minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Përse shqetësohet zoti Brataj?

0

Nga Erion Dasho

Dje, Z. Brataj më kishte dedikuar një status të gjatë ku mendonte se më fyente duke më cilësuar “shofer”, një profesion që nuk do ta kisha patur aspak për turp sikur ta kisha bërë në jetë. Këtë e quante të pranueshme pasi sipas tij unë e kisha quajtur “këpucar”!

Është problemi i vetë zotit Brataj se si interpreton alegorinë dhe etikën e komunikimit. Shprehja e njohur “Këpucar! Rri tek këpucët!” nuk ka aspak lidhje me profesionin e nderuar të këpucarit, por me faktin që gjithkush duhet të merret me punën e vet, edhe unë, edhe Z. Brataj edhe kushdo tjetër.

Po çfarë e shqetëson realisht Zotin Brataj? Pse në statusin e tij të gjatë ai kopjon dhe komenton rresh për rresht pothuajse gjithë statusin tim me përjashtim të paragrafëve të fundit?

Advertisement

Ja çfarë shkruhet në ta!

A po luan shërbimi i urgjencës rolin e ruajtësit të portës (gate-keeper) për të mbajtur artificialisht të ulët përdorimin e shtretërve spitalorë?

A ka aktualisht pacientë që marrin në telefon urgjencën mjeksore dhe specialistët e kësaj të fundit i këshillojnë të mjekohen në shtëpi edhe në nivele të rrezikshme të saturimit të oksigjenit dhe parametrave të tjerë jetësorë?

Duke përqendruar në një dorë të gjithë transfertat drejt spitaleve covid, a po bëhet realitet përzgjedhja famëkeqe e pacientëve që jetojnë dhe pacientëve që vdesin duke jetësuar kërcënimin publik që ju bë shqiptarëve disa javë më parë?

Advertisement

Dhe më e rëndësishmja!

Në se kjo përzgjedhje është duke ndodhur, a mban dikush përgjegjësi profesionale, morale, etike dhe ligjore për çka po ndodh?!

Këta paragrafë peshojnë! Zoti Brataj bën mirë që reagon i shqetësuar!

Sikur edhe një prej pyetjeve të mësipërme të marrë përgjigjen “Po”, Zoti Brataj ka të drejtë të kalojë netë pa gjumë dhe të shkruajë statuse si ai i djeshmi…

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit