minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

QANON: Konspiratizmi dhe Socializmi

0
QANON: Konspiratizmi dhe Socializmi
Gezim Basha
Teoritë konspirative mbeten një formë e përhapur e gënjeshtrës publike, lulëzojnë duke shfrytëzuar dobësitë njerëzore si frikën, paranojën dhe prirjen e një pjese të publikut prej t’ju besuar shpifjeve dhe thashethemeve.
QANON (kjuënon) është një organizatë Amerikane që përhapjen e teorive mashtruese konspirative e ka kthyer në biznes politik dhe elektoral me një synim të vetëm, rizgjedhjen e presidentit aktual.
Sipas anonimëve të bimseve të errëta të internetit, Presidenti Trump është nje Mesi e politikës, një Krisht i Ri që lufton ta shpëtojë botën nga “Kabala,” besimtarët e Satanait, një rrjet global politikanësh pedofilë që sipas tyre merret me trafikim fëmijësh! Sipas QANON, edhe djali i presidentit të ndjerë, J F Kennedy nuk u vra në aksident ajror, ai është ende gjallë dhe po e ndihmon presidentin aktual në luftën e tij kundër “Deep State!”
Sipas QANON, dyshja e kandidatëve demokratë, Biden-Harris, po përpiqet të vendosë sistemin socialist në SHBA, një përrallë që synon të përhapë tmerr, duke i futur grupe të caktuara të shoqërisë amerikane në tunelin pa dalje të frikës.
Një përrallë frike sepse vetëm kur të rriten lule uji në hëne, mund të vendoset socializmi në Amerikë. Protestat e dhunshme nuk janë simptome e majtizmit politik por shenjë e një levizjeje minore anarkiste që po shuhet nga forca e ligjit.
Presidenti aktual i rishpërndan në Twitter mesazhet e QANON ngaqë përhapja e frikës i shërben strategjisë së tij elektorale; më shumë se sa një vizionar, Trump e sheh veten si shpëtimtar!
Në historinë 200 e ca vjeçare të demokracisë Amerikane, asnjë nga presidentët nuk ka bërë fushatë të mbështetur në përhapjen frikës, të gjithë janë përpjekur të mbajnë ndezur shpresën.
Konspiratizmi mbetet kërcënim real sepse nxit frikën, paragjykimet dhe paranojat. Një individ i viktimizuar nga frika, nuk bën dot zgjidhje racionale përpara kutisë së votimit dhe aty nis shkarja…..

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit