minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Qasja e dhimbshme e Besnik Mustafajit: Nga “i përdoruri” Mustafa Nano te “burri i ditur” Agron Gjekmarkaj

0

Besnik Mustafaj është ndër ata emra të njohur të jetës publike shqiptare, por me atë fillin e padukshëm të suksesit e dështimit në protagonizëm, letrar, politik apo publicistik, tre sferat që e kanë shoqëruar jetën e karrierën e tij të deritanishme.

Por duhet thënë, se shenja më e fortë e tij në jetën publike është akti i dorëheqjes si ministër i Jashtëm në kabinetin “Berisha 1”, e ndarja me këtë të fundit, një akt me konseguencë morale në politikë.

Në dy sferat e tjerat, letrare e publicistike, edhe pse rregullisht prodhimtar, nuk ka mundur të bëjë histori; pra as letrare e as publicistike.

Ai vijon të shkruajë për aktualitetin politik, por rrallë ose aspak, qasjet e tij përbëjnë sistem reference mendimi.

Advertisement

Por ka dalluar në një sosh të fundit, në një shkrim me gjuhë deri diku të thiktë, ku merr në shqyrtim atë çfarë ndodhi ditë më parë në studion e Open-it të Eni Vasilit; një përplasje verbale mes Frrok Çupit nga njëra anë e Grida Dumës dhe Agron Gjekmarkajt nga ana tjetër. Ka shtuar gjithashtu dhe Mustafa Nanon, si një prej atyre që i kushtoi gjithashtu një shkrim sherrnajës në fjalë.

I ka marrë me rradhë një për një, dyshen Çupi-Nano duke iu rënë, e Duma-Gjekmarkajn duke i mbrojtur. Dhe, teksa e lexon, ngase nuk je mësuar të lexosh nga Besnik Mustafaj trajtime tronditëse, risheh autorin se mos nuk është ai.

Nuk është fjala te pozicionimi, pro apo kundër kujt, është fjala te stili arsyetues, një dhimbje e vërtetë.

E para kur analizon Mustafa Nanon, e kjo në frazat:

Advertisement

“Unë do të përpiqem të shoh me pak fjalë vetëm mekanizmin e asaj që Andi Bushati e quan tashmë ‘propaganda e Edi Ramës’, rrjedhimisht të shoh edhe si përdoren nga kryeministri deri në poshtërim disa njerëz të penës, përfaqësuesi më i shquar i të cilëve është Mustafa Nano”.

 Kujtojmë se Mustafa Nano është ndër ata që është përplasur keqaz kohë më parë me Ramën në studio. Por dhe po mos të ishte kjo, paçka kahjes që mban, nuk mund ta quash assesi një gazetar tipik militant politik. Për më tepër, Mustafaj nuk fyen vetëm Nanon por çdokënd që mban një pozicionim të caktuar politik në qajse gazetareske, duke futur, djallëzisht, fjalën “poshtërim”. E pse qenka “përdorim deri në poshtërim” nga kryeministri ajo që dikush nuk e pëlqen apo e kritikon opozitën? Nga e ka të dhënën Besnik Mustafaj se kryeministri përdor Mustafa Nanon, se ky i fundit shkruan në emër të përdorjes nga i pari i qeverisë? Por dhe në pastë një raport të tillë mes tyre, është zgjedhje në kushte lirie e të dyve, në këtë rast e Nanos, nëse ka zgjedhur të përdoret. Sikur, gjithnjë.

Nëse përdorim të njëjtin kut, kush na pengon të mos themi se dhe Basha përdor deri në poshtërim Besnik Mustafajin në këtë shkrim apo në të tjerë para tij me frymë anti-qeveri. Pra, Mustafaj ka ende problem në të kuptuarit e lirisë së zgjedhjes në këtë sistem a kohë ku jemi, nëse zgjedh të shkruash si i përdorur apo pse ashtu beson. Dikush duhet t’ja sqarojë se kanë vend që të dyja, së paku nëse nisesh teorikisht nga themelet nga u krijua partia e tij – PD.

I dhimbshëm është ilustrimi që Mustafaj sjell mbi përdorimin politik që sipas tij Rama u bën të tjerëve, duke dashur ta këshillojë Nanon që mos bijë dhe ai viktimë

Advertisement

“Si pjesëtar i brezit të tij, një këshillë dashamirëse do t’ia jepja: Rriji larg Ramës! Ai nuk ka respekt për shërbëtorët. Madje, argëtohet duke i poshtëruar, siç bëri para ca ditësh me njërin nga ministrat e tij më të përulur, të cilit, kur e pa që mbante çorape të kuqe, iu drejtua faqe kamerave të ERTV: Po ti, paske vjedhur çorapet e mia?”

E para: “Rriji larg”. “Rriji i larg” do të thotë që Nano ose e ka mik të ngushtë Ramën, ose ka bashkëpunuar apo bashkëpunon me të në disa nivele interesash apo pushteti. Në fakt nuk është as njëra e as tjetra. Nano ka mbi 20 vite që shkruan dhe nuk është njohur për thurrës didirambesh ndaj Ramës, e kundërta madje, shumë më tepër kritik, por që njihet si gjithnjë kritik permanent i PD-së, më saktë i lidershipit të saj. E ka gabim? Ja jep liria e zgjedhjes këtë të drejtë: ta ketë dhe gabim!

Ndërsa për pjesën e mëposhtme, detajin krahasimor me çorapet e kuqe, duhet të jesh naiv i përmasave vërtet dhimbshme që nga një humor a batutë momentale, tipike të Ramës, të dalësh në përfundime mbi karakterin e passhpirt të të parit të qeverisë në raportet shoqërore apo politike.

Por ajo çfarë i vë vulën qasjeve të dhimbshme të Mustafajit, është “përdorimi” tij nga dyshja Duma-Gjerkmarkaj, të cilëve u ka thurrur ditirambe të atilla, tipike nga ato të socralizmit mbi udhëheqjen apo personazhet që premtonin të ishin simbole “njeriut të ri”.

Advertisement

“Agron Gjekmarkaj është profesor Letërsie në Universitetin e Tiranës dhe njihet si njëri nga burrat më të ditur të kryeqytetit tonë”, shkruan naivisht apo marrëzishëm Mustafaj, për një personazh që, sikur ta pyesësh se ç’e bën “burrë të ditur” Gjekmarkajn – cila vepër, cili lloj protagonzimi i paparë, ç’risi në ligjërim publik, cilat thënie, cili mendim i thellë, cili punim akademik? – nuk dihet se ç’përgjigje do kishte nga këto.

Kujtojmë se Agron Gjekmarkaj morri cilësimin “analist” këto vitet e fundit, si një i katapultuar e promovuar sforcueshëm në media, pa asnjë meritë të dukshme ku bën diferencën, i ardhur nga fusha e letrave por pa një letër me prestigj publik që të mbajë firmën e tij, dhe pa patur asgjë, thjesht asgjë imponuese apo ngacmuese, në “analizat” e tij politike, që janë një mërziti apo trishtim më shumë në zbrazëtinë ligjërimore të debateve televizive.

“Kulturën e vet të gjerë ai e ka vënë prej vitesh në shërbim të interesit publik” – Cilën kulturë? – Jo vetëm si mësimdhënës dhe drejtues në Fakultetin Histori-Filologji, por edhe si pjesëmarrës serioz dhe i palodhur në debatin publik, duke u shpërfaqur edhe në atë dimension universal, pa të cilin nuk do të mund të quhej intelektual.

Ky përshkrim fare i përmbledhur i personalitetit kompleks të Agron Gjekmarkajt…”, janë fjalët e Besnik Mustafajit që e kanë komentin e pakoment brenda. Të ngjashme janë me shumicë në shkrim, në një shkrim që po, ja vlen të mbahet mend, për të ilustruar boshësinë që karakterizon një pjesë të opinionbërjes shqiptare. (tesheshi)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit