Pse u bë kaq shpejt i neveritshëm dhe i urryer, Albin Kurti

Nga Kimete Berisha

Kurrë nuk ka ndodhur që një politikan të bëhet kaq shpejt i neveritshëm dhe i urryer, si Albin Kurti.

Makiaveli ka thënë se një udhëheqës bëhet i urryer kur i prek popullin në xhep dhe në moral.

Asnjë njeri normal, as në zorin më të madh, nuk e fut dorën në xhepin e popullit të varfër, popullit më të varfër në Evropë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kushdo që i varfëron të varfërit – është asocial dhe psikopat.

Kur Kleopatra u jepte miell popullit të saj, e donin dhe e respektonin, kur magjet e popullit zbrazeshin-e gjuanin me gurë!

Nëse qeveritë e kaluara e kanë vjedhur Kosovën deri tash, i kanë vjedhur ato pasuri që nuk kanë qenë tonat, personale.

Prandaj, nuk i kemi ndjerë direkt në xhep.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kur nuk të humb sendi yt, nuk të humb as shpirti.

Hajnitë e qeverive të kaluara janë abstrakte (pa procese gjyqësore), kurse hajnia e qeverisë Kurti është konkrete, reale, sepse ai po e vjedh mbijetesën tonë!

Po na vjedh personalisht, drejt në xhep.

Jo veç pasuritë e shtetit, por po e vjedh bukën tonë, shtëpinë tonë!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria Kurti në mënyrën më të vrazhdtë, raciste dhe cinike po e vjedh popullin shqiptar, duke e shtrenjtuar veç për ta rrymën me arrogancë dhe vrazhdësi të tmerrshme!

Mbijetesa në Kosovë është bërë kaq e rëndë, me një shoqëri depresive dhe shumë të varfër.

Është anarki, çmimet nuk i kontrollon kush, në të gjitha anët plaçkitet populli, nga qeveria dhe nga tregtarët skllavopronarë.

Gjithçka që bën Albin Kurti, e bën për t’i detyruar shqiptarët të largohen nga Kosova!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ku me ditë për çfarë motivi u bë armiku më i madh i mirëqenies, i lirisë dhe i pavarësisë.

P.S. Magnet për urrejtje e bën cinizmi, e fjalori i cinizmit është sarkazma (përbuzja).