minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Sali Berisha, ose e vërteta e thjeshtë e 25 prillit

0

Nga Alfred Peza

Përtej padurimit epik të Lulzim Bashës për tu bërë “një çikë” Kryeministër, fushatës elektorale partiake të Ilir Metës ndonëse është Kryetar Shteti dhe shfrenimit të fantazisë së Monika Kryemadhit për të premtuar çti dali përpara, në fund të fundit opozita po i afron shqiptarëve si alternativë vetëm Sali Berishën.

Pavarësisht lojës së nervave të Fatmir Mediut me SHQUP-in, për një mandat tjetër të sigurtë përveç të vetit, presionit të Shpëtim Idrizit për të njëjtin halla, sikletit të Vangjel Dules për të qenë në një listë me PDIU dhe kënaqësisë së Agron Dukës, Nard Ndokës dhe Dash Shehit që duket se e kanë të sigurtë edhe një mandat tjetër deputeti, në fund të fundit e vetmja e re që i ofron opozita zgjedhësve më 25 qershor, është alternativa e tyre e vjetër.

Të gjithë janë po të njëjtët liderë që ranë nga pushteti më 2013, po u ofrohen shqiptarëve sot sërisht, si një zgjedhje e re. Si një alternativë e re. Si një xhaketë e kthyer mbrapsht dhe e arnuar gjithandej, me shpresën se nga larg do tu duket e re. Kaq mjafton që kësaj qasje, kësaj oferte elektorale, ti vendosësh diçiturën e huazuar nga titulli i një romani të Remarkut: Asgjë e re nga fronti i opozitës!

Advertisement

Nuk janë të vjetër vetëm liderët e partive të koalicionit opozitar, por edhe ofertat e tyre politike. Edhe programet e tyre elektorale, si ajo e LSI që doli se ështe e kopjuar nga ai i shumë e shumë viteve më parë. Ndërkohë që PD të paktën është “më mirë”, sepse të paktën…, nuk ka fare program! Megjithatë, pa program, pa asnjë lider të ri dhe pa asnjë prurje të re në ekipin e vet përfaqësues, opozita sërisht po kërkon që të vijnë në pushtet duke e shitur veten si një alternativë e re!

E si për ti vënë vulën kësaj parade “old fashioned”, në krye të tyre vazhdon të qëndrojë Sali Berisha, më i vjetri i gjithë më të vjetërve të skenës sonë politike. Është po ai që është ofruar si alternativë e re nga PD edhe në zgjedhjet e 1991, edhe në ato të 1992 kur fituan për herë të parë. Edhe më 1996, edhe më 1997 kur ranë nga pushteti. Edhe më 2001, e në ato të 2005 kur u rikthyen në pushtet. Edhe në procesin e 2009, edhe më 2013 kur kaluan sërisht në opozitës. Edhe në zgjedhjet e 2017, edhe tani në 2021.

Nuk është fjala që Sali Berisha është më i vjetri si jetëgjatësi politike, apo për nga mosha biologjike, por është thjeshtë e vetmja e re që na ofron opozita në zgjedhje. Përtej makiazhit, fasadës dhe lojës së kukullave, Sali Berisha është kryeopozitari. Është kryelideri. Është fillimi dhe mbarimi i gjithçkaje që ndodh brenda gardhit opozitar, për rrjedhojë edhe i gjithçkaje që do ndodhi nesër në qeverisjen e vendit.

Në këtë mënyrë, opozita po i thotë shqiptarëve; ose zgjidhni sërisht Sali Berishën, ose alternativë tjetër nuk ka. Ndërsa gjithë të tjerët rrotull, do të jenë vetëm administratorët e deleguar të tij. Pak rëndësi ka, nëse dikush si Kryeministër, a dikush si ministër. Dikush si Kryetar Parlamenti, a dikush si kryetar i Grupit Parlamentar të së djathtës.

Advertisement

Është kjo arsyeja se përse Lulzim Bashën kushdo mund të kritikojë sot, si brenda PD, ashtu edhe brenda gardhit të SHQUP. Kushdo mund të përplaset me të qoftë në krye të shtetit apo në krye të LSI, e të çdo partie tjetër aleate. Por për Sali Berishën as edhe një fjalë të keqe, as e kanë thënë dhe as ka për të thënë askush brenda, apo që ka krijuar parti të re opozitare pasi iku nga PD.

Sepse këto 30 vite kanë mjaftuar për të kuptuar, që nëse do të mbijetosh brenda së djathtës politike, duhet të kesh më parë aprovimin e Sali Berishës. Nëse ai “ta heq shikimin”, dije se këtu është fillimi i fundit të karrierës së gjithkujt. Kaq mjafton për të kuptuar jo thjeshtë se kush është lideri “de facto”, sepse kjo dihet prej kohësh, por se kush është alternativa e vetme që opozita jonë po i afron shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Nëse ka sot për të bërë një zgjedhje, ajo është mes të djeshmes dhe të sotmes. Mes Sali Berishës dhe Edi Ramës. Mes 30 viteve të shkuara dhe tranzicionit drejt 30 viteve të ardhshme. Mes të vjetrës dhe nxjerrjes së saj në pension politik, si e vetmja mundësi për ti hapur rrugën njëherë e përgjithmonë, të resë.

Kjo është e vërteta e thjeshtë e këtyre zgjedhjeve. Gjitha të tjerat, janë; shumë zhurmë për asgjë!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit