minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Rinasi, në kontekstin e menaxhimit të sigurisë… - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Rinasi, në kontekstin e menaxhimit të sigurisë…

0
Rinasi,  në kontekstin e menaxhimit të sigurisë…

Nga Kristaq Xharo*

Një ngjarje kritike që mori vëmëndjen e të gjithëve, një dilemë e menaxhimit të sigurisë në rast ‘stresi’. Rinasi nuk është thjesht objekt i rëndësisë së veçantë, por edhe një nga pikat më nevralgjike e komunikimit të vendit me botën, dhe si cdo aeroport pika ku ‘fillon e mbyllet’ zinxhiri i sigurisë së shtetit.  Nëse atje në Rinas cenohet qytetari, shteti, por edhe komunikimi me botën, jo vetëm siguria, por edhe shteti vihet përballë provës dhe aftësisë për menaxhimin e situatave kritike të sigurisë. Emergjenca dhe domosdoshmëria për analizë dhe përgjegjësi të plotë, është mënyra e vetme për të reduktuar  premisat e përsëritjes së rreziqeve në të ardhmen aty apo në sektorë të tjerë kritikë.

…………

Rinasi, më sjell në kujtesë një ngjarje të 24 vite më parë. Duke pritur, në orët e vona të Prillit 1997, një nga linjat e  rralla, që nuk i ndërprenë fluturimet,  Austria Airlines, takohem rastësisht me Roland A, oficer policie në Rinas. E kujtoj të veshur me antiplumb e helmetë, që mbante një Mitraloz të Lehtë (ML-56) me shiritin e fishekëve, të gatshëm për zjarr. Rolandi, një skraparlli 24-karatësh, që pak kish ndryshuar, që nga shkolla e famshme ushtarake ‘Skëndërbej’, shërbente në Rinas ku prej disa netësh rresht qëndronte në vendroje, në atë që quhej Kulla e Kontroll- Komandimit.  Breshëritë sporadike të të shtënave gjatë netëve, që  vinin nga jashtë aeroportit,  mbushur edhe me lajme për sulme mbi aeroport  kërkonin përqendrimin maksimal edhe pse në kushtet e skajshme të stresit e lodhjes maksimale. Kishin ditë nën tension dhe pa asnjë kontakt me familjen.

Advertisement

Duke e ditur që 15 km më larg, në Tiranë, gati  gjithë institucionet kishin  rënë, aq sa edhe qeveria e përkohshme nuk po arrinte të gjente ministra,  e ngacmova për vullnetin për detyrën.  Më mbeti në mendje përgjigja  “…në Tiranë mund të bien e ngrihen sisteme e qeveri, por këtu në Rinas, ku është porta e hyrjes dhe largimit, bie vet shteti…”. Ishte plotësisht i vetëdijshëm për përgjegjësinë, kur ngjitej në Kullën e Kontrollit, pozicioni më dominant i luftimit, ku do të gdhinte së bashku me kolegët,  nën stres edhe netë të tjera. Nuk paguhej ndryshe nga ushtarakët e tjerë e që kish muaj pa e marrë pagesën me të cilën mbante fëmijët, gruan dhe prindërit.  Por, stresi, jo nga pagesa, i vinte nga meraku për shiritat e mitralozit pasi edhe atë natë prisnin sulme të tjera nga të çmendurit…  Dhe Kulla e Kontrollit u ruajt, aeroporti nuk heshti, kur edhe retë e shiut ja kishin lënë vendin reshjeve të plumbave.. Është në nderin e kujtdo,  që hyn e del në atë objekt si punonjës apo si udhëtar të njohë historinë e atij vendi, të Rolandit dhe gjithë shokëve të tij, policë e punonjës të aeroportit.

…………….

Paradoksi ndodh 24 vjet më vonë, kur Kulla e Kontrollit, e gjithë aeroporti do të shurdhohej. Aq sa dallova nga ekranet shumica e të ‘stresuareve kolektive’ ose nuk kishin lindur ose luanin me gëzhoja në vitin e mbrapshtë ’97. Ndaj ose nuk njohin asgjë, ose pak ju intereson historia dhe vlera e atij objekti, aq më pak që  tani, që janë në kulmin e ‘stresit kolektiv’, të shkaktuar nga virusi ‘euro’ me pasojë sindromën e paaftësisë psiqike (jo fizike). Urojmë që simptoma e ‘stresit kolektiv’ të  kontrollorëve të jetë e izoluar, dhe vetëm për ata me paga mbi 4 milion, pasi besoj se nuk ka të tjerë, ndryshe, pasojat do të ishin kritike nëse ky virus prek edhe policët e ushtarakët edhe zjarrfikësve,  bukëpjekësve, punonjësve të ujësjellësit, që për nga rreziku në punë dhe dëmet që mund të sjellin kalojnë shumë herë më shumë se ‘të stresuarit kolektiv’. Larg qoftë nga bluzat e bardha heronjtë unikë në këtë kohë që nën stresin e njerëzve që ju ‘përplasen’ çdo ditë, të veprojnë njëlloj si të rinjtë kontrollorë.

…………..

Advertisement

Në dilemat për analizë. Ndryshe nga ngjarjet e tjera urojmë që ngjarja e Rinasit të mos humbasë në intervalin ‘3 ditor’ e pastaj të harrohet sikur nuk ka ndodhur kurrë. Ajo ka nevojë sa për reagim aq edhe për analizë. 7 prilli ndodhi, Kulla ra, dëmi direkt apo anësor u ndje nga të gjithë. Ngjarje të tilla edhe pse shumë të rralla kanë ndodhur edhe në disa shtete. Modeli i reagimit pothuaj ka qenë i njëjtë. Modeli Regan, spanjoll apo polak i reagimit pak ndryshojnë. Në pamundësi të përkohshme për këtë model alternativë, kërkesa për asistencë vendeve partnere është më se logjike. Për analogji është në të njëjtën linjë edhe me kërkesën që i drejtuam NATO-s në vitin 2010, kur në mungesë të kapaciteteve ajrore, aleanca ju ka dhënë mision dy shteteve anëtare (Itali dhe Greqi) plus Turqi të vëzhgojnë dhe ruajnë hapësirën tonë ajrore. Në kushtet e menaxhimit të sigurisë predominon siguria e individit, shtetit dhe vetë aleancës. Kontrollorët nga këto vende mund të jenë më se të mirëpritur për aq sa të mundësojnë lidhjen tonë me botën nëpërmjet ajrit dhe për aq kohë sa të përgatiten kapacitete profesionale dhe morale, përfshirë edhe ato alternative.

Një çështje tjetër që afrohet në debate është edhe kategorizimi i ngjarjes ose më thjesht a u cenua siguria kombëtare. Ka tre opinione për pyetjen. Dhe të treja lidhen me ndjesinë ndaj ngjarjes. Së pari, në referencë me konceptin e sigurisë që dominonte deri në fund të Luftës së Ftohtë për të gjithë shtetet pavarësisht nga sistemet apo ombrellat, kur siguria ishte ndjesia për të ruajtur sovranitetin territorial nga një shtet armik. Prekja e kufijve, lufta, përballja dhëmbë më dhëmbë ishin tiparet dominuese të këtij koncepti të sigurisë. Në këtë kontekst, pra në konditat para Luftës së Ftohtë, ngjarja e Rinasit edhe pse e rëndë nuk e rrezikonte sigurinë kombëtare.

Së dyti, koncepti aktual i sigurisë kombëtare, që zuri fill diku pas viteve ’90,  bëri pjesë të vet edhe sigurinë humane dhe tashmë në dokumentet zyrtar të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare siguria kombëtare ka si pjesën e vet më substanciale sigurinë humane me shtatë kategoritë e saj: ekonomike, shëndetësore, mjedisore, ushqimore, fizike,  komunitare dhe politike. Dokumentet strategjike edhe  të vendit tonë, përfshirë ‘Strategjinë e Sigurisë’ apo edhe një numër ligjesh që lidhen me sigurinë ndihmojnë për të marrë përgjigje nëse : u cenua siguria kombëtare atje në Rinas?

Në Rinas u cenua individi, komunitetit, shteti, por edhe më tej. Jo vetëm se u prekën qytetarë të mbetur në aeroport apo rrugët e botës,  avionë që sillnin udhëtarë apo medikamente mjeksore, u  devijuan korridore ajrorë ndërkombëtarë, deri sa edhe u vunë në dyshim kapacitetet tona operacionale dhe logjistike në funksion të  NATO-s. Të gjitha këto janë standarde të sigurisë kombëtare… Pas kësaj kushdo mund të jap përgjigje nëse u cënua siguria kombëtare.  Është ky kontekst që jep argumente qe në Rinas u prek siguria kombëtare.  Është edhe një opinion i tretë që vjen kryesisht nga ‘gjithologët’ apo analistët të cilët nën rikoshetat edhe të fushatës elektorale, qëndrimin e tyre nuk kanë nevojë ti referohen ndonjë teorie apo konteksti  dhe për pasojë mund të kenë çdo lloj qëndrimi. Është e vështirë të përkufizosh këto pozicione.

Advertisement

……….

Dhe në fund,  për tu rikthyer tek ‘aktorët’ kryesorë në skenë, pjesëtarët e ‘stresit kolektiv’. Shenja  të dukshme të sindromës së stresit duket se lidhen me mungesën e konceptimit të përgjegjësisë përtej aftësive teknike, paaftësinë apo papërgjeshmërin e theksuar për të konceptuar pozicionin si shërbim ndaj shtetit dhe shoqërisë, pozicionin tepër të ‘përkëdhelur’ në trajtim dhe idenë e gabuar se qëndronin mbi ligjin dhe moralin, që i çoi dhe në veprim të fajshëm.  Ata humbën dukshëm besimin për pozicione kaq delikate dhe në kushtet e mos menaxhimit të këtij lloj ‘stresi’ dhe vështirë se japin garanci për rezistencë psikologjike në situata edhe më të tendosura…

Pavarësisht kësaj, ata  nuk mund të ngjyrosin gjithë aktivitetin e punonjësve që merren me menaxhimin e hapësirës ajrore. Ata janë disa dhjetëra herë më shumë, jo vetëm në numër,  por edhe në përkushtim, që nuk i dallon asgjë nga sektorët e tjerë: bluzat e bardha, emergjencat civile, forcat e rendit e forcat e armatosura, shërbimet komunitare e të tjerë, që  jo vetëm  menaxhojnë stresin, nuk njohin orar, me pagesa shumë herë më të ulëta, por i bëjnë ballë vështirësive. Në rastin e Rinasit, pas ‘lajthitjes’ së ‘të stresuarve kolektivë’ mund të jetë një moment që të shërbejë për të vlerësuar nevojën për alternativa zgjidhje, por edhe për  strategji  afatgjata të cilat marrin në konsideratë kapacitetet, aftësitë dhe  dobësitë, por edhe kontekstet që mund të çojnë në rreziqe të e brendshme, veçanërisht në fusha kritike.

*Lektor në Çështjet e Sigurisë, në Universitetin Europian  të Tiranës

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit