minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Sinjali i “koduar” i Ilir Metës. Ramën dhe Bashën i vendos së bashku: Ka nisur tensioni PD-LSI?!

0
Sinjali i “koduar” i Ilir Metës. Ramën dhe Bashën i vendos së bashku: Ka nisur tensioni PD-LSI?!

Nga Ylli Pata

Postimi i sotëm i Ilir Metës, duket se përbën një qëndrim të ri në prag të fushatës zgjedhore të 25 prillit.

Në faqen e tij të Facebbok-ut, Meta ka shpërndarë një koment të publikuar në një përditshme shqiptare pranë tij, ku kritikohej programet ekonomike të PS-së dhe PD-së.

Në foton e postimit të Metës ishin të dy bashkë: Edi Rama dhe Lulzim Basha, mesazh që tregon qartë një qasje ndryshe të LSI-së në këto zgjedhje, sidomos pas publikimit të sondazheve nga disa kompani, ku bëhet e qartë se mjaft nga mandatet e LSI-së i merr PD-ja.

Advertisement

E gjithë retorika e ashpër dhe e egër e Ilir Metës nuk ka shërbyer asgjë, por vetëm i ka rritur votat Partisë Demokratike, pasi ish-elektorati i partisë së Metës, e konsideron PD-në si antagonistën e Edi Ramës dhe jo LSI-në.

Një pjesë e zyrtarëve të LSI-së të larguar nga postet drejtuese në administratë, e të lënë pa provilegjet e mësuara në dy mandatesh pushtetesh, sipas të gjitha gjasave janë të irrituar me Edi Ramën që i hoqi nga “tepsia” dhe do të hakmerren me forcë.

Por duket se kjo “hakmarrje”, po kanalizohet më shumë drejt PD-së, ku mjaft prej votuesve të LSI-së në 2013-n dhe 2017-n kanë qëndruar thjesht për të mos u larguar nga postet apo “vendet e pëllumbave” të administratës fitimprurëse të shtetit.

Ky zhvillim, duket se do të ketë edhe lëvizje të tjera në ditët në vazhdim, pasi realisht përplasja për vota në bazë ka gjasa të jetë e fortë ndërmjet PD-së e LSI-së, sidomos ku rrezikohet një mandat për partinë e Metës.

Advertisement

Indikacioni i sondazheve po tregon një rritje të PD-së në kurriz të LSI-së dhe një ruajtje e pozitave të PS-së në kuotat e vitit 2017.

Sondazhet, ka pasur raste edhe kur janë përmbusur, kryesisht në vende kur kemi të bëjmë me rezultate të komplikuara apo disa parti, por në përgjithësi ata e japin një tendencë të perceptimit popullor.

Sondazhet e zhvilluara në Shqipëri, gjithë këto vite, megjithatë kanë treguar tendencën përgjithësisht, duke parashikuar rezultatet zgjedhore.

Në sondazhet e zhvilluara deri tani, thuajse nga të gjitha kompanitë e abonuara nga televizionet kryesore, nuk parashikohet një rrotacion apo përmbysje politike. Rezultati më i keq për PS-në-pra qeverinë në fuqi, që vjen nga media pranë LSI-së, është rrotë më rrotë me koalicionin opozitar.

Advertisement

Shumica e sondazheve japin një fitore të qartë të mazhorancës, çka fabula e “rrotacionit dhe përmbysjes” nuk ekziston në publikun shqiptar.

Kështu që sipas gjasave do të ndodhë votimi sipas “parcelave”, pra partitë do të marrin votat e mbështetësve të tyre, siç ka ndodhur përgjithësisht në vend.

E reja e këtyre sondazheve, është një rrudhje e LSI-së në favor të PD-së, që duket merr mandatet, të cilat i humb LSI-ja në disa qarqe.

E ky faktor, sipas të gjitha gjasave do të sjellë një tension në bazë në mes grupeve të fushatave të dy partive që kanë lidhur koalicion paszgjedhor. Sidomos në ato qarqe ku LSI-ja ka më mundësi për të marrë një mandat. Berati e Gjirokastra, Elbasani, por edhe Durrësi, duket se do të jenë qarqet ku pritet të zhvillohet një përplasje e fortë mes PD e LSI-së.

Advertisement

Basha, duket se me lënien e Kamzës si “zonë e lirë” për partinë e Ilir Metës, e ka kryer “qokën” ndal aleatit paszgjedhor.

Që marrëveshja me LSI-në, duket më shumë një “pakt detyrimi” për tu sjellë pas zgjedhjeve, sesa një marrëveshje politike për tu qeverisur kjo nuk do shumë për tu kuptuar. Rama, këtë e cilëson me një metaforë më të fortë: “Luli është lidhur me zinxhirë”, por në thelb është e njëjta gjë.

Postimi i Metës, ku si foto paraqiste së bashku Ramën me Bashën, padyshim që është edhe sinjal për atë që ai ka premtuar nëse fiton PS-ja; që do të bëhet lideri i opozitës. Po Basha?!

TemA

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit