minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Renta minerare për mineralet metalore (kryesisht krom e bakër) vitin 2021 të jetë zero

0
Nga Ilir Beqaj
Dua të falenderoj kolegët, deputetë të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, që mbështetën propozimin tim që në vitin 2021 të përjashtohen nga taksa kombëtare e rentës minerare të gjithë subjektet që nxjerrin, pasurojnë apo përpunojnë miralet metalore, konkretisht të kromit dhe bakrit.
Sipas dispozitave ligjore ekzistuese, në 1 janar 2021 renta minerare për mineralin që eksportohet i pa përpunuar duhet të ishte 9 %, ndërsa për mineralin që përpunohet në vend sa 1/3.
Qeveria ka sjellë propozimin për përjashtimin për tre vjet të pagesës së rentës minerare vetëm për subjektet përpunuese me arsyetimin e vështirësive të krijuara në sektorin minerar prej shtrëgesave në tregun botëror të shkaktuara nga pandemia e COVID 19.
Pas dikutimeve të premten e kaluar të Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Tregëtisë dhe Mjedisit dhe dakortësisë në atë komision, diskutimet vijuan dje (e hënë) në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.
Unë besoj se është ende herët për të parashikuar se kërkesa botërore për minerale metalore do të jetë e dobët për një periudhë afatmesme. Prandaj përjashtimin tre vjeçar e vlerësoj të ekzagjeruar.
Ndërkohë, prej pandemisë, në vështirësi është jo vetëm përpunimi në vend, por e gjithë nxjerrja e mineraleve metalore.
Ajo që duhet të jemi të vëmendshëm gjatë vitit 2021, në rastin më të parë të rishikimit të buxhetit të shtetit për vitin 2021, është gjetja e mjeteve të nevojshme financiare për të plotësuar boshllëkun që do të krijohet në buxhetet e bashkive Bulqizë, Klos, Tropojë, Has, Kukës, Pukë dhe Fushë Arrëz, pasi 5 % e të ardhurave të arkëtuara nga renta minerare shkon në buxhetet e bashkive respektive.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit