Rama si pazarxhiu i “Open Balkan”

Nga Andi Bushati

Edi Rama ka marë rolin e flamurtarit të promovimit të “Ballkanit të hapur” përballë skepticizmit të fortë të BE-së. Në një shkrim për Politico.eu ai ka mbrojtur pak a shumë të njëjtat teza që ua tha në sy edhe liderve europianë në samitin e Bërdos, në fillim të këtij muaji. Duke qenë i bindur se e ftet më mirë gjuhën e europianëve se sa nismëtari i këtij projekti, Aleksandar Vuçiç dhe i vetësigurtë, se i jep idesë më shumë ngjyrime sesa i zakonshmi deri në monotoni, Zoran Zaev, kryeministri shqiptar, ka nisur ofensivën. Thelbi i saj është i thjeshtë: Ti vërë në duke me “guxim” BE-së gjithë mosfunksionimin, mos koherencën dhe paaftësinë e mbajtjes së premtimeve, për ti kërkuar pastaj një pazar: na mbështesni për “Ballkanin e hapur”.

Edhe në shkrimin e tanishëm edhe në samitin e Sllovenisë ai e ka luajtur në mënyrë perfekte këtë rol. Ai ka vënë në dukje absurditetin e moshapjes në negociatave me Maqedoninë e Veriut, një shtet që për të arritur këtë u tregua i gatshëm të ndryshojë edhe emrin, ai ka shigjetuar cinizmin e mbajtjes së burgosur pa viza të kosovarëve, ai ka nxjerrë në pah mungesën e koherencës mes Komisionit në Bruksel, që jep  rekomandime pozitive dhe shteteve antare që na rrefuzojnë parreshtur.

Por duke i bërë Europës procesin e idealizmit të saj dhe duke i kujtuar se ajo “po humbet fytyrën përpara ballkanasve” Rama nuk harron të tregojë asnjë herë edhe monedhën e shkëmbimit me tezën e tij tashmë të famshme: “Nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të shkojë në BE, ajo së paku mund të vijë këtu”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhe një nga rrugët e këtij pazari është që Unioni të mbështesë “Ballkanin e hapur”. Edi Rama e kërkoi këtë po aq hapur në Samitin e Sllovenisë sa edhe tani së fundi në shkrimin për “Politico”.

Por, pavarësisht sa i drejtë, parimor apo në interes të shqiptarëve është ky qëndrim i kryeministrit, ai ka një problem të madh moral. Sepse ai vjen pikërisht në kohën, kur me këmbëngulje dhe qartësi, BE tregoi se nuk është pro kësaj nisme. Fillimisht kancelarja Anxhela Merkel, e pyetur në Tiranë shprehimisht për të, theksoi se asgjë nuk mund të mbivendoset mbi procesin e Berlinit.

Disa ditë pas saj edhe presidentja e BE, Ursula Van der Lynden, në krah të Edi Ramës theksoi se komisioni mbështet vetëm projekte gjithë përfshirëse, me gjashtë vendet brenda (ndërkohë që Kosova Bosnja dhe mali i Zi e kanë refuzuar deri më tani pjesmarrjen).

Po ku është problemi këtu?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për të kuptuar atë duhet të kthehemi në gjenezë të këtij projekti, atëherë kur Vuçiç, Rama dhe Zaev e pagëzuan në Nish si mini- shengen krijesën e tyre që sot ka ndërruar emër. Të gjithë kujtohen se atëherë u bë një zhurmë e madhe pasi e gjithë opozita, zëra kritikë në opinion dhe e tërë klasa politike kosovare e dënuan planin e krijimit të një Jugosllavie të re.

Atëherë Rama dhe mbështetësit e tij publikë përdorën të vetmin argument që kishin në dorë: “ky projekt ka mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së”.

Mashtrimi edhe nëherë e pati jetën e shkurtër. Vetë fakti se Rama po i kërkon vendeve të Unionit që si shkëmbim për ndërprerjen e rrugës së integrimit, të mbështesin nismën e tij dhe Vuçiçit e tregon këtë.

Dhe këtu del qartë në pah roli i tij prej pazarxhiu. Sepse në fillim i këkrkoi shqiptarëve të pranonin “Ballkanin e hapur”, pasi atë e mbështeste BE-ja, ndërsa tani i kërkon BE të ndezë dritën jeshile për “Open Balkan”, nga që është duke humbur fytyrën në rajon.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mjafton të lexohen me vëmendje këto pirueta për të kuptuar se kryeministri Shqiptar po bëhet flamurmbajtësi i një ideje që përpos tij dhe presidentit serb, nuk e duan as në vendin që përfaqëson, as në kontinentin e vjetër.