minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Për policinë e “fshehtë” të Policisë së Shtetit…

0
Për policinë e “fshehtë” të Policisë së Shtetit…

Nga Lutfi Dervishi

Pamjet e civilëve me kapuçonë, që në prani të kolegëve me uniformë,  ndalojnë protestues paqësorë dhe ushtrojnë dhunë ndaj tyre janë më shumë se revoltuese.

Janë cilët e operacioneve speciale. Me ligj kanë vetëm detyra vëzhgimi dhe infiltrimi.  Quhen “të fshehtë” dhe vlerën e kanë si të tillë. Detyra e tyre në protesta është të identifikojnë dhe jo të identifikojnë kush nuk u pëlqen, por vetëm personat e dhunshëm.

Dhe persona të dhunshëm në këto protesta nuk ka parë njeri. Nuk ia jep ligji policëve të fshetë të drejtën për të ndaluar protestuesit. Këtë të drejtë ligji ja njeh  vetëm policë me uniformë që duhet të jetë i identifikuar.

Advertisement

Nëse këta policë të fshehtë të policisë shtetit dekonspirohen atëherë “digjen” si punonjës policie.

Me veprimet e kundërligjshme dhe me identifikimin e mundshëm do të humbasin vendin e punës.

Po pse ushtrojnë dhunë? Eshtë dhunë që ushqehet nga  kultura që është ende prezente në policinë e shtetit: protestën e barazojnë me rrëzimin e qeverisë dhe rrëzimin e qeverisë me ndryshime në polici.

Ndryshimet në polici i barazojnë me humbjen e vendit punëes. Ushtrojnë dhunë duke menduar se po ruajnë  vendin e punës, ndërkohë që çdo hetim i brendshëm i policisë, i Avokatit të Popullit apo prokurorisë mund t’i nxjerrë menjëherë në rrugë bashkë me ata sot po i dhunojnë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit