së fushatave elektorale dhe tekstet e historisë sonë politike.

Pasi u bë i pari Kryetar i PS që e përfundon një mandat të plotë si Kryeministër. Pasi u bë lideri i parë i së majtës, që qeveris për dy mandate të plota pa ndërprerje. Pasi u bë kryetari i parë i një partie politike që mer një mandat nga shqiptarët, për ti qeverisur i vetëm. Pasi u bë udhëheqësi i parë në Shqipërinë post komuniste, që fiton mandatin e tretë qeverisës radhazi, tani Edi Rama i ka arritur të gjitha ato që ëndërron një politikan karriere.

Ndaj nga sot, ka nisur një udhëtim i ri, për jetën e tij. Një mundësi e re e jashtëzakonshme dhe unike, të cilën nuk ia dolën që ta kenë me gjithë ambicjen e tyre superbe, as Sali Berisha dhe as Ilir Meta. Të cilën mund ta kishte vetëm Fatos Nano, nëse cilësitë prej lideri, do ti kishte ca më të arrira. Por dihet tashmë se fati ndihmon më të mirët, ndaj pas 30 vjetësh, ai i ka buzëqeshur Edi Ramës.

Advertisement

Sot është një ditë e re. Një start i ri. Nga tani nis një udhëtim i ri, në një rrugë të re e cila nuk ekziston, e që duhet ndërtuar enkas. Për të çuar në një destinacion të ri, jo vetëm Edi Ramën, PS dhe mazhorancën e tij socialiste por mbi të gjitha Shqipërinë dhe shqiptarët.

Edi Rama ka folur shpesh këto ditë për një ëndërr që ka parë dikur me sy hapur, për ta ngjitur Shqipërinë neser, në majën që ajo meriton. Besoj se ky është momenti, për ta realizuar atë. E nëse do ia dali, të jeni të sigurtë, se ai e ka lexuar siç duhet mesazhin që shqiptarët i dhanë më 25 prill.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit