minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Rama si bamirësi që të vjen te dera me më shumë kamera sesa pako

0
Rama si bamirësi që të vjen te dera me më shumë kamera sesa pako

Nga Andi Bushati

Edi Rama po futet për ditë e më shumë nën lëkurën e atij zengjinit të ri, i cili nuk rri dot pa e përmendur lart e poshtë nderin që i ka bërë dikujt.

Po të shikosh të gjitha qëndrimet e tij të ditëve të fundit ato ngjajnë me skenat e neveritshme që shohim shpesh në TV tona, kur një biznesmen filmohet me një thes me miell në derën e një familjeje të vobektë. Qëllimi nuk është të ndihmojë dikë, qëllimi është të shfaqet në rolin e bamirësit.

Këtë po bën edhe kryeministri me fabulën e refugjatëve afganë. Ai e ka shfrytëzuar atë për të nxjerrë kokën në shumë prej mediave të rëndësishme botërore.

Advertisement

Dhe duhet pranuar se strategjinë e ka pasur të qartë.

Fillimisht e shoqëroi lajmin se Shqipëria do të presë refugjatët afganë të kërcënuar nga talebanët me një polemikë të ndezur nga hiçi. Ndonëse askush nuk e kundërshtoi publikisht këtë akt, ndonëse me një servilizëm të përshtirë pro amerikan, opozita e përshëndeti pa ngritur asnjë pikpyetje, Rama tentoi ta shiste si një vendim që ai po e merrte me humanizëm pavarësisht rezistencës lokale. Pikërisht për këtë sajoi atë postimin e stërgjatë në Facebook, ku në më shumë se gjysmën e tij, shante si “shqipo mendjefikur“, “mallkues pa din e pa iman”, “llum njerëzor” protestuesit inekzistentë që nuk e pranonin ardhjen e afganëve.

Pastaj, në mediat ndërkombëtare, sërish përmes krijimit të një polemike, filloi të stigmatizonte ato shtete që nuk pranonin të qenë në lartësinë e një lideri si ai, duke u përpjekur të krijojë antitezën mes të mirve dhe të këqijve, humanistëve dhe jo të tillëve, mbrojtësve të vlerave të kontinentit të vjetër dhe të tjerëve që i kanë mbyllur ato në sirtar.

Kushdo nga ekspertët e komunikimit do të pohonte se, kur shefi i një vendi të vogël dhe të përëndësishëm, të përmendur vetëm për krim e trafik, ‘guxon” të godasë të mëdhenjë e botës, ai ia del të përbëjë lajm. Dhe kryeministri ynë zgjodhi pikërisht këtë rrugë. Ai sulmoi në Il Foglio “hipokritët pa kujtesë” të Europës. U habit në The Guardian se si vendet më të pasura “mund ti kthejnë shpinën afganëve”, nënvizoi për BBC “ata që lufrat i njohin vetëm nga “Netfixi” dhe të gjithë se toku i vuri përballë sjelljes së tij, që do ti strehonte refugjatët në hotelet e bregdetit.

Advertisement

Për të kuptuar se sa hipokrite është kjo kryqëzatë mediatike mjafton të përmendim vetëm dy shembuj, kur i njëjti protagonist është sjellë në mënyra krejt të ndryshme.

Atëherë kur vendosi që në kulmin e pandemisë të çonte mjekë dhe infermirë në Itali, madje shpenzoi edhe veshjet sterile që mungonin krejtësisht në spitalet tona, vetëm për të kryer xhirimet propagandistike me ta në aeroport, Rama e mbyti shtypin me intervista për vendin e vogël solidar që nuk e harron fqinjin e saj, ndryshe nga Franca dhe Gjermania që e kanë braktisur atë. Madje ai urdhëroi një lakeun e vet mediatik të botonte edhe sondazhe italiane që e nxirnin Raman liderin më të pëlqyer në glob, më shumë se Merkelin, Putinin, apo Makronin.

Por, krejt ndryshe u soll ai me nje ngjarje që mund të kishte një impakt të vërtetë në shtypin ndërkombëtar, për faktin se ishte hera e parë që Shqipëria e vogël i thoshte jo një halli të Amerikës. Pasi protestat e forta kundër demontimit tek ne të armëve kimike të Bashar Al Asadit e detyruan kryeministrin e zgjedhur rishtaz të tërhiqte premtimin që i kishte dhënë Uashingtonit, ai u mjaftua vetëm me një fjalim drejtuar popullit ‘se nuk kish pasur kurrë ndërmend ta tradhëtonte”.

Për këtë ngjarje që mund etiketohet si një ushtrim brilant i demokracisë, që mund të kishte joshjen mediatike të kundërshtimit të SHBA, pra që mund të bënte lehtësisht lajm, nuk gjendet asnjë intervistë e Ramës në mediat botërore.

Advertisement

Konkluzioni është i qartë. Ai nuk nis kryqëzata mediatike për të mbrojtur parime dhe vlera, ai i ka ato për kalkulime të ulëta politike.

Edhe këtë radhë, fabula e njeriut që i del në krah SHBA-së, imazhi i liderit pro amerikan, i vyen Ramës për të mbuluar shumë nga njollat e qeverisjes së tij kleptokratike. Prandaj ai po pompon atë.

Por këtë po e bën në mënyrë aq të shumtuar dhe talebaneske sa është vënë në rolin e atyre sharlatanëve që shkojnë e bëjnë bamirësi me një pako në duar dhe me dhjetë kamera pas shpine. Ai po demostron mungesën therrëse të elegancës të dikujt që nuk humbet asnjë rast pa e përmendur nderin. Dhe kjo po bëhet duke përdhosur edhe atë pak imazh të mirë që Shqipëria mund të merrte prej një akti mikpritjeje të vendosur nga lart.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit