minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shqipëria ka nevojë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

0
Shqipëria ka nevojë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

Nga Astrit Patozi 

Ne kemi bindjen se vendi ka nevojë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Shqipëria nuk mund të zhvillohet duke u bazuar në ofertat e oligarkëve, por në një vizion të qëndrueshëm, që bazohet tek pasuritë kombëtare dhe mundësitë reale të shqiptarëve për t’i bërë ato efikase.

Vendi duhet të ketë prioritete të zhvillimit kombëtar, që nuk duhet të ndryshojnë sipas orekseve të qeverive të kapura nga korrupsioni.

Advertisement

Turizmi dhe bujqësia duhet të vihen në krye të projekteve për zhvillimin e vendit, ndërsa cilësia e arsimit duhet të trajtohet si emergjencë kombëtare.

Shqipëria duhet të përgatitet për epokën digjitale të zhvillimit, duke e orientuar brezin e ri drejt një kualifikimi cilësor në këto fusha.

Shqipëria ka nevojë, gjithashtu, për një sistem taksash të thjeshtë, të kuptueshëm dhe të llogaritshëm nga çdo qytetar dhe për një administratë, që shërben dhe nuk grabit.

Bindja Demokratike është e shqetësuar për ikjet masive të shqiptarëve dhe për zbrazjen e popullsisë nga keq-qeverisja. Ajo do të mbështesë projekte konkrete për të stimuluar rritjen demografike të Shqipërisë.

Advertisement

Ne mendojmë se Perëndimi është Siguria jonë Kombëtare. Bindja Demokratike konsideron si jetike ruajtjen e aleancës së Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Ajo e vlerëson si arritje historike anëtarësimin në NATO dhe do të angazhohet fort që Shqipëria të jetë sa më shpejt pjesë e Bashkimit Evropian.

Ne mendojmë se çdo parti politike, që cënon orientimin perëndimor të Shqipërisë, është duke cënuar njëkohësisht sigurinë dhe vënë në pikëpyetje ekzistencën tonë kombëtare. Orientimi perëndimor i Shqipërisë është shtylla kryesore për sigurinë tonë kombëtare.

Në këtë kuadër, ne e shikojmë si jetike që i gjithë faktori shqiptar në Ballkan të orientohet drejt perëndimit, si e vetmja strategji, që na bën bashkë dhe na jep më shumë identitet.

(Nga “Plani ynë për një Shqipëri normale)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit