minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Pse duhet që Shqipëria të pranojë qytetarët nga Afganistani!

0
Pse duhet që Shqipëria të pranojë qytetarët nga Afganistani!

Nga Arbër Hitaj

Gjate nje trajnimi ne Azine e larget pak vite me pare, pervec shume kombesive kishte edhe pjesemarres nga Afganistani. Mes tyre ishte nje djale i ndrojtur e shume pozitiv. Menjehere u bem miq dhe zbulova nje mik te sinqert me nje humor te jashtezakonshem.

Nga kurioziteti i gazetarit, zbulova shume per historine e pasur te atij shteti shume larg nesh, por me shume te perbashketa zakonore dhe jo vetem.

Ajo qe me shume me preku nga bisedat me mikun tim, ishin vuajtjet nder vite te nje populli qe kishte kundershtuar hapur talebanet dhe pasojat per shkakun e tyre ishin te tmerrshme, paralel me komunizmin te ne! Por shume me brutal!

Advertisement

Zbulova nje shoqeri qe kishte vetem nje deshire,  paqen! Vetem nje moment mendova sikur kjo murtaje me petkun e religjonit te godiste Shqiperine si edhe ka ndodhur me komunizmin! Vuajtjet do te ishin te tmerrshme, si edhe kane qene dhe mund te jene perseri ne Afganistan.

Une nuk e di cfare po bisedon qeveria shqiptare me ate amerikane, por jam pro pranimit te tyre!

Ata jane njerez si ne, por me nje ndryshim, shume me te vuajtur se ne!

Per mikun tim kam vetem nje urim zemre, keep strong my friend!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit