minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Po të kishte shpejtuar SPAK në arrestimin e të korruptuarëve, nuk do të kishte zjarre masive në Shqipëri

0
Po të kishte shpejtuar SPAK në arrestimin e të korruptuarëve, nuk do të kishte zjarre masive në Shqipëri

Nga Spartak Ngjela

Po të kishte shpejtuar SPAK në arrestimin e të korruptuarëva të lartë, nuk do të kishte zjarre kaq masive sot në Shqipëri.

  1. Ata, – të akuzuarit e ardhshëm për korrupsion; ata janë zjarrvënësit e kësaj kohe me zjarre masive.

Ata, me zjarre masive, duan destabilizimin e shoqërisë, që, me këtë, të  shmangin ndëshkimin e tyre dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme që kanë në zotërim.

Kjo, në fakt, është dëshira e  mafiozit të kapur, i cili, me krim masiv, kërkon të shpëtojë goditjen penale për krimin që ka kryer.

Advertisement

Po SPAK, nuk e dinte këtë? Pse u vonua?

Mafia është Maja e karakterit kriminal të krimit të organizuar.

Nuk e di SPAK këtë? Fakti që SPAK, pasi e deklaron  goditjen e  krimit të organizuar shtetëror në Shqipëri, nuk po kryen arrestime, kuptohet se mafia, – domethënë krimi – do të veprojë me zjarr.

Ja, kjo është koha. SPAK duhet të veprojë! Shërbimet, me anë të SPAK- ut, duhet t’ia bëjë të qarë shqiptarëve se cilët janë zjarrvënësit e Shqipërisë.

Advertisement
  1. Kjo është arsyeja urgjente që SPAK tani duhet të fillojë goditjen penale drastike antikorrupsion, me dorë të hekurt, sepse korrupsioni dhe krimi i organizuar do të vijojë aktivitetin kriminal edhe me forma të tjera të goditjes kriminale, për destabilizimin e Shqipërisë.

Shqiptarët tani po presin nga SPAK goditjen e korrupsionit, pushtuesit kriminal që po i merr frymën shoqërisë shqiptare. Shpejt!

Shpejtësia e goditjes antikrim, kundër një fenomeni kriminal shoqëror me rrënjët e veta në rrethet e larta të shtetit dhe politikës, është domosdoshmëri për suksesin profesional në arritjen e qëllimit final: shkallmimin e krimit të organizuar në Shqipëri.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit