minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Pse LSI i është larguar elektoratit dhe të majtës…

0
Pse LSI i është larguar elektoratit dhe të majtës…

Nga Ardit Rada

Qysh prej ditës kur Edi Rama firmosi me Ilir Metën koalicionin në fillim prillin e vitit 2013, asnjë prej socialistëve të bazës, që sot kryeministri u kërkon mendim, nuk ka qenë dakord. Arsyet janë të kuptueshme. Shtatë vite më parë si Gërdeci, ashtu edhe 21 Janari ishin më të freskëta. E gjithë marrëveshja Rama-Meta pavarësisht se u reklamua si një bashkim natyral dhe rikthim i LSI në gjirin e së majtës, në fakt ishte thjesht një përllogaritje matematikore kushtëzuar nga rregullat elektorale të zgjedhjeve 2013.

Në votimet e mëpasme u konfirmua se roli i LSI pas një mandati të konsumuar nga Rama si kryeministër, kishte qenë thjeshtë një gangrenë për pushtetin. Aq sa qysh muajt e parë të qeverisjes PS-LSI qarkullonte një anektodë se kur një prift ndërroi jetë në një fshat të Lezhës, u paraqit për ta zëvendësuar një prift me emrin Mustafa. Banorët u habitën për emrin mysliman dhe kur e pyetën se si ka mundësi, Mustafai në fjalë iu përgjigj “Mos më pyesni më shumë. Di që më ka sjellë LSI-ja”.

Karta e partisë së Ilir Metës që valëvitet që prej themelimit, atë se i gjen punë njerëzve të saj, duket se është rikthyer. Monika Kryemadhi që në një garë qesharake ‘meritokracie’ zëvendësoi në krye të LSI Petrit Vasilin, ka dhënë disa emra këtë të mërkurë që do të përbëjnë listën e saj. E ndodhur para ‘gozhdimit’ të gazetarëve në emision, Kryemadhi përmendi edhe një herë ata që quhen ‘kalamaj-deputetë’ si altenrativë e LSI për elektoratin.

Advertisement

Edhe pse u shpreh se ata nuk kanë pasur ndonjëherë pushtet, në fakt vjehrrit, prindërit dhe disa prej vetë atyrë kanë mbajtur poste të rëndësishme në dikasteret e qeverisë. Fjala bie si kryetarë të AKEP-it, Sekretar i Përgjithshëm i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (KESH), e të tjerë me radhë pa dashur t’i përmend edhe me emra. Por të ballafaqueshëm.

Por çfarë e shqetëson realisht LSI-në në zgjedhjet e prillit 2021? Në fakt, Kryemadhi e ka kafshuar gjuhën edhe në këtë rast duke u shprehur se ajo kurrë s’ka qenë kundër zgjedhjeve me Edi Ramën kryeministër. Në fakt, ligjëratat e vitit 2017 dhe 2019 si dhe bojkoti i zgjedhjeve tregojnë krejt të kundërtën. Gjithësesi, më tepër se një analizë mbi retorikën e kryetares së LSI, sot lipset një skaner i kësaj partie. Që përveç “Mustafave” që ka sjellë e do të sjellë në pushtet po iu dha sërish mundësia, i është larguar atij elektorati ku pret të marrë votën.

Për shembull: LSI nu kështë më partia ku Ilir Meta vinte shallin partizan në qaf dhe nderonte LANÇ; ku Luan Rama rrihej me Gardën e Republikës tek dera e Varrezave të Dëshmorëve, se pse president Bujar Nishani nuk lejonte veteranët të bënin homazhe për 5 Maj.

Sot kjo parti ku nuk ka mbetur asnjë emër prej themelimit veç çiftit Meta, e ka gjetur ‘të majtën’ tek shantazhi ndaj atyre që i quan me gjuhën e PD “oligarkë”. Shumë më larg sinqeritetit të Leninit qe bënte thirrje për shtetëzim dhe gjithnjë e më pranë budallallëkut të Lulzim Bashës që kërkon të vërë gjoba si këmbim të mbështetjes financiare për zgjedhje dhe jo vetëm.

Advertisement

Shtatë muaj para zgjedhjeve, LSI që për rrethana elektorale ka qenë barrë për çdo shumicë, ka detyrimin të deklarohet se në cilën anë qëndron? A e mbështet Monika Kryemadhi faktin që Lulzim Basha bredh natën nga vila në vilë ndërsa ditën u qan hallin nëpër çadra të prekurve nga tërmeti? A e ndau muhabetin me Bashën se kush e kishte turnin atë natë që u prish Teatri Kombëtar?

Nëse e kishte Basha radhën, pse nuk e ngriti LSI-ja zërin brenda koalicionit pasi u prek kjo ‘vijë e kuqe’? Po për koronavirusin që nuk e beson dhe shprehet se e kanë gjetur edhe te lëngu i ananasit, pse na nxjerr Petrit Vasilin përditë t’na recitojë kundër spitaleve?

Kur të përgjigjet për këto gjëra banale, që i kanë gatuar vetë, atëherë të na tregojë sesi koncesionet që votoi vet krejt papritur i kanë dalë të paligjshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit