minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Për ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë aferën “Berisha” dhe SHBA-të

0
Për ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë aferën “Berisha” dhe SHBA-të

Nga Alba Malltezi

Disa shqiptarë mendojnë se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadorëve të tjerë të mëparshëm dhe aktualë të SHBA dhe BE iu pëlqen të bëjnë “protagonistët” në Shqipëri. Që Yuri Kimi, Soreca e të tjerë, shëtisin nga veriu në jug për të takuar dhe nxitur shqiptarët të mendojnë pozitivisht dhe të ngjallin shpresë për të tashmen dhe të ardhmen, iu duket sikur e bëjnë sepse “nuk paskan parë deri më sot vend më të bukur e mikpritës sa Shqipëria dhe se nuk kanë si ta shtyjnë kohën!”

E njihni Italinë, Francën, Shtetet e Bashkuara apo Korenë e Jugut, vendi i origjinës së ambasadores Yuri Kim? Keni parë dhe lexuar për këto vende? Për bukuritë e natyrës, për kulturën, artin, njerëzit, kuzhinën? Vetëm kush nuk njeh dhe nuk di, mund të bjerë preh e analizave keqdashëse dhe orientimeve devijuese të opinionit publik.

Vetëm kush nuk njeh dhe nuk di, ka justifikimin të mirëkuptohet se përse nuk arrin dot të kuptojë këmbënguljen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe BE ndaj një individi si z. Sali Berisha. Nëse dikush nuk njeh luftën dhe sakrificat e jashtëzakonshme të SHBA dhe të Europës për demokraci, nuk i ka studiuar, nuk i kanë interesuar, le të mjaftohet edhe vetëm me dy filma që janë transmetuar edhe në Shqipëri: “Padrino” dhe seriali “Okatpodi”. Në ato filma është Mafia dhe Shteti. Në ato kryevepra është: Shteti dhe Antishteti.

Advertisement

Ky është problem i madh i Sali Berishës me SHBA-të me Italinë dhe Evropën. Sepse amerikanë e europianë kanë njohur Mafian, por mafiozë të të gjithë ngjyrave e kalibrave fshiheshin në skutat më të fshehta të qyteteve e fshatrave për t’u kapur dhe ekzekutuar një ditë. Ndërsa në Shqipërinë e konceptit të Sali Berishës, Ilir Metës dhe ndjekësve dhe admiruesve të punës dhe metodave të tyre, Shteti dhe Mafia ishte një i vetëm, i shkrirë në një. Asnjë distancim, brerje ndërgjegje, qoftë edhe mbulim apo maskim nga veprime kriminale me firmë shtetërore. Shqipëria ka qenë dhe synohej të vihej në dorë të tyre për t’u shndërruar ashtu si më parë: Shtet dhe Mafia një e të pandarë. Dallimi mes tyre dhe Edi Ramës është pikërisht ky: Shteti është tjetër, kriminaliteti mund të fshihet kudo, por është detyrë e shtetit dhe shërbëtorëve të tij ta kapin e ta përndjekin.

Kur Sali Berisha, Ilir Meta e pasues të tyre u materializuan me shigjeta, molotovë e mjete të tjera në duar, kur treguan që jo vetëm nuk donin të kuptonin asgjë nga ajo që SHBA dhe BE kishte nisur dhe po djersinte të realizonte për rrugën normale dhe evropiane të Shqipërisë, cila do të ishte gjuha e përdorur ndaj tyre veç forcës së fjalës? Dhe “Non Grata” është më e pakta që një lider i korruptuar dhe kokëfortë si Sali Berisha mund të marrë në kurriz. Larg tij, larg influencës së tij, e kemi parë në dhjetëra shembuj të mëparshëm, të gjithë janë të ndryshëm. Edhe Lulzim Basha. Dhe këtë amerikanët dhe europianët e dinë.

P.s. Nëpër studio televizive ish-kryeministri dhe ish-lideri i PD Sali Berisha deklaron në mënyrë absurde se një nga arsyet e vendimit të SHBA-ve të “Non Grata” për të, janë dhe investigimet e ReportTV të pak muajve më parë, që treguan thjeshtë dhe qartë korrupsionin familjar të gjithë klanit Berisha. Eshtë tepër naive dhe shumë nënvleftësuese për një vend si SHBA ,ku politikanët kanë bërë shtetin demokratik, ndërsa gazetarët, ndër më të mirët në botë, kanë rrëzuar vërtetë Presidentë.

SHBA-të, ku ka atdheun çmimi Pulitzer. Do të ishte një ëndërr e bukur sikur investigimet e Report TV të kishin ndikuar, do të thotë se dhe media shqiptare, kaq e nëvleftësuar, e sulmuar dhe e anatemuar diçka bën, por nuk mund ta besojmë, sidomos kur thuhet nga goja e Berishës. Çdo gjë e thënë prej tij, e ka përherë një qëllim dhe një synim të keq, sidomos për ata që e kundërshtojnë. Por nëse kjo që Berisha thotë për Report TV është e vërtetë, do të thotë se punën tonë në shërbim të informimit të shqiptarëve e këmi bërë vërtetë mirë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit