minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Rezistenca Sociale si Business as Usual!

0
Rezistenca Sociale si Business as Usual!

Nga Azmi Stringa

Paketa e rezistences sociale ka vetem dy element te rinje. Cdo gje tjeter eshte rishitje tek publiku i buxhetit/paketes fiskale te miratuar per vitin 2022 qe ne fund te vitit te kaluar.

Prsh. te indeksosh pensionet  eshte politike e pervitshme ne shtetin tone, ashtu sic edhe te ardhurat nga TVSH i rriten me inflacionin. Kjo rritje pensionesh biles eshte nen anagazhim i qeverise aktuale per ti rritur ato me jo me pak se 5% ne vit (bonusi i fundivitit nuk eshte rritje pensioni se eshte i pervitshem dhe konstant). Nderkohe gjate ketyre viteve, por sidomos kete vit, rritja e cmimeve per “ushqime dhe pije jo alkolike” (per te cilen kjo shtrese perdor gati gjithe te ardhurat) eshte me e larte se inflacioni.

Rritja pages minimale mbahet nga biznesi nderkohe. Te besh altruizem me leket e tjetrit dhe me ato biznese qe jane ne veshtiresi. Nderkohe rritja e pages minimale, rrit arketimet per shtetin ne siguracine, dhe kompeson nje pjese te rritjes se pensioneve. Pra edhe kete e financojme prap me skemen e pervitshme duke rritur barren per te vetpunesuarit.

Advertisement

Pjesa e re e paketes, ajo per shtresat ne nevoje dhe bileten e urbanit, qe kap rreth 3 – 4 miliarde leke financohet pjeserisht ose plotesisht me rritjen e arketimeve te Buxhetit nga rritja e cmimit te naftes dhe tvsh respektive.

Shkurt kjo pakete mund te definohet si “lojera llogaritaresh” me element “populist” per te genjyer me te varferit me lemoshe.

Nderkohe asnje mase nuk ka paketa, per reforma drastike per clirimin nga abuzimi me fondet publike (si ata qe menaxhojne sektore energjitik dhe ujesjellesa, etj) apo clirimin e tregjeve nga ndermjetes qe kane monopolin e “licensave” per te rrjepur si prodhuesit si konsumatoret, ne mungese te konkurences dhe autoriteteve shteterore. Klientet e qeverise nuk mbajne asnje kosto ne kete pakete. Perkundrazi. Ata mund te vazhdojne si zakonisht.

Ashtu sic nuk ka asnje mase shtese per biznesin vendas. Cka tregon qe kjo Qeveri eshte vertete ne veshtiresi.

Advertisement

Sa i perket sektorit te energjise, QYTETARET SOT PO PAGUAJNE jo vetem ne fature por edhe me ane te BUXHETIT TE SHTETIT (Buxheti eshte lek i qytetareve dhe jo i Qeverise, apo ndonje prindi te ndonje krye Bashkiaku) per keqmenaxhimin rrezervave ujore dhe financiare te sektorit keto vite dhe ne 2021. Me poshte po ju citoj nje paragraf te jashtezakonshem qe Ministria e Financave me gjuhen e saj kishte vendosur ne relacionin e projekt buxhetit 2022:

“Gjatë 8 mujorit 2021, KESH sh.a realizoi një nivel prodhimi neto publik prej rreth 4.29 TWh. Një tregues përmirësimi i konsiderueshëm që dëshmon që deri në 8M e vitit 2021 OSHEE Group sh.a  ka arritur të sigurojë furnizimin e një viti normal nga KESH sh.a prej 3.85 TËh. Megjithëse të gjithë treguesit deri në periudhën 8 mujore të vitit duken të jenë pozitivë, një tregues shqetësues i cili ka nevojë për vëzhgim të mëtejshëm është monitorimi i nivilit aktual të basenëve të hidrocentraleve.

Konkretisht niveli i basenit te Fierzës deri në muajin Gusht 2021 ishte në kuotën 274.3m. Ky ishte niveli më i ulët për muajin Gusht që prej vitit 2017 dhe nivel shumë më i ulët sesa kuota mesatare prej 279.4m e 30 viteve të fundit. Shqetësues është fakti që niveli i basenit të Fierzës ka zbritur nga kuota 291.7m në Qershor, në 274.3m vetëm në 3 muajt e fundit.”

Pra viti 2021, kur kemi patur nje nga vitet me te mira te prodhimit te energjise ne 30 vite, u keq perdor duke ulur rrezervat ujore (shitur energji kur kaskada mund ti mbante si rezerva) ne nivelet e viteve me te keqija deri ne fund te gushtit. E keshtu keqmenaxhimi, per te cilin sot mbajme kosto, na shitet si kujdes i qeverise ndaj nesh.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit