minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Presioni i lojës politike që rri gjithë kohën në një portë!

0
Presioni i lojës politike që rri gjithë kohën në një portë!

Nga Alfred Peza

Kur Presidenti Meta, hodhi firmën mbi dekretin e datës së re të zgjedhjeve parlamentare, presupozohej që opozita e rrugës e kishte bërë gati prej kohësh strategjinë e fitores dhe ky moment të shënonte sinjalin, për nisjen e lojës. E siç do të ishte e kuptueshme, ekipi që pret më padurim prej 7 e më shumë vitesh që të rikthehet në qeverisje, do të hidhej menjëherë në sulm.

Por, të dielën nuk ndodhi asgjë se me sa dukej ishte pushim. As të hënën, jo e jo, si dita e parë e javës. Por me sa duket, nuk ka për të ndodhur as më pas. As Lulzim Basha dhe as PD, as Monika Kryemadhi dhe as LSI, nuk ndërmorën asnjë hap. A thua se blibli që shënoi nisjen e lojës përcaktuese për fatin e tyre politik, nuk ka rëne fare. Tregues ky se presioni ka kaluar totalisht në fushën e opozitës së rrugës.

Si duhet ta kuptojmë këtë?

Advertisement

Partia Socialiste është shumë e qartë prej kohësh, për sfidën elektorale që ka përpara duke e patur shumë të qartë edhe rrugën e saj drejt arritjes së objektivit, për fitoren e mandatit të tretë qeverisës. Ajo nuk ka në koalicion asnjë parti tjetër, sepse aleancën e ka me qytetarët, ndërsa sfidën me veten. Për rrjedhojë e ka nisur që nga 1 shtatori shtruar, me vendosmëri dhe me një plan të mirëmenduar punën drejt zgjedhjeve dhe po e vijon atë pa u ndalur, pa asnjë presion nga jashtë apo brenda radhëve të saj.

Ndërsa opozita ka të paktën një vit e gjysëm, qëshkurse dogji mandatet e saj Parlamentare, që kërkon pa u ndalur zgjedhje dhe vetëm zgjedhje. Tani që dita u caktua, për më 25 prill 2021, duket sikur u kap në befasi dhe e papërgatitur. Me sa duket ka aq shumë gjëra për të zgjidhur, derisa të shkojë zyrtarisht në fushatën zgjedhore, sa nuk po di nga tia fillojë më përpara.

Kryeministri Rama, në seancën e parë të sesionit të ri Parlamentar, ia bëri të qartë opozitës se çështja e hapjes së listave do të jetë në varësi të garancisë së ekuilibrave gjinorë. Çka e bën këtë çështje, një gur prove për Lulzim Bashën në radhë të parë dhe opozitën në tërësi. Ndërsa mazhoranca tregoi se ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, nuk ishin një hap fals, por një përpjekje reale për demokratizimin e procesit zgjedhor.

PD ka presion nga kryetarët e partive të vogla aleate, për të patur vende të sigurta në lista. Ata e kanë ndjekur Bashën nga pas në të gjitha aventurat e tij opozitare që nga çadra e Republikës së Re, e deri tek djegia e mandateve parlamentare dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Kjo e vendos Bashën nën presionin, për të listuar tek 30% i fituesve të sigurtë Shehin, Ndokën, Dulen, Dukën, Ndokën dhe Mediun. Duke mos e përdorur në këtë mënyrë, hapjen e listës, në funksion të balancave gjinore.

Advertisement

Ky presion bëhet më i madh, tani që këta aleatë të vegjël të PD, janë shprehur për një Plan “B”. Ndaj në vend që të fillonin punën për zgjedhjet, opozitarët janë në pritje të vendimeve të tryezës së Këshillit Politik, ku do të diskutohet për caktimin e formulës së kompozimit të koalicioneve dhe masën e hapjes së listave të kandidatëve të tyre për deputetë.

Në këto kushte në vend që të gjitha energjitë dhe fokusi i liderëve të opozitës të jetë tek dita e zgjedhjeve dhe strategjia e fitores, ajo është e përqëndruar totalisht tek problematikat e tyre të brendshme dhe teknikalitetet që kërkojnë shumë kohë. Nisur edhe nga përvoja e zgjedhjeve të shkuara, janë pikërisht këto që krijonë çarjet më të mëdha brenda kampeve, duke futur gjithnjë e më thellë farën e përçarjes mes tyre. E në vend të frymës së ndryshimit, e gjitha kjo përkthehet, në një atmosferë të rënduar humbëse që e bën objektivin opozitar gjithnjë e më të paarritshëm.

Ky presion në tërësinë e vet brenda “Opozitës së Bashkuar” bëhet edhe më i fortë, po të kemi parasysh se PD dhe LSI janë duke u përgatitur në fshehtësi, për të dalë secila në koalicion më vete mr lista më vete. Presioni më i madh është brenda vetë PD, pas procesit të tmerrshëm të përzgjedhjes së kandidaturave mes një liste me 4 000 emra të propozuar.

Vetëm pasi i mëson të gjitha këto, e kupton se topi i lojës elektorale, është gjithë kohës jo vetëm brenda fushës së opozitës. Por edhe më keq akoma; brenda zonës së saj. Duke u endur gjatë gjithë kohës aty, edhe nëse mazhoranca nuk do ta bënte, do të ishin vetë opozita që do të bënte autogol në portën e saj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit