minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Pse ky lumë sharjesh kundër Nanos, ndërkohë që ai s’tha asnjë fjalë për kryetarin e opozitës?

0

Nga Kreshnik Spahiu

Gjatë 2 orëve intervistë, Fatos Nano nuk e shqiptoi asnjëherë as emrin e Lulzim Bashës, as postin e kryetarit të opozitës.

Po pse ky tërbim i demokratëve dhe ky lumë sharjesh nga gazetarët dhe militantët e PD?

Përgjigjia është e thjeshtë: Fatos Nano analizio profilin e dy kryetarve realë të opozitës, Berisha-Meta.

Advertisement

Ai e injoroi Bashën dhe Monikën, sepse realisht ata s’janë askushi, por thjesht dy rrogëtarë që aktrojnë si kryetarë.

Opozita nuk po përgatit ardhjen në pushtet të Bashës, por rikthimin e Berishës.

A i lexuat gazetat në mëngjes?

A i lexuat titujt e portaleve?

Advertisement

90% e tyre e kishin çensuruar fjalëm e Nanos pikërisht kur ai denonconte krimet e Berishës dhe karakterin banal të Ilir Metës.

Imagjinoni sa para paguan Berisha dhe Meta në media për të kontrrolluar imazhin.

Po pse u mërzitën kaq shumë demokratët kur Fatos Nano tha: “I vetmi politikan në 30 vite që përmban 7 mëkatet e Biblës, pabesinë, mosmirënjohjen, zilinë, mashtrimin….. është Ilir Meta?”

A nuk i ka thënë këto akuza dhe Berisha për Metēn 10 vjet më parë?

Advertisement

Pse kur i thotë Berisha qenkan të vërteta dhe kur i thotë Nano qenka gënjeshtra?

Mos u çudisni.

Kështu ndodh, kur pronari i bordellos, nuk ndëron prostitutat por thjesht rinovon godinën vetëm duke ndërruar krevatët dhe çarçafët.

Banaliteti dhe kurvëria e vjetëruar politike Berisha-Meta nuk mund të mbulohen me vellon e bardhë të 25 prillit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit