minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Skizmat, liria e zgjedhjes dhe nevoja për reformim

0

Nga Flamur Kuçi

Veç pak muaj larg zgjedhjeve politike Partia Demokratike vjen me një bilanc thellësisht negativ që nuk jep shumë shpresë për një ndryshim pozitiv të një qeverisjeje dekadente që paradoksalisht është vetëquajtur Rilindje. Para pothuaj 8 viteve premtimi i drejtimit të Bashës ishte “bashkimi i të djathtës” por e vetmja gjë që realizoi ky drejtim ishte bashkimi i PD me interesa okulte të të majtës (herë me LSI e herë flirtim a bashkëqeverisje me PS) apo bashkimi me disa sigla partish inekzistente që i rrijnë PD-së në kurriz thjesht për të grabitur nga një mandat për kryetaret e këtyre siglave. Nga ana tjetër Basha i përqendruar veç në axhendën e vet private, duket i pashqetësuar nga bjerrja e PD që kohët e fundit ka çuar edhe në shumimin e fenomenit të skizmave brenda PD. Kjo është edhe e shpjegueshme pasi, në fund të fundit, axhenda e Bashës nuk është ngritja e PD, por forcimi i sundimit të tij brenda PD.

Është interesant që PD ka mbajtur dy qëndrime në lidhje me skizmat. Qëndrimi i parë i artikuluar nga Basha, i akuzon këto levizje/parti si produkte të Ramës. Ndërsa qëndrimi i dytë, i artikuluar nga Berisha, i sheh këto zhvillime si “liri individuale e zgjedhjes”. Esencialisht këto dy qëndrime asgjësojnë njëri-tjetrin, por asnjëri nuk adreson nevojën reale të PD.

Akuza që këto lëvizje janë produkte apo në pazar me Ramën për t’i prishur punë PD-së, përvecse foshnjarake, shpreh frikën se mos keto parti i marrin Bashës eskluzivitetin e ‘pazarit’ me pushtetin. Në fakt historia tregon që i vetmi që është në pazar privat, jo-politik dhe kriminal me Ramën është sundimtari i PD, dhe për këtë ka eskluzivitet. Shqetësimi i akuzës që ai ndërton është pikërisht ruajtja e këtij ekskluziviteti. Nga kjo pikpamje në fakt status quo-ja e sundimit të PD është garancia më e mirë që ka Rilindja për të ruajtur pushtetin e vet dekadent e pashqetësuar nga zhvillime alternative politike. Thelbi i akuzave synon asgjesimin e këtij rreziku që mund t’i vijë Rilindjes nga e djathta.

Advertisement

Ramws i mjafton Basha pwr tw garantuar mandatin e tretw. Pazari bwhet me sfidantin. Ato nuk janw sfidantw tw Ramws, por tw Bashws. Skizmat nuk lindwn rastwsisht. Ato janw mbruajtur nw 7 vjetwt e sundimit monstruoz tw Bashws, janw pjekur nw debate, kritika dhe thirrje tw vazhdueshme publike ndaj tij pwr tw reflektuar dhe kanw shpwrthyer kur kwrcwnimi i humbjes dhe i dwshpwrimit opozitar wshtw mw ulwritws se kurrw. Objektivi i tyre nuk wshtw dhe nuk duhet tw jetw 25 prilli. Objektivi i tyre duhet tw jetw demokratizimi i PD, çlirimi i saj nga sundimi i oborrit tw familjes, wshtw mbrojtja e PD nga vetasgjwsimi. 25 prilli per skizmat duhet tw jetw vecse stacioni i pare nw procesin e reformimit tw PD. Prandaj edhe daullja e favorizimit nw zgjedhje nuk i impresionon ato.

Qëndrimi i dytë, edhe pse formalisht mund të duket korrekt, fokusohet në fatin e skizmave kur në fakt duhet të përqendrohet në fatin e PD-së. Pra duke duke u përqendruar në lirinë e zgjedhjes për të garuar jashtë PD, shmanget dhe justifikohet burimi i problemit që shkakton bjerrjen e PD. Oborri sundues i PD nuk shqetësohet nga firot që pëson PD sepse, me mendjeshkurtësi, e sheh këtë si forcim të pushtetit personal brenda PD. Në këtë linjë qëndrimi “secili është i lirë të bëjë zgjedhjen e vet jashtë PD” nuk është shprehje demokracie por justifikim i qëndrimit përjashtues të oborrit sundues.

Skizmat janë esencialisht shprehje e reduktimit të mjedisit demokratik brenda një partie. PD nuk është se shquhet historikisht për ndonjë klimë të brendshme demokratike. Megjithatë mbështetësit e PD ia kanë ‘pranuar‘ një qasje të tillë një figure të fortë si Berisha, por me sa duket nuk janë të gatshëm t‘ia tolerojnë edhe një karakteri të dobët si Basha.

Nga ana tjetër rrymat kritike apo levizjet që janë materializuar tashmë si parti të reja jashtë PD, kanë identifikuar Bashën si thelbi i problemit dhe ai ashtu është. Por kjo është vec një pjesë e problemit. Mbyllja e ciklit shterp të Bashës nuk është fundi i problemeve në PD. Përkundrazi, PD duhet të përballet me reflektime reale mbi besueshmërinë që duhet të krijojë në opinionin public, ndershmërinë e përfaqësimit dhe cilësinë e ofertës politike që duhet të sjellë.

Advertisement

Shiqipëria nuk përjeton një qeverisje të mirë, për mos të thënë që po njeh një nga periudhat më të keq-qeverisura. Si rezultat i Rilindjes mjedisi politik i të gjithë krahëve është kontaminuar nga krimi dhe korrupsioni. Mundësia për një ndryshim pozitiv kalon vetëm përmes reformimit të opozitës dhe jo përmes një zëvëndësimi të keq-qeverisjes. Status-quo-ja e PD është thjesht garanci e vazhdimësisë së pushtetit të Rilindjes.

Personalisht nuk me intereson fati i skizmave. Ato nuk janë as produkte të Ramës (Rama investimin më të sigurtë ka status-quo-në e keqdrejtimit të PD), as shprehje e mjedisit demokratik dhe lirisë së zgjedhjes. Ajo që duhet të na interesojë është reformimi i PD se vetëm ashtu shtohen shanset që ajo të sfidojë seriozisht dhe të rrëzojë pseudo Rilindjen. Status quo-ja e PD është shkaku i gjenerimit të skizmave, por nuk është e thënë që ato të mos bëhen shkak i ndërgjegjësimit të PD-së për nevojën e reformimit.

TemA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit