minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Prishtina nesër vendos një standard të ri mbarëkombëtar!

0
Prishtina nesër vendos një standard të ri mbarëkombëtar!

Nga Rudina Xhunga

Nesër në Prishtinë ka zgjedhje lokale. Eshte raundi i dytë i garës mes Përparimit te Diasporës dhe Arbenit të Vetëvendosjes.

Zgjedh të them i Diasporës, sepse Përparimi është Kosova që kthehet në Vendlindje, shumë më tepër se ç’është, LDK.

Bravo 1000 herë Lumir Abdixhikut që e propozoi dhe ia doli ta sjellë nga Londra, por Përparim Rama , nesër në këtë raund të dytë, është shumë me shumë se vetëm LDK.

Advertisement

Ai është ëndrra e madhe e shqiptarëve të ikur, të kthehen një ditë.
Është malli për vendlindjen, është detyrimi ndaj tokës.
Është kthimi në Atdhe i dikujt që ia del dhe vjen të japë e ndajë, jo të marrë e mbledhë.

Është babai që do të sjellë tre fëmijë të rriten duke e parë, kur ndërton, sepse fëmijët duan shembuj prindërimi, jo lekët që babai politikan i vjedh baballarëve të tjerë, për të shkolluar fëmijët jashtë.

Është djali artist që ka mësuar nga babai artist dhe e di çfarë krenarie po i sjell, teksa ai e sheh nga lart.

Është urbanisti që do të urbanizojë Prishtinën . Ta bëjë të dobishme, të bukur dhe të pasur. Sepse ai di. Dhe do. I ka të dyja. Përparim Rama sjell standard në trojet tona, ndaj, kjo e dielë nuk do jetë ngjarje periferike, por simbol i ndryshimit mbarëshqiptar.

Advertisement

Ndaj Perparim Rama nuk është neser vetëm LDK. As vetëm Dispora. Ai është dhe Arbën Xhaferi , edhe Ukshin Hoti, është dhe Rexhep Luci, është edhe Edi Rama i parë.
Ai është Tirana dhe Shkupi, është Presheva dhe Gucia, është Ura e Artës dhe Ura e Mitrovicës.

Ai nuk është veç një komunë, por tërësia e komunave shqiptare ngecur në udhëkryq të rinjsh që i braktisin dhe burrecësh që i vjedhin.

Këtë të dielë 14 nëntor, do të vendoset një standard. Do të fitojë politika apo politikat, do të fitojë urbanisti apo shoku kryetarit…

Nesër është një ditë e mrekullueshme për ta nisur nga e para. Me një fabulë të re mbarëshqiptare.
Me djalin që kthehet në shtëpi dhe nis punën , mes një rrëmuje që nuk ka Marie Kondo ta sistemojë, atë që ka kokolepsur Shpendi i VV.

Advertisement

Nesër me votën per Përparimin, merr një votë besimi që Prishtina do të bëhet metropol, që shqiptarët do të kthehen, që shqiptarët jo veç ikin.
Që do ia dalim të ndërrojmë fytyrën e qyteteve tona, me djem e vajza , burra e gra, që e duan baltën shqiptare.
Përparimi është djali i baltës dhe ajo që ai do krijojë me këtë baltë, do jetë kërthiza e një shqiptarie të re urbane.

Këtë e pashë jo veç te Hamami i Prishtinës, si pikëtakimi mes së ardhmes dhe së kaluarës, apo te punët e studios së tij në tregun ndërkombëtar, por me shumë e ndjeva, kur pak muaj më parë, i kërkova një simbol për emisionin tim, “Shqip”.

Prishtina nesër vendos një standard të ri

Përparim Rama më solli baltën në studio, baltë të kesaj toke, në vend të skenografive me drita e shirita. Ai zgjodhi baltën simbol të “Shqipit”, duke e kthyer në vepër arti, skenografinë time, sepse balta dhe gjuha na bashkon, kudo jemi.
Në emër të baltës dhe gjuhës nesër Prishtina do të votojë. Uroj të votojë Përparimin e saj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit