minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Ra monopoli i opozitës që mbante peng Shqipërinë - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ra monopoli i opozitës që mbante peng Shqipërinë

0
Ra monopoli i opozitës që mbante peng Shqipërinë

Nga Azmi Stringa

Lulzim Basha nuk duhet te dorehiqet tani. Jo per vete kesaj here, por sepse duhet te coj ne fund ate qe ka nisur. As per PD, por per vendin. Ende nuk eshte bere rruge pa kthim, ikja e “Shtepise se Lirise” nga PD.

Nese e keni vene re, kishte nje gëzim efuorik publik te botes se oligarkise dhe medias, makina e te cileve u vu e gjitha ne dispozicion te luftes ndaj PD dhe Amerikes. Si per ti thene asaj ketu vendosim ne. Nese do partnere lokal mos ju shkoj mendja se ne ikim kollaj, jemi nje.

Eshte e cuditshme qe po kjo bote e lavderonte Bashen deri para Shatorit 2022. Ajo nuk i numeronte humbjet e tij (qe jane humbje te Berishes), matrapazllëqet e tij, dhe as e dallonte kaq qarte sa tani “paaftesine”.

Advertisement

Po keshtu, perpos festes, ka nje sponsorizim per nje hap final te artikuluar pikerisht nga analistet e familjes, ate te bashkimit te PD me Shtepine e Lirise. Te behen zgjedhje thone, te rikthehet Berisha thone. Kjo eshte te cbesh ate qe u arrit deri me tani duke e kthyer PD perseri ne parti qe mbron “familjen” ose me mire me thene “familjet e bashkuara presidenciale”. E kujt i duhet nje PD e tille, kur kete funksion tani e kryen shume mire “Shtepia e Lirise”? Atehere pse shqetesohen? I duhet ish te zotit te PD me entourazhin e tij, sepse Shtepija qe ka marre borxh perkohesisht eshte e vogel per te dyja familjet dhe entourazhin e tyre.

Basha me mbeshtetjen e Amerikes, me ane te humbjes se PD keto zgjedhje dhe ne 25 Prill, i kane bere nderin me te madh vendit duke hapur nje kapitull te ri politik. Humbjet e PD, kombinuar me nxjerren e Berishes dhe te tijeve jashte ne publik, e bene te mundur kete.

Mendoni sikur te vinte PD ne pushtet ne Prill 2021. Do qe genjeshtra me e madhe per qytetaret e tranzicionit. PD qe kapur nga korrupsioni, Berisha do bente ligjin, Basha qe nje humbes. Asgje nuk do ndryshonte dhe sistemi sdo shkermoqej. Sdo kishim fatin te mesonim publikisht ca mendonin per njeri tjetrin elita e kalbur e PD.

Brenda 6 muajve jane evidente keto kontribute te Bashes:

Advertisement

1. Kemi nje rikonfigurim te skenes politike qe duhet cuar deri ne fund.

2. Monopoli i opozites, qe duke qene vete peng mbante peng Shqiperine, u thye.

3. Shtepia a Lirise ka mbledhur ate elektorat qe meriton dhe te cilet e meritojne, por q duhet te identifikoheshin. Ajo eshte pakice ne Shqiperi dhe radikalizmi i figurave te saj eshte jo atraktive ne elektoratin e gjere.

4. Shtepia e Lirise grupoi ate pjese te politikes qe e bente opoziten te mos votohej nga elektrorati gri. Duke krijuar mundesi te reja ne treg qe jane atraktive per kete elektorat.

Advertisement

5. Ky proces nxorri nga nentoka dhe identifikoi per publikun te gjithe mbeshtetesit e fshehte dhe jo te fshehte politik te “Non grates” brenda dhe jashte PD. Zgjatja ne kohe i beri te dalin, te grupohen dhe mos rrinin te infiltruar.

6. Ky proces beri bashke dhe indentifikoi per publikun te gjithe eliten mediatiko ekonomike qe u angazhua ne ruajtjen e status kuos, si krijese e tyre, duke investuar thellesisht ne ndjenjen anti amerikane ne vend.

Ne popullin opozitar dhe elektoratin gri ka nje potencial te jashtezakoshem (hambar) votash qe tani mund dhe duhen bere per vete me alternativa te reja (edhe PD mund ta kap kete, por seshte kusht mbijetesa e saj se sa ta coj procesin deri ne fund duke cliruar alternativen opozitare).

Establishmenti nuk eshte i gezuar nga ajo cka ka ndodhur. Basha duhet te rrezistoj per te cuar deri ne fund dhe siguruar qe ska me kthim mbrapa per “Shtepine e Lirise” ne rrugetimin e tyre si strofka politike “anti perëndimor”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit