minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Rasti i Korçës: Kur PD e lënë ‘dezertorët’ dhe e gëzojnë ‘tradhtarët’

0
Rasti i Korçës: Kur PD e lënë ‘dezertorët’ dhe e gëzojnë ‘tradhtarët’

Nga Alfred Lela

Trembëdhjetë ‘dezertorët’ e Korçës ka trembëdhjetë mënyra për t’i parë. E para, fillon nga më klasikja, dhe ka të bëjë me kundërakuzën që po marrin të gjithë ata që i kundërvihen linjës zyrtare të Partisë Demokratike apo më saktë të Bashës: tradhtarë.

Kjo është një linjë përplasjeje që ndodh zakonisht brenda rretheve të Partisë Demokratike dhe ka  pak të bëjë me interesin publik ose, thënë më thjeshtë, me atë që shqetëson jodemokratët, të cilët arrijnë të shohin te partitë politike, qoftë Socialistja apo Demokratja, më shumë se sa kapin anëtarët apo simpatizantët e formacioneve përkatëse, të cilët preokupohen nga një pronësi, një enklavë, një gjë që lidhet ekskluzivisht me partinë ‘e tyre’, dhe jo me Shqipërinë.

Sigurisht, kultura e  ‘dashurisë për partinë’ më shumë se për Shqipërinë, është thellë e ngulitur në vendin dhe kulturën tonë politike. Të parit e partisë si monada e të gjitha gjërave është një shpikje apo aplikim i komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës. Partia mbi të gjitha, japim jetën për partinë, çdo populli bën partia- ç’thotë partia bën populli, e formulime të tilla, të cilat kanë si qëllim të zhveshin individin e të fuqizojnë, arbitrarisht e padrejtësisht, një forcë efemere si organizata politike në këtë rast.

Advertisement

Nuk janë të largëta ditët kur eksponentë të lartë të Partisë Socialiste kanë pranuar publikisht e gjerësisht, se duan partinë më shumë se Shqipërinë.

Edhe në rastin e ‘dezertorëve’ të Korçës ky aplikim socio-politik përdoret për të shpjeguar rastin e për të shpërfillur kontekstin.

Me këtë rast bëhet dehumanizimi i protagonistëve të aktit; ata ndahen nga organizata e hidhen në gollenë e errët të tradhtisë. Aty i pret dënimi i harresës.

Për ata që janë jashtë të parit të botës me këtë optikë, bie në sy se të trembëdhjetët e Korçës nuk mohojnë organizatën, por lidershipin. Më saktë një vijësjellje të tij sipas tyre: klientelizmin. Në letrën e dorëheqjes kolektive nga Kryesia dhe forumet e partisë lokale, ata e theksojnë se do të mbeten anëtarë të partisë, por jo besnikë të lidershipit. Në një mënyrë, ata e fusin veten në frigoriferin politik. Duke mos marrë përgjegjësi në vertikalen e partisë, por duke mbetur në horizontalen e saj, pikërisht nga fundi (ku shihet kjartë e ma kjartë, e vuhet thellë e ma thellë). Aty ku nuk mund të fajësohen për fundin, jo të mirë, që ata paralajmërojnë, por mu aty ku u lejohet të kundrojnë yjet, nga një stol i detyruar rezervash.

Advertisement

Nën një trajner të ri ata do donin të ktheheshin, po thonë të trembëdhjetët.

Megjithatë, nuk është ky nëntekst që e dallon letrën e tyre, por shpallja e qartë e motivit të largimit, pra klientelizmi. Për kë/çfarë e kanë fjalën, vallë? Për atë klientelizëm të brendshëm i cili nuk bazohet te meritokacia, pra te mosshpërndarja e roleve në mënyrë të drejtë, apo te klientelizmi i jashtëm, te flirti i opozitës me pushtetin.

Është folur shumë për të dyja, janë këmbyer akuza, janë prodhuar lajme, siç janë ndaluar qarkullime lajmesh. Në PD me këtë duhet të merren. Ky është thelbi. A vuan partia, që u themelua mbi shpresën se do ta hapte vendin drejt garës, konkurrencës dhe oportuniteteve, duke u dhënë fund krahinarizmave, nepotizmave, klientelizmave, në një bartëse të këtyre veseve?

Sekush mund të ketë një qëndrim, por tregojnë për një rast që mund të ndiqet nga të tjerë, siç edhe mund të përgënjeshtrohet nga më shumë se aq. Në takimet elektorale të fushatës së fundit, një kandidate e re për deputete në një qark të Shqipërisë se Mesme, largohej pa paguar për shpenzimet akute të tureve të saj (kafe, ujë etj). Kur një prej aktivistëve partiakë i tha se duke qenë se ishin takimet e saj elektorale edhe shpenzimet, rrjedhimisht ishin të sajat, vajza që do të jetë deputete në Kuvendin e ardhshëm u përgjigj ftohtë: kam paguar njëherë për kandidimin tim dhe nuk e fus më dorën në xhep!

Advertisement

Ndoshta të trembëdhjetët e Korçës janë ata që kanë paguar për ‘shpenzimet’ elektoralëve të të tjerëve, dhe këta të fundit kanë paguar diku tjetër në parti për vendet e tyre në Kuvend.

Në këtë, apo secilin rast të ngjashëm, më thoni, cilët janë tradhtarët?!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit