minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Pas takimit me Merkel, Kurti kundër “Open Balkan”: Procesi i Berlinit, rruga drejt BE

0
Pas takimit me Merkel, Kurti kundër “Open Balkan”: Procesi i Berlinit, rruga drejt BE

Pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministri Albin Kurti qëndron sërish kundër nismës “Ballkani i Hapur”.

 

Sipas tij, procesi i Berlinit është rruga e vetme drejt BE dhe s’ka nevojë për variante të tjera alternative.

 

Advertisement

“Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe gjithashtu mjaftueshëm i thellë që mos ketë për variante të tjera alternative. Në bisedat që pata, theksova se nuk duhet të ketë fonde europiane pa vlera europiane. Fondet e BE për 6 shtete të Ballkanit Perëndimor duhet të paraprihen e shoqërohen me vlerat e BE. Për vendet tona theksova se janë 4 elemente të domosdoshme që të ketë paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë dhe siguri për të gjithë. Ato janë sundimi i ligjit i cili vepron kundër korrupsionit dhe oligarkëve, e dyta ëstë demokratizimi i cili mundëson media të lira e të pavarura, kundër autorkratëve. E treta ballafaqimi me të kaluarën, nuk lejon kriminelë të luftës aq më pak në pushtet, dhe e katërta reciprocitet e balancë i pakicave, në kundërshti me hegjemonitë nacionaliste në Ballkan.”

 

Po ashtu, Kurti deklaroi se me Ramën nuk bie dakord vetëm për “Open Balkan”, ndërsa për të tjerat garanton se komunikon dhe bashkëpunon vazhdimisht.

‘’Herën e fundit kur kemi biseduar ishte para dy javësh në Bled të Sllovenisë ku ishim bashkë. Jemi takuar edhe në Tiranë, Dhërmi. Vazhdimisht takohemi. Ajo që është e përbashkët midis neve, është shumë më e madhe. Nuk biem dakord për Ballkanin e Hapur, çfarë të bëjmë tani. Për gjëra të tjera jemi në komunikim dhe bashkëpunojmë’’, tha Kurti.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit