minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

SHËNIM: Aleanca Rama-Basha është fakt

0
SHËNIM: Aleanca Rama-Basha është fakt

Kreu i qeverisë, në mënyrë të përsëritur nga dita e djeshme ka filluar t’i shtrijë dorën kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.

Dikush e ka qujatur diversion, dikush thotë që është një lojë e Edi Ramës, por shumë zëra kanë qenë prej kohësh se Rama dhe Basha bashkëpunonin nën rrogoz. Marrëveshje e cila ka filluar në maj të 2017-ës kohë kur Luli u ekzaltua se në 2017 në muajin shtator do të hynte në qeveri, qoftë me Edi Ramën pasi të shkrinte nga qarkullimi LSI dhe partitë e tjera të vogla siç i quajti në atë kohë “strehat e fundit të maskarenjve dhe hajdutëve”.

Shumë njerëz mendojnë dhe besojnë se Lulzim Basha ka ndryshuar, ai po ngrihet dhe ai po kërkon t’i rrëmbejë karrigen Edi Ramës edhe pse me një koalicion të ndarë, jo në një por në gati pesë fronte ku garojnë vetë Basha në njërën anë, LSI në anën tjetër apo Topalli, Murrizi dhe Patozi, por edhe Nisma Thurrje dhe Vetëvendosja me mënyrën e saj të kandidatëve të pavarur.

Shumë mendojnë se reagimi i Ramës nga dje dhe këmbëngulja e tij është diversion. Në fakt, dikush do ta shohë si diversion, dikush si akt të kryer. A ka dyshime se Rama dhe Basha mund të qeverisin bashkë? Pa asnjë diskutim, kjo ndodh kudo në Europë.

Advertisement

Rama dhe Basha kanë qeverisur bashkë, ka ndodhur për disa muaj, ku Edi Rama i dha çdo pushtet Lulzim Bashës në vitin 2017, pra për zgjedhjet e atij viti dhe kishte disa ministra jo politikë dhe qeverisja nuk pati asnjë lloj problemi. Përkundrazi, Luli mori gjithçka deshte. Gjithësesi zgjedhjet do të ndahen nga fituesit, pra kush do të ketë mbi 71 mandate. Në rast se Rama i vetëm dhe me ndonjë parti të vogël që garon mund të sigurojë 71 mandate nuk do të ketë nevojë për Lulzim Bashën.

Nga ana tjetër do të jetë e njëjta situatë si në vitin 2017 kur Edi Rama sapo fitoi zgjedhjet me 74 mandate sërish i shtriu dorën Lulzim Bashës duke i ofruar bashkëpunim për të mos pasur tensione dhe përplasje. Kreu i opozitës iku nga aleanca i stresuar së tepërmi edhe për shkak të faktit se Partia Demokratike po coptohej dhe shumë nga ikonat e saj të pavendosur në lista po e anatemonin Lulzim Bashën duke e kthyer në një njeri qesharak në opinionin publik.

Kohët e fundit, Luli po përpiqet që këto t’i rikuperojë dhe të sillet si një kryeministër europian dhe një njeri që i fiton zgjedhjet. Pra t’iu hedhë hi syve shqiptarëve kur ka një fakt që ka qeverisur me Edi Ramën dhe mund të bashkëpunojë me Edi Ramën sepse ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë me të. Janë të shumta rastet dhe është një politikë normale, totalisht e pranueshme bashkëpunimi i palëve, por jo duke bërë pazare.

Lulzim Basha bashkëpunimin me Edi Ramën në fakt, përveç qeverisjes me të e ka pasur edhe për pazare personale siç është rasti i pallatit të vjehrrit të tij dhe një gjyqi formal ku u fituan 16 milionë euro të cilat do të paguhen nga taksat e shqiptarëve për xhepat e familjarëve të Lulzim Bashës, apo bizneset e fundit të tij të cilat lulëzojnë me xhiro qindra mijëra euro apo milliona euro.

Advertisement
LEXO EDHE:  Paralajmërimi nga SHBA: Udhëheqësit shqiptarë të distancohen nga Turqia

Prandaj ajo që është fakt është se Luli dhe Rama mund të qeverisin, mund të bashkëpunojnë dhe këtë e kemi parë e provuar. Ka tetë vite që bizneset e familjes rriten dhe Edi Rama nuk i kontrollon ato për të parë ka apo nuk ka evazaion. Lulzim Basha mbylli me procedurë edhe një skandal të madh që i plasi në SHBA ku kishte paguar rreth 1 milion e 125 mijë dollar lobim në vitin 2017 për një foto me ish presidentin Trump.

Asgjë nuk u zbardh, asnjëherë nuk u mbyll vetëm se Edi Rama apo sistemi i kapur i drejtësisë nga kryeministri siç pretendon Luli, ja mbylli çështjen. Prandaj ka shumë argumenta dhe do të ishte shumë gjatë t’i rendisnim të gjitha, por nuk ka pse të duket si diversion.

Ai që merr 71 mandate më shumë do të tentojë të qeverisë i vetëm, Basha do ta ketë të pamundur këtë formë qeverisje pasi edhe sikur të fitojë do të ketë nga pas në trenin e tij shumë vagona, atë të PDIU të LSI, Partisë Republikane, aleatët e Dukës e të tjerë me radhë, të cilët do të jenë një tufë me hijena që do të duan të coptojnë “kufomën” e kapur nga Lulzim Basha që në këtë rast është pushteti.

Ashtu sikundër nga ana tjetër Edi Rama mund të vinte në pushtet sërish edhe me mbi 70 mandate do të donte të kishte disa aleatë të tjerë brenda në qeveri pasi mund të krijonin më shumë stabilitet, por gjithçka varet nga rezultati i cili do të ishte katastrofik në rast se Basha nuk arrin të fitojë por merr të njëjta mandate si në vitin 2017 apo diçka më shumë, duke mos mundur të bëjë fitoren bashkë me LSI dhe nga ana tjetër Rama i cili do të tentojë me çdo kusht i favorizuar edhe nga ndarja elektorale dhe pushteti që të kapë 71 mandatet për të qeverisur sërish vendin edhe ndoshta duke i shtrirë dorën Lulit, për t’i hedhur një kockë atij për të bashkëpunuar dhe për të mos pasur vendi destabilitet.

Advertisement

Gjithësesi të dyja palët duken të interesuara që për të ruajtur njëri tjetrin mund të ndajnë sërish pushtetin.(CNA)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit