Saliu me Enverin?! Foto-fakt që kërkon transparencë

Nga Pajtim Bello

Publikimi fotos së Sali Berishës me Enver Hoxhën në Gazeta Tema nxiti një debat, e vërteta jo për herë të parë, por këtë herë ishte më i zjarrtë sepse fotoja e publikuar ishte më e veçantë, e pa botuar deri sot dhe mbart vlerën e një dokumenti histrik. Saliu duket i ngazëllyer dhe i buzëqeshur si të kishte zënë qiellin e shtatë. Dokumenti sjell një ralitet që lidhet edhe me foto të tjera ku Saliu është në familjen e Enverit; pra janë disa foto-fakt. Këto fakte e përjashtojnë rastësinë, llogjika e thjeshtë flet se kemi të bëjmë me një veprim sistematik.

Ka ardhur momenti që Saliu të bëjë transparencë. Transparenca më shumë se detyrim moral është edhe ligjor. Nga këndvështrimi i disa ngjarjeve kulminante, ndodhur pas vitit 1990, transparenca është domosdoshmëri dhe nuk ka vend për nënvlerësim. Duhet të dimë kush është ish Presidenti, ish Kryeministri dhe ish Kryetari i Opozitës që ka dominuar tranzicionin politik të shoqërisë shqiptare gjatë 31 viteve.

Mungesa e transparencës mund të fshehij gjëra të llahtarshme që kanë ndodhur dhe ende mund të ndodhin! Kjo foto mund të jetë peta e fundit e një lakrori të prishur. Pyetja shtrohet troç: Për se e fshehu këtë foto dhe mohoi të kishte takuar Enver Hoxhen? Tek Hoxhatët shkonte se ia donte shpirti apo shkonte se e dërgonin me mission? Nëse e dërgonin me mission, të tregojë kush e dërgonte dhe çfarë misioni i ishte ngarkuar?!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëqoftëse shkonte sepse ia donte xhani, kjo është shumë normale për kohën dhe për rrugëtimin e Saliut në atë periudhë. Mirpo në realitetin e sotëm duhet ta flasim açik. Përse u dashka që disa ish anatrë të PPSH, qoftë edhe të thjeshtë, të shihen si djajtë e zinj, të anatemohen, kur një komunisti të thekur ti besojmë dekomunistizimin?! Nën flamurin e dekomunistizimt u dashka që të fshijmë nga faqja e dheut shqiptar gjithçka ka është krijuar në atë periudhe në histori.

Brezit të ri nuk i flitet fare kush ka qenë Shqipëria e viteve 1944-1990 me të këqijat dhe të mirat e veta. Flitet vetëm për diktaturë, uri e të uritur, krime e kriminelë dhe të persekutuar. Përse vallë dhe nga kush është ndërmarrë kjo fushatë diskriminuese për një brez të tërë dhe për një histori 45 vjeçare? Përse nën flamurin e dekomunistizimit shkatërruan një industri të tërë më së shumti e dobishme për ekonominë edhe në kushtet e ekonomisë së tregut?!

Me çfarë tagri dhe për çfarë qëllimi baltosen Lufta Nacional Çlirimtare, dëshmorët dhe heronjtë e sajë që, së bashku me aletatët, shkruan një epope të lavdishme e fitmtare? Ka vend për shumë pyetje por duhet të kuptojmë që dekomunistizimi nuk përligj asnjë nga aventurat rrënuese e kriminale që ndërmoën të ashtuquajturit demokratë pas vitit 1992.

Ja që një foto flet shumë për një njeri. I heq vellon e misterit, e nxjerr lakuriq para opinionit, e ballafaqon me gjithçka ka thënë e ka bërë për 31 vite. Një foto nuk është një shkrepje aparati. Është fiksim i një momenti të në jetën e gjithkujt. Por momenti mund të jetë edhe historik dhe në këtë rast është i tillë. Kjo foto-fakt flet shumë, pikërisht për këtë disa nxituan flakë për flakë të japin sqarime kozmetike për rrethanat në të cilën është shkrepur aparati.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Është një foto që iu ka shpëtuar nga duart për ta asgjësuar. Si e tillë na sjell mbi tavolinë një çelës për të hapur kutinë e pandorës për ngjarjet në vitet 1990-1992 dhe deri në ditët e sotme. Koha e afërt do të sqarojë kush ishin ata që u veshën me pardesy të bardha të cilët peshkuan në ujrat e turbullta duke mashtrur shqiptarët dhe aleatët perëndimorë.