minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ra Berisha, tani është koha e braktisjes së “Berishizmit” në politikë e media!

0
Ra Berisha, tani është koha e braktisjes së “Berishizmit” në politikë e media!

Nga Ylli Pata

Vendimi i fuqishëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Sali Berishën, padyshim që do të prekë dhe ka prekur mjaft emocione dhe interesa të thella në vend.

Për edhe një kohë të caktuar, pasojat e Berishës do vijojnë të jenë një gjyle me litar në këmbën e opinionit publik në vend. Ku natyrisht do të ketë përkrahës e kundërshtarë të tij.

E megjithatë, ky vendim është një rast i mirë për të mbyllur një epokë e të bërit politikë dhe debat politik në vend, epokë që ka emrin dhe vulën e Sali Berishës.

Advertisement

Mënyra agresive e sulmit të kundërshtarit, e përforcimit apo hiperbolizimit të cilësive të kundërshtarit, që ngjyhen me bojën diabolike, dhe kjo shprehet me një violencë verbale që krijon pasoja tektonike në opinion.

Këtë model të politikës dhe debatit që ka nisur që në vitin 1991, kur dikush që i pret rrugën Berishës është ngjyrosur me të zezën e fortë, por sapo i ka liruar rrugën është futur në rrethin e ngushtë, është më i shëmtuari, më i frikshmi, e natyrisht që bllokon shpresën për progres e karrierë politikë në vend, është koha të që vendi ta lërë pas.

Në vitin 1991, në kohën kur Sali Berisha donte të rrëzonte qeverinë e parë të koalicionit të madh në Shqipëri, atë të drejtuar nga Ylli Bufi dhe Gramoz Pashko, Neritan Ceka, atëherë numri dy i PD-së dhe njeriu që kishte ndikuar që Berisha të zgjidhet kryetar i PD-së, ishte kundër prishjes së Qeverisë së Stabilitetit.

Sali Berisha orkestroi një kryqëzate balte ndaj themeluesit të PD-së, tipike alla –Trocky; e vizatoi prof Cekën si spiun të Ramiz Alisë, kriptokomunist, i zi me flokë të bardha, e të tjera e të tjera.

Advertisement

Në vitin 2011, Neritan Ceka u bë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij, këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë. Ç’farë kishte ndryshuar?

Natyrisht shumëçka, e në radhë të parë interesat e njerëzve në fjalë, të Berishës e të Cekës, në raport me jetën e tyre dhe zhvillimet në vend.

Dhe kjo është pjesë normale e dialektikës në shoqëri, e sigurisht edhe në politikë.

Por njolla ndaj profesor Cekës mbeti dhe nuk është hequr kurrë.

Advertisement

Nuk harroj në një leksion të Arkeologjisë me profesorin e njohur Gëzim Hoxha, kur ky i fundit po shpjegonte meritat e profesor Cekës në zbulimin e studimin e periudhës ilire, një student, nga ata militantët e indoktrinuar shkodran, i cili është edhe sot e kësaj dite i tillë, thërriti: “Ai është komunist”.

Profesor Hoxha, i cili kishte qenë student i Neritan Cekës dhe njihte më shumë se ne botën e brendshme të intelektualit të njohur tha me një irritim:

“T’i thuash profesor Cekës komunist, atëherë Berisha është Lenini vetë”.

Në këtë linjë njollosi Gramoz Pashkon, madje i zhvarrosi dhe eshtrat e të atit, ndaj Arben Imamit, që e quajti “gjenerali i zi”, e më pas e mori drejtor kabineti dhe ministër i Mbrojtjes në qeverinë e tij.

Advertisement

Kastriot Islamin? E quajti “Kaç i zi” e sot e ka një dishepull aq fanatik sa edhe vetë Shën Agustini për Jezuin.

Ky model aspak “kristian” e natyrisht aspak human në logjikën e një diskursi perëndimor që duhet të induktohet në shoqërinë shqiptare, ka ardhur koha të braktiset.

Siç me të drejtë kolegu Shpëtim Luku i bëri një homazh fantastik Andrea Stefanit të ndjerë, i cili u anatemua me fjalë nga më të rëndat vetëm se kritikonte Sali Berishën.

Vetëm e ka kritikuar, me argumente dhe pa asnjë anatemim.

Advertisement

Një model që ngjan me politika absurde që janë përdorur në vendet më jo liberale të botës.

Meqë tani është aktual konflikti Izrael- Palestinë. Udhëheqësit e vendeve arabe sulmonin izraelitet ditë për ditë me një propagandë tipike naziste: “T’i vrasim, t’i shfarosim” etj?

Të nesërmen uleshin në bisedime, qeshnin, përqafoheshin e lidhnin marrëveshje me krerët izraelitë.

Ja ky është modeli i shëmtuar që për 30 vjet ka helmuar nga lart shoqërinë, por që fatmirësisht nuk ka prekur thelbin e njerëzve me logjikë në këtë vend.

Advertisement

Shoqëria shqiptare ka qenë gati prej kohësh, madje ndoshta që në 1990 për një pajtim dhe një bashkëjetesë paqësore, natyrisht duke vënë rregulla e dënuar njerëzit që kanë përgjegjësi.

E keni vënë re, njerëz që kanë qenë super të përndjekur nga regjimi komunist, i ndjeri Isuf Vrioni për shembull, apo vetë avokat Ngjela, nuk kanë pasur kurrë një gjuhë si Sali Berisha.

E berishjanët në media, ç’nuk kanë bërë mbi avokatin, i cili natyrisht sot shijon triumfin e tij se i doli fjala.

Fjala e Ngjelës nuk se doli se ai është Orakulli i Delfit, por se ka mundur të përdorë arsyen në ligjërimin politik të tij, pa sjellë baltën e njollosjes.

Advertisement

Këtu u vu një standard: Kush kritikon “Zeusin” njollosej aq shumë sa denigrohej.

Natyrisht jo vetëm për Berishën, por edhe për drejtues të tjerë të lartë.

Berisha e ktheu në model mënyrën e komunikimit publik.

Këtu kritikat përjetohen si “prita të armatosura”.

Advertisement

Fatos Nano ka deklaruar në vitin 1992 se në Shqipëri “dorëheqja është kokëheqje” dhe ky është fiks modeli i Sali Berishës.

Një model që të sulmon shtat pashë në breza; e që u aplikua që në fillimin e qeverisjes së tij me nenin famëkeq 24/1, një lloj Neni 55 i kohës së demokracisë.

I takon në fillim atyre që e kanë pasuar Sali Berishën, e që edhe mund ta pasojnë apo adhurojnë në të ardhmen, pasi kjo nuk përbën mëkat, të paktën që ndryshojnë model, se shoqëria e ka braktisur.

Për një vend aleat me Amerikën e NATO-n, nuk shkon sharja në Kuvend me motër, nënë e rob shpie…

Advertisement

TemA 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit