minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Pse opozita e Albinit, është më pranë fitores se opozita e Lulzimit?

0

Nga Kreshnik Spahiu

Kosova dhe Shqipria janë në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Çifti Vjosa dhe Albini ndryshojnë shumë nga Monika dhe Lulzimi!

Nëse në Kosovë fitorja e opozitës është thjesht formalitet, në Shqipëri asnjë sondazh nuk e nxjerr opozitën fituese dhe ka një dyshim të fortë ne rezultatin e saj.

Advertisement

Por pse opozita e Kosovës është më afër pushtetit se opozita e Shqipërisë?

1- Kosova brenda 1 viti ka ndryshuar 3 qeveri. Ndërsa Shqipëria, brenda 30 vjetësh qarkullon 3 fytyra, mes të cilave edhe Monika me Lulzimin.

2- Albini dhe Vjosa në dy dekada kanë pas vetëm 3 muaj pushtet dhe janë të pa provuar, ndërsa Monika dhe Lulzimi familjarisht kanë pas 100 poste dhe kolltuqe në 30 vjet.

3- Kosova i ka dërguar në Hagë elitën e vjetër dhe po gjykohen në bankën e të akuzuarve, Shqipëria ka lider shpirtror dhe moral të saj dy figurat më të vjetra të politikës, Berishën dhe Metën. Opozita e Shqipërisë kontrollohet 100% nga figurat e vjetra.

Advertisement

4- Opozita e Kosovës ka dy lëvizje që janë themeluar nga dy liderët e saj Vjosa dhe Albini, ndërsa në Shqipëri nuk janë krijuar nga Monika dhe Lulzimi, por i kanë të trashëguara nga burri (Meta) dhe nga Berisha. LSI dhe PD nuk janë grupime politike të krijuara nga Monika dhe Lulzimi.

5- Opozita e Kosovës është avokate e kauzave anti-korrupsion dhe i ka figurat 100% të pastra, ndërsa opozita e Shqipërisë i ka liderët e saj me dhjetra dosje në Prokurori dhe s’kanë asnjë moral në kauzat e tyre.

6- Vjosa dhe Albini janë dy politikanë të thjeshtë dhe pa pasuri, ndryshe nga Monika dhe Lulzimi që njihen për pasuritë e tyre.

7- Vjosa dhe Albini kanë plot gabime në politikë, por ata nuk vijnë në pushtet si e keqja më e vogël, por si alternativa më e mirë, ndërsa opozita e Shqipërisë ka vetëm një mundësi, që populli të votojë anti-Rama, por jo pro Monika dhe Lulzim.

Advertisement

8- Ndërkombëtarët me gjithë rezervat për Albinin, e kanë të qartë që burrë i pare dhe i fundit ne parti eshte Albini, ndersa ne Shqipëri nuk guxojnë të besojnë tek Lulzimi se ky ndryshon mendje çdo 24 orë, pasi merr leje për çdo gjë te Berisha.

9- Albini ka një aleat të ri si Vjosa, me plot moral që ti rrisë imazhin dhe votat, ndërsa Lulzimi te vetmen shpresë e ka te Monika, një aleat 30 vjet ne politike që ka ndryshuar 6 herë krahun majtas dhe djathtas.

10- Në Kosovē vota numërohet, në Shqipëri jo.

Dhe autor i manipulimit të votës nuk është vetēm qeveria e sotme, por edhe opozita PD-LSI, që janë nëna dhe baba e vjedhjes së votave të shqiptarëve.

Advertisement

Për këto arsye opozita e Vjosës dhe Albinit është shumë më afër fitores se opozita e Monikës dhe e Lulzimit.

Thënë troç: Opozita e Kosovës është anti-establishment, opozita e Shqipërisë është gjysma e establishmentit shqiptar.

Në Kosovë votohet ndryshimi, në Shqipëri riciklimi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit