minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Për ata që janë shqetësuar vetëm për tenderat e KQZ-së

0

Nga Astrit Patozi 

Shikoj se janë shumë të shqetësuar për tenderat e teknologjisë, që do të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit, dhe ua kuptoj tamam hallin.

Natyrisht, që për votën e lirë e kanë, se nuk mund të jetë ndonjë arsye tjetër.

Por meqë janë në këtë pritje të ëmbël, pse nuk i kërkojnë KQZ-së që të botojë të plotë Kodin Zgjedhor si dhe ligjin për partitë politike.

Advertisement

Se me aq shumë ndryshime, sa u janë bërë atyre, do të ngatërrohen edhe juristët e vet, lëre më pastaj subjektet dhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhje.

Jo për gjë, por nuk duhen shumë për këtë punë, ndaj edhe nuk kanë pse të kenë frikë se do të preket fondi i tenderave të teknologjisë.

Madje, që ta bëjnë falas fare, KQZ-ja le t’i botojë ato të paktën vetëm në versionin elektronik, sepse mund të kursehen ca lekë xhepi dhe nga mosprintimi i disa pak kopjeve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit