minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Si po e kopjon Lulzim Basha, skemën e hetimit të “Shtëpisë së Verdhë”

0

Nga Alfred Peza

Kërkesa e Kryetarit të PD për të nisur hetimet në lidhje me pretendimet e tij për qindra të vdekur nga pandemia, por të padeklaruar nga institucionet përgjegjëse, ngjan si dy pika uji me stilin me të cilin u përgatitën dosjet e shtabit të UÇK, për krimet e pretenduara në vitet 1998-1999 në Shqipëri.

Është e njëjta teknologji, e njëjta qasje, e njëjta logjikë dhe e njëjta mënyrë të vepruari si atëherë, që tentohet të aplikohet prej tij edhe sot. Duke mos afruar as atëherë e as sot, asnjë prove, asnjë emër, asnjë deklaratë, asnjë dëshmi, asnjë dokument, asnjë provë, asnjë përgjim, asnjë regjistër.

Këtu e dy dekada më parë, historia nisi kur ish Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës Carla Del Ponte shkruajti në librin e saj “Gjuetia”, se në Shqipëri ekzistonte një e quajtura “Shtëpi e Verdhë”. Kaq u desh dhe sipas asaj që rrëfen më pas për gazetën “Le Temp” Jose Pablo Baraybar, një antropolog peruan që ishte pjestar i grupit të hetimit të Prokurorisë së Hagës, ai u nis me mision drejt Gurrës së Matit sëbashku me Lulzim Bashën.

Advertisement

Atëherë të dy u maskuan herë si gjeologë e herë si gjeometra, ndërsa këtë radhë Lulzim Basha doli live përpara kamerave, në një studio të televizioneve kombëtare në Tiranë. Atëherë në rolin e përkthyesit, ndërsa sot, me skeptrin e Kryetarit të PD, ose siç ka shumë dëshirë që ta thotë edhe vetë: Me mantelin e kandidatit për Kryeministër të opozitës shqiptare për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Atëherë nuk doli asnjë dëshmi apo provë se në një fshat aq të largët e të varfër, sa rrezik nuk ka patur as ambulance atë kohë, të kryheshin operacione aq të sofistikuara sa të realioheshin transplante njerëzore për llogari të trafikut ndërkombëtar të organeve.

Ndërsa deri tani, as në Tiranë e në asnjë qendër tjetër të banuar asnjë infermier, asnjë mjek, asnjë punonjës i morgut, asnjë punonjës i agjensive funerale apo i varrezave, asnjë familjar apo i afërt i ndonjërit prejt viktimave të supozuara, nuk e mbështet pretendimin e sotëm të Lulzim Bashës.

Atëherë pretendimi absurd për “Shtëpinë e Verdhë”, shërbeu si një “top bore” i hedhur djallëzisht nga ata që fshehën më pas dorën, për të vënë në lëvizje një ortek zhvillimesh të njëpasnjëshme kundër luftës çlirimtare, të cilat prodhuan raportin e Dick Marty. Një raport që u miratua në Këshillin e Europës edhe nga Partia që drejton sot Lulzim Basha, në kohën kur ishte në bashkëqeverisje, me partinë e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Advertisement

Edhe sot një tabelë (jo e shumëzimit) që Lulzim Basha e tregoi publikisht pa burim, pa kokë e për rrjedhojë pa asnjë vlerë, kërkon që të shërbejë si një instrument për të prodhuar një furtunë në gotë. Është thjeshtë një truk i vjetër sa vetë bota, për të larguar vëmendjen, nga akuzat për kasetën origjinale të masakrës së Krushës të cilën njeriu që e ka filmuar atë Melaim Belanica, ia kërkon Lulzim Bashës.

Dikur raporti i Dick Marty-t, u përdor si sebep për të vënë në lëvizje mekanizmin që çoi në krijimin e Gjykatës Speciale të Hagës, derisa zinxhiri komandues i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK sot akuzohet si grup i strukturuar kriminal. Ndërkohë që është harruar edhe libri i Del Pontes, edhe antropologu peruan, edhe përkthyesi i tij shqiptar, edhe “Shtëpia e Verdhë”, edhe raporti i Dick Marty-t.

Nëse për kufomat e pandemisë do kopjohet e zbatohet e njëjta teknologji që sygjeron Lulzim Basha, nesër do jenë harruar edhe halli i tij i sotëm, edhe kaseta e Krushës, edhe tabela e tij me ca shifra që kishte frikë ti lexonte se mos bëhej sërisht meme. Përsa i përket fantazive të tij se autoritetet shqiptare po ia fshehin ato familjarëve, ndërkohë që ata vetë heshtin, kjo gjë ka nisur të harrohet që tani.

Është aq në hall, sa ëndrrat e kanë çuar Lulzim Bashën ndoshta tek varianti aq shumë i dëshiruar për të: Shqiptarët duke qenë aq budallenj sa dëshiron, i marin fantazmat që u tegon ai, për njerëz të vërtetë. E për rrjedhojë, të gjithë do ti besojnë deri në atë pikë, sa organet e specializuara do të vihen në lëvizje nga hiçi. Ky është ai çasti kur do thërrasë: A ju thashë që ka kufoma, se ndryshe, përse do hetohej për to.

Advertisement

Ja ku u gjet edhe grepi, që Lulzim Basha do të mbajë në dorë gjatë gjithë fushatës elektorale, për të peshkuar votat dhe për tu kurorëzuar më në fund Kryeministër. Një ditë më pas, ai do të dalë i lumtur sërisht në televizor, për të na thënë të gjithë: “O çju gënjeva. Po kjo ishte loja, moreee…!”

Por një dorë nis e përkund lehtë, e i thotë fjalët që ai dëgjon aq shpesh: Zgjohu Luli, çohu se boll fjete…!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit