minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Për hir të këtij qyteti

0
Për hir të këtij qyteti

Nga Ilir Metaj 

Motra dhe vëllezër vlonjatë!

Kam kuptuar se paskam qenë me shumë fat që kandidoj sot për PS, dhe jo më parë. Sepse kam kuptuar sa të vështirë e kanë patur të gjithë kandidatët që në këto 30 vjet kanë kërkuar votën në Vlorë. Sa në hall kanë qenë kur kanë kërkuar mbështetjen e vlonjatëve që investimin e fundit për këtë qytet kishin akoma “Plazhin i Nedinit”.

Ndaj kur kërkonin votën e vlonjatit, i kërkonin ndihmë traditës, i kërkonin ndihmë zemrës që rreh majtas. Ndaj unë sot jam me fat. Sepse ngado hedh sytë, gjej arsye pse të kërkoj votën per Partinë Socialiste pa m’u dridhur syri. Sepse Edi Rama e mori popullin e Vlorës dhe e vendosi në një Vlorë krejtësisht të re.

Advertisement

Edi Rama i hapi Vlorës pamjen nga deti, atë pamje që kishte qenë e mbyllur me xhama gri historikisht. Të gjitha qeveritë e kishin parë Vlorën vetëm si libër historie, jo si album të një bukurie që Zoti na e kishte falë. Dhe Zoti vonon, por nuk harron.

Zoti nuk na harroi, se na solli ne Vlorë kryedeputetin. Edi Rama nuk është Mesia. Por është shqiptari i mirë që DO dhe DI, është vlonjati i mirë që DI dhe BËN.

Një si ai i kishte munguar këtyre trojeve, i kishte munguar këtij qyteti. Ndaj unë jam me fat sot. Sepse nuk kam nevojë t’ju kujtoj traditën e majtë për t’ju kërkuar votën.

Nuk kam nevojë t’ju kujtoj se zemra rreh majtas. Unë ju kërkoj votën për hir te këtij qyteti të dalë nga hiri, për hir të fëmijëve tanë, që kanë mundësinë ta kenë Vloren jo thjesht vendlindje, por edhe vendin ku mund të ndërtojnë një jetë të mirë.

Advertisement

Ne vlonjatët jemi mesuar të shkruajmë faqe në librin e historisë, ndaj, nesër ne kemi në dorë të shkruajmë edhe një faqe tjetër në histori. Nesër ne vlonjatët kemi shansin të tregojmë për herë të parë se si demokracia e vërtetë funksionon.

Sepse demokracia e vërtetë është kur vota i shkon atij që ka punuar më mirë. Dhe kush ka sy e sheh sot Vlorën e ëndrrave, Vlorën që po i therret edhe të ikurit të kthehen, edhe të zemëruarit të paqetohen, edhe më dembelët të vijnë e të punojnë.

Dita e nesërme duhet të zërë vend në librin tonë të historisë. Motra dhe vëllezër! Historia i ka caktuar gjithmonë punë të mëdha Vlorës.

Edhe këtë herë i ka caktuar prapë punë të madhe për të bërë. Vlorës këtë herë i kërkohet t’i mësojë Shqipërisë se si bëhet demokracia. T’i mësojë Shqiperisë se si votohet! T’i tregojë politikes se si meritohet vota! Dhe t’i tregojë brezave që do të vijnë se Vlora i bën mirë punët! Vlora voton vetëm numrin 12!!!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit