minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Shejtanë të rilindur”, Myslim Murrizi: Si nuk iu vjen turp o tradhëtarë? U shpërndatë si copa m*ti në çdo parti

0
“Shejtanë të rilindur”, Myslim Murrizi: Si nuk iu vjen turp o tradhëtarë? U shpërndatë si copa m*ti në çdo parti

Nga Myslim Murrizi

Qeveria Rama 3 dhe “Opozita” Basha pa numer ,u votbesua ne nje dite te “ shejnte”

16 shtatori dita e Konferencez komuniste te Pezes

Ehhhh sa te kamufluar jane keta shejtane komunistesh te rilindur dhe ish komunistet dhe spiunet e sigurimit e bijt dhe kopilet e tyre qe gjoja jane ne opozite

Advertisement

Po si more qafire harruat te shkonit ne Peze dje me shall te kuq ne qafe e me ylle ne balle??

Po a nuk ju vjen zor more “ tradhetare” ?????

Po mire ju 140 galaktike e intelektu-hal qe ligjeruat mbreme gjithe naten derisa kenduan gjelat ne saba ,fjalime “perrle”,mbreselenese e plot kuptim, sharm, humor, ironi e sarkazem te holle qe vetem mendje gjigante e juaj mund ti prodhoje, qe ishit te zene e nuk mundeshit dot te ishit prane zjarreve imituese ne Peze

Po Presidenti dhe shoqata e veteraneve te enverit pse nuk ishin mbreme ne Peze???

Advertisement
Ehhh sa kane pritur gjith naten “veteranet” e luftes per te shtrenguar duart me udheheqesit dhe per te bere foto prane zjarreve me idhtaret e komunizmit te shperndare si copa m…. ne çdo parti e çdo cep te politikes se ketij Vendi
Veterane tamam nuk ka më se me i riu partizan duhet te jete 93 vjeç sot pra ai qe ka qene 16 vjeç ne vitin 1944, por “ veteran” imagjinare ose trashgimtare te veteraneve jane merzitur shume nga harresa qe ju bete mbreme
Por besoj qe do ju mirekuptojne se ju kishit mbledhje “ pleniumi” mbreme ne “ kuvendin popullor” dhe per popullin folet e diskutuat deri ne 6:00 te sabaut

Per popullin u “ grindet” u “vrate” e u “prete” gjithe naten me njeri tjetrin qe ti tregonit popullit se kush e do me shume e kujt i bien shtate pike ne b… per kete popull

Po mire more mire ju ,se ishit te zene deri ne fyt me pune e shume te ngarkuar me halle qe nuk shkuat dot mbreme ne Peze rreth zjarreve partizane, po keta shejtan ambasadore qe nuk kane lene zyre pa hyre dhe zyrtare pa takuar e pa bere selfije keto dite, si ju ka shpetuar ky rast??????

O te nderuar Ambasadore!

A e dini apo nuk e dini ju rendesine e 16 shtatorit te vitit 1942?????

Advertisement

Ejjjjj eshte konferenca e Pezes more te nderuar, dhe nuk eshte shaka

Eshte mbledhja e dyte me e rendesishme e komunisteve Shqiptare pas 8 nentorit 1941, dhe ju nuk begeniset te shkonit 2-3 ore pas zjarrit ne Peze????

Po pse more e neglizhuat???

Po Peza 20 min larg ambasadave eshte

Advertisement

Ju nuk keni lene mal e koder, qytet e fshat, perrua e lum pa shetitur, ne çdo cep te Shqiperise dhe nenvleftesuat mbreme Pezen????

Po edhe ne Peze ka fiq, ka raki rrushi, ka kafe turke dhe ekspres, ka Qytetare qe mund tu tregojne me mire se kushdo se çfare ka qene komunizmi, ka maturante qe enderrojne per tu bere gjygjtare e prokurore, ka fermere qe punojne gjithe diten, ka njerez qe nuk kane vjedh kokerr leku nga taksat e Shqiptareve, ka BURRA dhe GRA shume here me te mire e me te paster se keta m…. qe keni takuar e takoni neper zyra e neper selite Tuaja

Ore se po ju bie ne qafe kot me duket, se nuk e keni per detyre por mendova tja kishit bere si qoke qeverise, meqenese ata ishin te zene me pune, por mos ma merni per te keq se nje sygjerim bera, por ju i dini vete si dhe kur behen “ qokat”

Qe ta shlyeni kete gabim fatal qe keni bere mbreme duke mos shkuar ne Peze prane zjarreve partizane, duhet qe Presidenti Meta ta bej ceremonine e betimit te qeverise se re, Rama 3 dhe Opozites galaktike Basha pa numer neser mbrema ne Peze prane zjarreve partizane

Advertisement

Vetem keshtu shkon nderi ne vend dhe qeveria Rama 3 e Opozita Basha pa numer do te quhen pa frike “ pinjolle” te konferences se Pezes 16 shtator 1942 dhe pasardhes te denje te kesaj konference

Rruge tjeter nuk ka!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit