minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Revoltohet Kim Mehmeti: Turp t’ju vijë o shqiptarë, që nuk reagoni për vrasjet e Izraelit në Palestinë

0
Revoltohet Kim Mehmeti: Turp t’ju vijë o shqiptarë, që nuk reagoni për vrasjet e Izraelit në Palestinë

Kim Mehmeti ka reaguar i revoltuar për atë që po ndodh mes Izraelit dhe Palestinës.

Ai iu kërkon llogari edhe shqiptarëve, pse nuk reagojnë.

Shkrimi i Mehmetit  

Mediat raportojnë për dhunën e policisë izraelite mbi besimtarët myslimanë dhe xhaminë Al – Aksa. A e keni vërejtur: sa herë që palestinezët e mbrojnë vetveten duke i goditur policët izraelite me gurë, bashkësia ndërkombëtare bënë thirrje që të ndërpritet dhuna, e kur policia izraelite zbaton terror mbi palestinezët , po ajo bashkësi ndërkombëtare, u bënë thirrje ‘palëve’ që t’i vazhdojnë bisedimet.

Advertisement

Kështu e ka kjo botë ku prej moti është varrosur e vërteta dhe humanizmi ndaj të dobëtit e të pambrojturit.

Dhe si kjo botë e vret të vërtetën palestineze, më së miri e pasqyrojnë mediat e dikurshme dhe këto të sotmet!

Dikur mediat raportonin për ‘luftën në territoret e okupuara palestineze’. Sot ato informojnë për ‘konfliktin izraelito-palestinez’?!

Pra ato sot e barazuan okupatorin dhe atë që e mbron atdheun e vet!

Advertisement

Ne jetojmë në kohë kur ‘fjalori’ informativ e përcakton të vërtetën dhe e mbulon realitetin e hidhur!

Andaj, ndoshta ‘vrasësit’ më të rrezikshëm të sotëm nuk janë ata që mbajnë armët në dorë, por ata që e shpikin dhe e kontrollojnë ‘fjalorin’ e verbërisë dhe shurdhërisë mbarënjerëzore, e ku bëjmë pjesë edhe ne që heshtim dhe e besojmë atë!

Por duhet të jemi të drejtë: palestinezët janë viktimë e botës arabe dhe asaj myslimane, në të cilën botë vritet dhe sharrohet trupi i gazetarit që guxon ta kritikojë diktatorin, botë e cila ka thuajse vetëm një fe – atë të dollarit!

Dhe që të mos del që nuk e di se këto qëndrime të një ‘prolindori’ e ‘islamisti’ siç jam unë do i irritojnë të gjithë shqiptarët ‘properëndimorë’ ta ripërsëris: unë mburrem me shqiptarët e mi që gjatë Luftës së Dytë Botërore rrezikuan interesin e tyre dhe vetveten, vetëm për t’i mbrojtur hebrenjtë e rrezikuar nga nazistët gjermanë.

Advertisement

Njësoj siç mburrem me mirënjohjen e përjetshme shqiptare ndaj gjithë atyre që e ndihmuan çlirimin e Kosovës.

Kjo mburrje është ajo që më bënë të turpërohem nga shqiptarët që thonë se shkaku i ‘interesave’ tona kombëtare, ne nuk duhet të shikojmë gërmadhat e shtëpive palestineze, mbi të cilat ndërtohen vendbanimet hebreje, e as duhet të shohim fëmijët e vrarë nga ushtarët izraelit, por gishtin e gërvishtur të ushtarit hebre, nga gurët e protestuesve palestinez?!

Për mua pra, nuk ka interes më madhorë njerëzor se të jesh nga ana e pafajësisë dhe e viktimës, bile edhe atëherë kur e dinë se i takon një populli të vogël, i cili me asgjë nuk mund të ndikojë e t’i ndryshojë rrjedhat globale, por që mund ta ndryshojë vetveten, që mund të bëhet më i ndjeshëm ndaj dhembjes njerëzore, që mundë të dëshmojë se ka zemër mjaftueshëm të madhe sa për ta përfshi në të dashurinë dhe dhembshurinë për të gjithë fatkeqët e kësaj bote, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike e fetare.

Më në fund, ai që shkaku i interesit të vet, aq është verbëruar e shurdhuar, sa nuk i sheh plagët e tjetrit dhe nuk i dëgjon piskamat e fatkeqit, me asgjë nuk e meriton keqardhjen e të tjerëve dhe, me asgjë nuk ndryshon nga ata që shkelin mbi gjakun dhe fatin e të pambrojturve!

Advertisement

Dhe përderisa ‘properëndimorët’ tanë e dëshmojnë vetveten nëpërmjet mbështetjes të parezervë të krimeve izraelite mbi palestinezët, profesori amerikano-hebre, Norman Finkelstein pohon se Izraeli kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit si dhe, një nga gazetat më të mëdha izraelite, ‘Haaretz’ mban qëndrim kundër ndërhyrjes së Izraelit në Jerusalemin Lindor duke e cilësuar pushtuese dhe jo të drejtë shpërnguljen e palestinezëve.

Të atillë janë ‘izraelitët’ shqiptarë, ata e mbrojnë Izraelin edhe nga hebrenjtë dhe harrojnë se regjimi i këtij shteti nuk varet as nga ne që e kritikojmë terrorin shtetëror mbi palestinezët, as nga ata qe e arsyetojnë atë, por nga zëri i personaliteteve dhe qarqeve hebre që e dinë se ditën kur në ty vdes ndjeshmëria ndaj tjetrit, atëherë nuk të ka mbetur më asgjë e vlefshme që të ta mbajë drejtë boshtin tënd njerëzor.

Dhe kurrë nuk duhet harruar se portretin kolektiv të një populli, pra edhe të atij hebre, nuk mund ta njollosin kritikët e huaj të terrorit shtetëror izraelit mbi palestinezët, por heshtja e personaliteteve hebre, heshtja që e ndotë portretin kolektiv të këtij populli.

Sepse, për shembull, ata si Natasha Kandiq dhe Sonja Bisereko …, që dikur mbronin viktimat e regjimit të Millosheviqit, me atë nuk u rreshtuan kundër popullit të vet, por flijuan çdo interes personal për ta mirëmbajtur dimensionin njerëzor të etnisë të cilës i takonin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit