minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Sa mund të vlejnë 20 milionët e identifikimit biometrik?

0

Nga Eduard Zaloshnja

Dje u shpallën ofertat e tetë firmave që synojnë të realizojnë identifikimin biometrik të votuesve të 25 prillit. Mesatarja e të tetë ofertave ishte rreth 20 milionë euro, që nuk do të lejojnë më votimin familjar për bijtë, bijat, nuset, dhëndurët, nipërit e mbesat në emigracion, si dhe votimin 2-3 herë nga i njëjti person.

Por çfarë efekti mund të kenë këto 20 milionë euro në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 prillit?

Në një analizë që kam botuar para disa muajsh, llogarita me përafërsi se rreth 80 mijë vota në zgjedhjet e 2017-ës, me shumë gjasa, kanë qenë të bijve, bijave nuseve, dhëndurve, nipërve e mbesave në emigracion, të hedhura në kuti përmes votimit familjar në fshtatërat e vegjël anekënd Shqipërisë (kuptohet, disa pro PS-së e disa kundër saj). Sidoqoftë, vota popullore nuk përcakton sa mandate fiton një parti apo një tjetër në sistemin elektoral shqiptar. Përqindjet e partive në secilin nga 12 qarqet janë vendimtaret në përcaktimin e mandateve (PS-ja regjistroi vetëm 48.2% të votës popullore më 2017, por siguroi 74 mandate në Kuvend).

Advertisement

Me pak fjalë, 20 milionë eurot e shpenzuara për identifikimin biometrik, me gjasa të mëdha, do të kenë vetëm efekt rajonal. Nga rezultatet e zgjedhjeve të 2017-ës dhe zhvillimet e derisotme, duket se në qarqet nga Elbasani e poshtë, identifikimi biometrik do të ketë fare pak ndikim në mandatet e partisë në pushtet (PS-së).

Vetëm në qarkun jugor Gjirokastër duket se do ketë një zhvillim demografik, jo biometrik. Këtij qarku do t’i pakësohet një mandat (si rezultat i pakësimit të shtetasve në regjistrat e gjendjes civile të qarkut). Dhe këtë mandat duket se do ta humbasë PS-ja, pavarsisht se mbetet partia e parë në atë qark.

Pikpyetjet fillojnë në qarqet mbi Elbasan.

Disa qindra vota fiktive emigrantësh në malsinë e Tiranës (që identifikimi biometrik do t’i eliminojë) mund t’i heqin PS-së një mandat në këtë qark.

Advertisement

Disa qindra vota fiktive emigrantësh në malësinë e Krujës (që identifikimi biometrik do t’i eliminojë) mund t’i heqin PS-së një mandat në qarkun Durrës.

Disa qindra vota fiktive në malësinë e Pukës (që identifikimi biometrik do t’i eliminojë) mund t’i heqin PS-së një mandat në qarkun Shkodër.

Disa qindra vota fiktive në malësinë e Mirditës (që identifikimi biometrik do t’i eliminojë) mund t’i heqin PS-së një mandat në qarkun Lezhë.

E njëjta gjë mund të ndodhë në qarkun Dibër, por jo prej identifikimit biometrik, por prej tkurrjes demografike (qarku Dibër do të ketë gjithsej 5 mandate, jo 6 si më parë). Ndërsa në qarkun Kukës, nuk mund të priten ndryshime, sepse gjithsej 3 mandate ka….

Advertisement

Duke përmbledhur sa më sipër, tabela më poshtë pasqyron PARAPRAKISHT efektin që mund të kenë 20 milionë eurot e identifikimit biometrik në mandatet e PS-së.

Tabela 1. Ndryshimet e mundshme të numrit të mandateve të PS-së prej identifikimit biometrik

QARQET20172021
Shkoder43+?
Kukes11
Diber*21+?
Lezhe32+?
Durres87+?
Tirane*1818+?
Elbasan77
Fier1010
Berat44
Korçe66
Gjirokater*32
Vlore88
TOTAL7469+?

*SHËNIM: Për shkak të ndryshimeve demografike, Dibra do të ketë 5 nga 6 mandate që kishte, Gjirokastra 4 nga 5 që kishte dhe Tirana 36 nga 34 që kishte.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit