minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Sfida e Ilir Metës: Ja çdo ndodhë nëse braktis nesër Presidencën dhe nuk madaton fituesin e zgjedhjeve për krijimin e qeverisë

0
Sfida e Ilir Metës: Ja çdo ndodhë nëse braktis nesër Presidencën dhe nuk madaton fituesin e zgjedhjeve për krijimin e qeverisë

Nga Adriatik Doçi 

Presidenti Ilir Meta i ka shpallur zgjedhjet e 25 prillit një referendum popullor, duke i kthyer në një sfidë personale kundër qeverisë. Gjatë fushatës elektorale, Meta jo vetëm ishte aktiv, por dubloi Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, duke rreshtuar për herë të parë Presidencën politikisht në këto zgjedhje.

Ditën e votimit, Meta, bashkë me stafin e Presidencës, u shfaq sa në një zonë në tjetrën elektorale, duke marrë atribute të OSBE/ODIHR, KQZ, policisë dhe prokurorisë. Meta ka deklaruar se do të japë dorëheqjen si President dhe do të marrë drejtimin e opozitës nëse shqiptarët konfirmojnë sot me votë qeverinë aktuale me në krye Edi Ramën.

Meta e përforcoi këtë përbetim 3 ditë më parë, teksa tha se “Nëse Rama merr 71 mandate në mënyrë demokratike do t’i jap dhe mandatin e presidentit. Ama nëse prek dhe një votë nuk do të gjejë vrimë ku t’i futet”. Meta la të kuptohet se nëse PS fiton zgjedhjet, nuk do të mandatojë Edi Ramën për formimin e qeverisë, por do t’i dorëzojë mandatin e Presidentit.

Advertisement

Po çfarë do të ndodhë nëse Partia Socialiste konfirmohet për një mandat të tretë dhe Ilir Meta jep dorëheqjen?! Nëse Meta braktis Presidencën dhe merr drejtimin e LSI-së, vendin e tij do ta zërë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Zgjidhja parashikohet në nenin 91 të Kushtetutës, ku parashikohet mundësia kur Presidenti lë vendin vakant.

Në rast të një skenari të tillë, kryetari i Kuvendit ushtron të gjithë kompetencat e Presidentit, përfshirë edhe mandatimin e partisë fituese të zgjedhjeve për të formuar qeverinë e re. Kreu i Kuvendit ushtron detyrën e Presidentit deri kur të zgjidhet Presidenti i ri.

Nga ana tjetër, nëse Meta nuk jep dorëheqjen, por as nuk mandaton fituesin e zgjedhjeve për krijimin e qeverisë, Kuvendi aktual mund ta shkarkojë Presidentit.

Pavarësisht sjelljes së Metës pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shkarkimin e Metës, pas sulmit të këtij të fundit ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit kryesor strategjik të Shqipërisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit