minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Përse thënia e Kantit i shkon përshtat në çdo kohë Lulzim Bashës?

0

Nga Altin Ketro

Në përgjigjen publike që kryeministri Edi Rama i dha akuzave të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për fshehje të numrit të viktimave prej Covid-19, midis të tjerave ai citoi këtë thënie nga Kanti: “Kush të akuzon për diçka që nuk e ke bërë, ose [e ka bërë]vetë, ose [do ta bënte]po të ishte në vendin tënd”.

Kjo thënie do të ishte e pabazë nëse nuk do mund të materializohej me shembuj konkretë. Dhe, për “fat” të mirë e të keq njëkohësisht, si për ironi të fatit, janë pikërisht ata që sot akuzojnë për fshehje e manipulim, që kanë qenë promotorë e protagonistë të këtyre metodave, përfshi edhe vetë Lulzim Bashën.

Se çfarë do të ndodhë në të ardhmen (…do ta bënte…) kjo mbetet për t’u parë, po se çfarë ka ndodhur në të kaluarën (…e ka bërë…), këtë absolutisht nuk e fshehim dot. Është pikërisht e kaluara, ajo që na ndihmon për të përcaktuar se përse sillet kështu kryetari demokrat dhe se si do mund të sillet ai nëse, largqoftë, merr ndonjëherë pushtet ekzekutiv.

Advertisement

Shembulli konkretizues na vjen këtu e 9 vjet më parë, në ngjarjen tragjike të 21 janarit 2011, ku hap pas hapi kupton se si ndërtohet një skenar kriminal fshehje e manipulimi prej strukturave qeveritare.

Le ta analizojmë më poshtë në mënyrë dinamike ngjarjen dhe secili kupton fare lehtë se si akuzuesit e sotëm e manipulatorë të djeshëm, e kanë ende të freskët instinktin kafshëror që atë që kanë bërë vetë, dyshojnë se e bën domosdoshmërish edhe kundërshtari i vetë politik.

Një kameraman atashohet në godinën e kryesisë së Kuvendit me qëllim që të marrë pamje me kuadër të ngushtë të fokusuar tek një protestues te trotuari pranë gardhit të kryeministrisë, i cili do të ishte viktima e parë e plumbave të Gardës. Viktima Veizi u fokusua për ta trajtuar më pas si i vrarë prej protestuesve të tjerë aty pranë.

Pasi viktima dërgohet te spitali i Traumës, mjeku Koçeku deklaron në media me kompetencë të plotë se nga këqyrja e kufomës, Veizi është qëlluar fare pranë, çka nënkuptonte se ishin demonstruesit aty pranë që e kishin vrarë.

Advertisement

Kryeministri Berisha del në konferencë shtypi dhe, duke u bazuar tek deklaratat e mjekut Koçeku, shpik “çadrat pistoletë dhe thikat me helm” si armët që janë përdorur nga demonstruesit në vrasjen e Veizit e tre të tjerëve.

Prokurorët shkojnë në vendngjarje për të kryer procedurat e mbledhjes së provave materiale dhe pyetur dëshmitarët, por nuk lejohen prej punonjësve të Gardës për të kryer detyrën e tyre ligjore, duke u dhënë kështu kohë manipulatorëve të pastronin gjurmët e krimit.

Me urgjencë nis pastrimi i provave materiale në vendngjarje, ndërkohë që komandanti i Gardës me ngut ndryshon tytën dhe gjilpërën e armës së tij, e provuar kjo nga laboratorët e FBI-së.

Teksa opinioni publik ishte “bombarduar” me pamjet televizive të shërbyera prej qeverisë sikur Veizi ishte vrarë nga demonstruesit, rreth mesnatës në një televizion informativ del e vërteta se si Veizi (dhe Deda) ishin qëlluar prej bodrumeve të kryeministrisë nga gardisti Llupo.

Advertisement

Nga ky moment nis operacioni special për riformatimin e hard-disqeve (HDD) të serverit të kryeministrisë, ku njërin prej tyre e kishin hequr fare, kjo sipas ekspertizës së laboratorit të FBI-së. Sërish u shpik teoria që serverat kanë qenë me defekt dhe nuk kanë regjistruar fare ditën e demonstratës. Një gënjeshtër kaq fyese edhe po t’ia thuash një fëmije, kur dihet që në raste të tilla e gjithë infrastruktura elektronike është në gatishmëri të plotë për të fiksuar e dokumentuar me pamje çdo sekondë të ngjarjeve.

Dhe qershia mbi tortë, në tetor 2020 mjeku Koçeku bëhet pjesë e listës së kandidatëve për deputet të PD-së në Tiranë për zgjedhjet e vitit 2021.

Ja, kjo ishte përmbledhtazi një historik se si shprehja e Kantit, e vënë në gojën e Ramës, merr kuptim në çdo kohë sa herë Lulzim Basha ngre akuza ndaj kundërshtarit politik.

TemA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit