minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Renegatët dhe Kosova si projekt i përhershëm - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Renegatët dhe Kosova si projekt i përhershëm

0
Renegatët dhe Kosova si projekt i përhershëm

Nga Halil Matoshi

1.

Na trajtojnë si bimë, me rrâjë të përbashkēta dhe kështu, duen me na shkulë tue na ngreh për veshësh që me na bashkue tubë, si dujë talle…

Advertisement

E na, jemi njerëz, jo bimë!?

Qesin fall, si plakat nomade për të ardhmen e shqiptarëve, e me ua “ble” jo veç votat por edhe shpirtin shqiptarëve…

Bashkim kombëtar, thojnë pa e kuptu fare ç’âsht ni komb!?

Sepse që ni shekull përtypin definicionin e Stalinit për kombin.

Advertisement

Renegatët, ata duen komb me zor, pa liri zgjedhje e pa vullnet vendosje.

Janë ni hap prapa Serbisë dhe si t’padijshëm duen me ia legjitimu asaj “Botën serbe” me të drejtën e kontrollit të veriut të Kosovës.

Bashkimi simas tyne âsht aneksim, që n’Kosovë i bjen: me prish sh’pinë e me marue ‘shupë’*;

 

Advertisement

2.

Vetëm ni Kosovë demokratike, e përmbushun dhe e lirë – anëtare e OKB-së dhe NATO-s, munet me vendos lirisht se çfarë rregullumi shtetnor dëshiron dhe me kë e si don me jetue në të ardhmen.

Vetëm shtet i kryem, Kosova munet me vendos nëse don me u lidh në ndoni rregullim federal apo konfederalist, tue rujtë subjektivitetin e vet juridik e politik, me Shqipni apo nëse don me vazhdu jetën e vet si shtet i mëvetësishëm.

Vetëm njeriu (kosovari) i lirë munet me vendos lirisht dhe me shpreh vullnetin e tij, jo shqiptari kosovar i mbytun me propagandë integriste dhe i (keq)përdorun politikisht për nevojat e pushtetit/pushteteve të falltorëve Edi Rama e Albin Kurti.

Advertisement

 

3.

Kosova mësyn afirmimin ndërkombëtar si entitet juridik-politik sovran, si projekt i përjetshëm e në miqësi të përhershme me ShBA-në, e jo ni tokë që ndahet për me i përmbush apetitet shtetomëdha të ballkabasve tjerë.

Secili që paguhet me taksa të kosovarëve dhe ngritët kundër sovranitetit të Kosovës, i ka bâ keq llogaritë.

Advertisement

Secili që i jep shembull të mbrapsht rinisë kosovare se ky shtet âsht i përkohshëm, nuk âsht patriot por thjesht ni tregtar flamujsh!

Kosova sovrane âsht e paprekshme, mos humbni kohë kot, ajo nuk i aneksohet kurrë askujt!

Aneksim në shqip do me thânë: ndajshtesë, aksesor!

Disa shqiptarë të Kosovës janë ra në kurthin e mashtrimeve politikaneske dhe nuk i japin besnikni atdheut të tyne, prandej e trajtojnë shtetin si të ishte i huej, si Jugosllavi apo Serbi!?

Advertisement

Kurse disa shqiptarë në Shqipni e trajtojnë Kosovën vetëm si koncept gjeografik, monedhë për kusuritje me Serbinë!?

 

4.

Kosova nuk ka patriotë kushtetues në majat e shtetit, nuk ka ma elitë kulturore që e inspiron dhe kanalizon këtë besnikni ndaj shtetit. Kosova po i shumëzon renegatët e integristët folklorikë, që e gërryjnë nga brenda legjitimitetin e shtetit!

Advertisement

——————————————-

*Renegatë= Braktisja e ni besimi, kauze ose feje për një besim a kauzë të huej. Ni person që dezerton dhe tradhton ni organizatë, vend ose grup parimesh.

Në anglishten britanike, akti i mohimit apo heqjës dorë nga vetqeniesia;

 

Advertisement

*Shupë = aneks, bashkëngjitje e ni kasolle p’ej dërrasash ni sh’pie, që shërben për gjânat e hedhuna, si dhe për dru e qymyr.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit